Pasi Ziadin Sela i “Aleanca për Shqiptarët” në emisionin “Top Show” u shpreh se Lëvizja Besa financohet nga jashtë dhe se ka blerë shumë media në vend, reagon edhe kryetari i Lëvizjes Besa në Strugë, Riat Abdurramani duke “kërcënuar” atë se do të publikojë edhe financat e Ziadin Selës nga Komuna e Strugës. Ja çfarë shkruan Riat Abduramani në profilin e tij në facebook: Bravo Z.Sela, shihemi së shpejti me financat e tua në Komunën e Strugës.(Struga Ekspres)
Author: Adijat
Nëna ka paraqitur burrin e saj pa niqah; por gjithësesi babai i fëmijës së saj se ka përdhunuar fëmijën kur e ka qenë në vizitat rutinë. Sipas raportit t policisë, E.P. (45) vjece ka lajmëruar se në periudhën nga shtatori 2016 deri më 7.12.2016 burri i saj me të cilin është ndarë ka kryer sulm seksual ndaj fëmijës 3 vjeçar. /Tetova1/
Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka shprëndarë një dokument ku siç pretendohet janë edhe 15 kushtet për futjen në qeveri me cilën do parti maqedonase e cila do ti plotësojë këto kushte, përcjell TetovaSot. VMRO e Gruevskit në këto zgjedhje ka fituar 51 mandate dhe e ka shumë të vështirë për të krijuar qeveri bashkë me BDI-në që ka fituar 10 mandata, nga ana tjetër kemi LSDM-në e Zaevit me 49 mandate ku bashkë me BDI-në arrijnë 59 mandate ku nuk arrihet të fomrohet qeveria. Ditë më parë disa spekulime dolën se një qeveri stabile do të ishte vetëm nëse…
“Ne i kemi aq deputetë sa ka thënë KSHZ-ja, domethënë 10, dhe VMRO-ja 51, mund ta formojmë qeverinë me 61 deputetë”deklaroi Bujar Osmani nga BDI në Click Plus. Ndaj kësaj kanë reaguar Zejd Rexhepi dhe Muhamed Ismaili nga Lëvizja BESA, gjegjësisht Aleanca për Shqiptarët, duke thënë se Osmani nuk e di ligjin pasi që qeveria mund të formohet me 62 deputetë dhe jo me 61.
“Sikurse nesër të mbahen zgjedhjet Lëvizja BESA në koalicionin Rilindje me BESË, me plot bindje e them se do të sigurojmë fitore absolute”, deklaroi Zejd Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, në emisionin Click Plus.
“Nuk futemi në asnjë bashkëpunim qeveritar me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ky është qëndrim i mëparshëm i Lëvizjes BESA që para zgjedhjeve, dhe në asnjë mënyrë nuk do ta tradhëtojmë elektoratin tonë që na ka besuar votën”, deklaroi Zejd Rexhepi, në Click Plus.
Sekretari i përgjithshëm i partisë së UNITETIT, Muhamed Ismaili në emisionin Click Plus ka deklaruar se Aleanca për Shqiptarët do të koalicionojë me gjitha partitë mandatare të cilat do ta pranojnë platformën e tyre. “Do të bëjmë koalicion me të gjitha partitë që pranojnë platformën tonë, duke përjashtuar këtu partitë që udhëhiqen nga kriminelë, që nënkupton se pa funksionimin e Prokurorisë Speciale nuk bëjmë koalicion me asnjë parti”, deklaroi Muhamed Ismaili.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin Click Plus të TV21 ka akuzuar partirë opozitarë të cilat si pasojë e mosbashkimit të tyre kanë detyruar që shqiptarët të votojnë partinë maqedonase, LSDM-në. Nga ana tjetër Osmani bëri të ditur se BDI do jetë përfaqësuese e shqiptarëve edhe në të ardhmen. “Mosbashkimi i partive opozitare kanë bërë që elektorati shqiptarë të japë votën partive maqedonase, ndërsa BDI është parti që ka siguruar fitore legjtime ku tregojnë numrat, dhe do jenë përfaqësuese e shqiptarëve”, deklaroi Bujar Osmanin.
Nënkryetari i PDSH-së dhe kryetar i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku në emisionin Click Plus të TV21, edhe përkundër faktit që lideri i tij Menduh Thaçi uroj Lëvizjen BESA si fituese e këtyre zgjedhjeve madje duke shprehur gatishmërinë që edhe ata dy deputetë të fituara t’ia dhurojë BESËS, ai ofendoi këtë parti duke i quajtur sehirbazë. “Ju të Lëvizjes BESA nuk e di për çfarë fitore flitni ku mos të kishim qenë ne aktivistët e PDSH-së, ju s’do kishi atë rezultat. Ju keni qenë sehirbazë të këtyre zgjedhjeve së bashku me kryetradhëtarin Ziadin Sela”, kështu u shpreh Azem Sadiku.
Tre ditë pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare i ftuar në emisionin Click Plus të TV21, anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Zejd Rexhepi ka thënë se për herë të parë do të pajtohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti se shqiptarët me të vërtetë kanë humbur në këto zgjedhje, ngaqë me to sërish mund të udhëheq partia e cila e ka sjell në gjendje të mjerueshme pozitën e shqiptarëve, shkruan Almakos. “Do ta pranoj se për herë të parë do të pajtohem me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti i cili pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve deklaroi se është…
Kreu i degës së Çairit në rradhët e Lëvizjes BESA, Bekim Sali pas fitores bindëse në komunën e Çairit në zgjedhjet parlamentare ndaj BDI-së, ka komentuar edhe zhvillimet aktuale të rezultateve në nivel republikan, shkruan Almakos. Ai eksponentët e tyre politik në taborin kundërshtarë i ka quajtur instant patriotë që asnjëherë nuk ua kanë prishur hatrin dhe kthyer llafin shefave të tyre Gruevskit dhe Mijallkovit, dhe ende kanë fytyrë ti quan tradhëtarë shqiptarët që votuan LSDM-në. “DUI i quan tradhëtarë ata shqiptarë që votuan për SDSM-në, duke e anashkalu rezonin e votës së tyre kundër tradhëtive të DUI-t. DUI-instant-patriotët janë…
Një ushtar që gjendej në bordin e një helikopteri ushtarak që u rrëzua në një xhungël të Indonezisë dy javë më parë, është gjetur i gjallë. Yohanes Syahputra, u gjet i gjallë të enjten nga disa fshatarë të ishullit Borneo dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Klan Kosova. “Falënderojmë Zotin, që kemi gjetur një nga pasagjerët e helikopterit të rrëzuar”.

