Rivotimi i së dielës në Tearcë të Tetovës nuk pritet që ta ndryshojë shumë gjendjen, nëse merren parasysh numrat, ndërsa formimi i Qeverisë mbetet pika kryesore rreth së cilës do të bëhet zgjidhja apo rëndimi i krizës politike në Maqedoni në ditët në vijim. Mirë do të jetë, thonë pjesëmarrësit në proceset politike, që sa më parë të konstituohet parlamenti që të mund të parandalohet destabilizimi më i madh i vendit, që nuk përjashtohet se do ta bëjë VMRO-DPMNE-ja po s’arriti të formojë qeveri.
Në Tearcë para zgjedhjeve të së dielës në shikim të parë situata është e qetë, atje janë të pranishëm përfaqësuesit e LSDM-së të cilët publikisht japin deklarata, por edhe të VMRO-DPMNE-së, të cilët larg kamerave përpiqen të arrijnë bojkot të votimit.
Sipas informatave jozyrtare që i publikon plusinfo.mk, megjithëse fillimisht kanë ofruar nga 2.000 denarë për familjet që do të pranojnë të mos dalin në votim, dje oferta është rritur në 5.000 denarë, apo rreth 80 euro. Paratë u ofrohen edhe shqiptarëve, edhe maqedonasve, edhe turqve… gjithkund ku mendojnë se mund të ndikojnë.
Në vendvotimin në Tearcë, ku do të përsëritet votimi, janë të regjistruar 714 votues, në zgjedhje më 11 dhjetor dolën 404, që është vetëm pak më shumë nga dallimi mes këtyre dy partive në nivel të njësisë numër 6, që është 303 në favor të VMRO-së.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’


