Author: Adijat

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Ognen Janeski, ju ka kërkuar falje shqiptarëve në Maqedoni për ofendimet që mbështetësit e VMRO-DPMNE-së ju bënë shqiptarëve në protestat para Komisionit Shtetëror Zgjedhor. ”Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emrin e shtetit nuk e japim.” ishin disa nga fjalët ofenduese të mbështetësve të VMRO-DPMNE-së gjatë protestave kundër KSHZ-së para disa ditëve. ”Së pari, në emrin tim ju kërkoj falje: ”shqiptarëve të mallkuar” për këtë fjalor ksenofobik dhe të tmerrshëm. Së dyti ju kërkoj aktivistëve të partive politike që mos bëjnë asnjë koalicion me këtë parti. Bëj apel deri tek BDI që mos…

Lexo më Shumë

Është ende e paqartë e ardhmja politike e Maqedonisë, gjë e cila rrezikon thellimin e krizës në vend nëse Gjykata Administrative vendos të rivotohet në disa zona. Kjo pasi Gruevski deklaroi se partia e tij nuk do t’i njohë zgjedhjet në rast se nuk rivotohet, politikë të cilën e ndoqi edhe LSDM-ja në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa LSDM ka deklaruar se do t’i çojë në Gjykatën Administrative rastet e dorëzuara në KSHZ, dhe Besa ka deklaruar se nuk do të hedhë në hap të tillë, pasi nuk beson në drejtësinë e gjykatës. Sipas rezultateve të deklaruara fillimisht nga KSHZ, fituese…

Lexo më Shumë

Protesta e mbrëmshme e simpatizantëve të partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE-së, në krye me disa nga funksionarët e saj ishte kyçe që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të bie pre e presionit të tyre dhe mossjelljes së vendimeve korrekte mbi parregullsitë zgjedhore. Sipas profesorit universitar, Ali Pajaziti kjo protestë paraqet një shembull eklatant të presionit të militantëve të një partie politike ndaj antarëve të KSHZ-së dhe ndaj verdiktit të qytetarëve, ndaj vox populit. “Është një kërcënim tipik i organizuar nga milicia apo fallanga partiake ndaj një institucioni sipëror shtetëror me qëllim të krijimit të panikut te qytetarët për një gjendje të tendosur…

Lexo më Shumë

Jo rrallë herë ka ndodhur që njerëzit të jenë sulmuar nga krokodilët, edhe nëse ata kanë qenë trajnerët e tyre. Shembuj të tillë ka në videon që do të shihni më poshtë. Këta krokodilë fillimisht i kanë dëgjuar trajnerët e tyre, derisa janë ngacmuar, në atë formë që njerëzit t’i konsiderojnë ushqim. Mësoni se në çfarë raste ka ndodhur përplasja mes tyre dhe si kanë arritur të shpëtojnë njerëzit. https://www.youtube.com/watch?v=vXNjmQ0esPE

Lexo më Shumë

Në tremujorin e dytë të këtij viti në Regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar 5.922 transaksione prej të cilave 58 për qind bien tek shitjet, 30 për qind te blerjet, nëntë për qind te shitjet prej investuesit, gjegjësisht shitje të para të patundshmërive dhe vetëm tre për qind të blerjet nga shteti. Në këtë periudhë nuk janë regjistruar shitje përmes ankandit. Numri më të madh të transaksioneve 2.119 ka pasur në prill, ndërsa më të vogël në maj kur janë regjistruar 1.891 transaksione. Numri më i madh i banesave 264 janë shitur në komunën e Aerodromit pas së cilës…

Lexo më Shumë

Vullnet Pishtari Halepi është një nga qytetet më të rëndësishme që në kohën e Perandorisë Osmane. Fillimet e tij i ka që në vitet 3000 para erës sonë. Në kalanë e këtij qyteti kanë zënë vend sundimet Mesopotame, Perandoria Romake, Perandoria Bizante, qeverisja Arabe, Emevitët, Abasitët, Perandoria Osmane…. Pas përfundimit të luftës së Parë botërore dhe rrëzimit të Perandorisë Osmane, qyteti i Halepit bie nën sundimin e Francezëve dhe së fundmi formohet shteti me emrin Siri, I cili njihej si tokë prodhuese dhe si qëndër tregtie. Historia e këtij vendi është e lashtë dhe e dhimbshme…. Tek dëgjoj për Halepin…

Lexo më Shumë

Gazetarët janë larguar nga seanca e gjykimit për rastin TNT ku Prokuroria speciale akuzon ish kryeministrin Nikolla Gruevski, informon Zhurnal ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar që materialet e përgjuara mos përdoren si dëshmi lidhur me rastin e që të njejtat mos kenë mundësi t’i dëgjojnë edhe gazetaret. Gjykatësja Tatjana Mihajlova ka thënë se bëhet fjalë për seancë pregaditore ndërkohë që prokurorja speciale Fatime Fetai kishte reaguar duke thënë se sot ka pritur të mbahet seanca kryesore e gjykimit për lëndën. Në anën tjetër mbrojtja ka kërkuar që prokuroria mos përdor dëshmitarë të mbrojtur, Mijaholova ka thënë se ka pasur edhe…

Lexo më Shumë

Haraçina… një vend i qetë dhe i urtë në shikim të parë… Por nuk ishte kështu në vitin 2001. Pasojat e luftës vëreheshin gjithandej. Një shoqëri e ndarë në dysh, dhe e lodhur ekonomikisht. Edhe pse lufta shkaktoi dëme të mëdha materiale, lodhi Haraçinasit ekonomikisht, patriotizmi atyre nuk iu lëkund! Pas konfliktit, në skenë doli Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilën e formuan prijësit politik të UÇK-së, e që u pa si shpresë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Kjo u dëshmua me zgjedhjet e vitit 2002, ku shpresa u përkthye në vota për BDI-në. (FOTO) Por si është…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Nikolla Gruevskit, është publikuar edhe një “bombë” e dorëzuar si dëshmi nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) e prezantuar nga prokurorja Fatime Fetai. Bëhet fjalë për “bombën” në të cilën Nikolla Gruevski flet me Mile Janakievskin dhe sugjeron që Zhernovskit t’i jepen disa shuplaka. Avokati mbrojtës i Gruevskit, Nikola Dodovski kërkoi të refuzohet kërkesa e Prokurorisë Speciale që kjo bombë të përdoret si dëshmi. Gjykatësja, para të akuzarëve Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe Daniela Rangellova, vazhdimisht i drejtohej Fetait me ton të lartë. “Nuk do të lejoj që lëndën ta shndërrojmë në cirk. Kjo është…

Lexo më Shumë

Kryetari i degës së Çairit i Lëvizjes BESA, Bekim Sali, në emisionin “Arena” tha se shqiptarët janë të gatshëm për të pasur kryeministër shqiptar”. Sipas tij shqiptarët çdoherë kanë dëshmuar se janë për bashkëjetesë dhe se punojnë për të mirën e këtij shteti. “Shqiptarët janë të gatshëm të kenë kryeministër shqiptarë. Mund të jetë si një nga kërkesa tona, mirëpo e shihim se te pala maqedonase nuk ka gatishmërie. Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të rrjedhin gjërat. Shqiptarët kanë dëshmuar se gjithmonë janë të gatshëm për bashkëjetesë për stabilitet në vend”, tha Sali. Ndërsa sa i…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mesditë duhet ta vazhdojë seancën e shqyrtimit të parashtresave të dorëzuara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. KSHZ-ja duhet të prononcohet për parashtresa tjera të dorëzuara nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. Deri më tani, KSHZ i refuzoi shtatë parashtresa nga Lëvizja BESA dhe tri parashtresa të shtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja. Për një parashtresë të Lëvizjes Besa e cila ka të bëjë me një vendvotim në Gostivar KSHZ kërkoi ekspertizë grafologjike të nënshkrimit të një votuesi për të cilin është përcaktuar se ka pasur përpjekje për të votuar për herë…

Lexo më Shumë

Debat i nxehtë, i shoqëruar me akuza dhe kundërakuza, kështu dukej debati i mbrëmshëm në Click Plus të TV21, ku të ftuar ishin deputetët e posazgjedhur Talat Xhaferi(BDI), Muhamed Zekiri(LSDM), Vesel Memedi(Aleanca për Shqiptarët) dhe anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, shkruan Almakos. Që në fillim të emisionit, Muhamed Zekiri nga LSDM ka deklaruar se se shqiptarët me votën e tyre për LSDM-në kanë dalë kundër fashizoidit Nikolla Gruevski. “Shqiptarët kanë bërë historinë duke votuar LSDM-në kështu duke rrëzuar një sistem diktatorial në krye me fashizoidin Nikolla Gruevski”, deklaroi Muhamed Zekiri. Ai poashtu bëri të ditur se…

Lexo më Shumë