Author: Adijat

Ish-ushtari i UÇK-së i Batalionit Ukë Lushi, ka folur sërish lidhur me tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lushi ka thënë se Serbia mund të provojë të dërgojë tren me tanke në Kosovë dhe se kjo do të ishte një aventurë e çmendur e saj, shkruan Bota sot. Por, sipas tij, çdo sulmim i Kosovës do të ishte sulm kundër Amerikës dhe kundërgoditja e Ushtrisë Amerikane dhe forcave aleate të Amerikës kësaj here nuk do të ndalet deri në kufijtë e Serbisë me Maqedoninë, Bullgarinë, Rumaninë, Vojvodinën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi. Postimi i plotë i Lushit:…

Lexo më Shumë

Andi Elshani katër vjeçar ka vizituar bashkë me familjarë tjerë xhaxhin Bajram Elshani të arrestuar me Grupin e Kumanovës. Ai me këtë rast ka “provokuar” rojet e burgut të Shutkës, duke bë shqiponjën me duar para burgut, shkruan Gazeta Lajm. Kjo fotografi e Andit të vogël është bë hit në rrjetet sociale. Ndryshe Bajram Elshani është një nga të arrestuarit të Grupit të Kumanovës i cili është nga fshati Sopij i Suharekës. Shumë fotografi të tij ku shihet i armatosur dhe me uniformë, janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Lexo më Shumë

Profesori univerzitar, Ali Pajaziti në rrjetin social facebook ka falënderuar Zotin për sukseset të cilat i kanë arritur studentët e tij, si pjesë e akademisë globale në universitetet ndërkombëtare. “Faleminderit Zot! Studentë të shkencave politike, UEJL, pjesë e akademisë globale! ETH Zurich (Shkodran), Canyon University (Dukagjin), Dublin City University (Liridona), University of Ljubljana (Ideal). KUR SUKSESIN E STUDENTIT E NDJEN SI SUKSES TËNDIN! Urime Liridona Veliu, bursën për DOKTORATË NË DUBLIN! E përmendur në kolumnën e sodit, ish-studentja jonë Liridona Veliu, aktualisht po bën masterin e dytë në Universitetin e Innsbruckut. “Me kete propozim jam shperblyer me burse studimi per…

Lexo më Shumë

Ndonëse Maqedonia nuk ofron kushte aspak optimale për kulturën dhe artin, përfshirë këtu edhe regjinë e filmit, kjo nuk paraqet aspak problem për ta prishur ëndërrën e tij si regjisor i ardhshëm i filmave me renome botërore. Bëhet fjalë për regjisorin 19 vjeçar shqiptarë nga Shkupi, Murat Zherkën. Ai tanimë ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër, kështu duke qenë në garrë për filmin më të mirë në festivale ndërkombëtare. Rreth tij dhe ambicieve të tij, eksluzivisht në intervistën e portalit Almakos, “3pyetje nga Mensur Krasniqi” flet vet regjisori, Murat Zherka. Në kuadër të kësaj interviste, përve[ tjerash ai…

Lexo më Shumë

A është tejkaluar momenti i krizës? Përpara disa muajve mendohej se pas zgjedhjeve Maqedonia do çlirohej nga rrënjët e thella të ndarjeve etno-politike.  Megjithatë krijimi i qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit kërcënon dhënien fund të krizës politike. Partitë etnike shqiptare me ndihmën e Tiranës kanë nënshkruar një platformë të përbashkët. Përkatësia etnike duhet të mbetën kategoria e parë politike, shkruan fillimisht media më e shquar zvicerane NZZ. Mobilizimi përpara zgjedhjeve kishte një trend të ri. Partitë kërkonin votën përmes premtimit për një drejtësi më të mirë, barazi dhe dinjitet për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse janë maqedonas ose shqiptarë.…

Lexo më Shumë

Ushtari i UÇK-së, Ali Gashi ka debatuar nga distanca me ish pjestarin e policisë serbe, Millosh Tomic, i cili gjatë luftës ka operuar në rajonin e Klinës. Duket se Milloshi, që nga paslufta jeton diku në Serbi, është ndjerë i pafuqishëm kur ka parë se autoritetet kosovare ndaluan trenin serb të hynte në Kosovë, prandaj ka fyer ish ushtarin e UÇK-së, duke thënë se “do vie dita kur ai do kthehet sërish në Kosovë dhe se po atë ditë do ta vras ish ushtarin”. Por kësaj gjuhe fyese, Ali Gashi nga Klina i është përgjigjur qetësisht duke i treguar se…

Lexo më Shumë

Drejtoria e doganave e Maqedonisë (DDM) e ka përmbyllur vitin 2016 me të ardhura prej 72.9 milionë denarë, që është 8.5% më shumë se sa në vitin 2015. Sipas DDM-së suksesi u faturohet më shumë faktorëve, por parasegjithash rritjes së disciplinës finansiare të të gjithë pjesëmarrësve në tregti. Për vitin 2016 u planifikua të bëhet një pagesë prej 69.6% e të hyrave në buxhetin e vendit, mirëpo u realizuan 73.3%. Rezultat në këtë drejtim ka dhënë edhe kontrollimi i sërishëm i kamionëve pas procedurës së kontrollimit, si edhe përmirësimi i sistemit të kontrollit tëbrendshëm.

Lexo më Shumë

Edicioni elektronik i gazetës greke “Katimerini” publikoi një tekst me titullin “Baraspesha të reja dhe aleanca në IRJM” në të cilin përqendrohet në situatën politike në Maqedoni. Sipas gazetës në Maqedoni ka “krizë të brendshme etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve, e cila kanoset të shkaktojë pasiguri postzgjedhore në vend”. “Tri partitë shqiptare (BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët) të cilat hynë në parlamentin e ri, nën udhëheqjen e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës promovojnë agjendë të përbashkët, zbatimin e së cilës e vendosën si kusht që të marrin pjesë në Qeverinë e re”, shkruan “Katimerini”. Gazeta më pas shton se…

Lexo më Shumë

Është i nevojshëm bashkëpunimi i forcave të sigurisë së Maqedonisë me Egjiptin dhe forcat tona të armatave, i cili deri më tani është i jashtëzakonshëm, vlerësoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili në Egjipt merr pjesë në Forumin ndërkombëtar dedikuar sigurisë gjatë ekstremizmit dhe dhunës. “Deri më tani kemi me të vërtetë bashkëpunim të jashtëzakonshëm në sferën e sigurisë, sepse këmbejmë informacione dhe përvoja në lidhje me kërcënimet që i kemi edhe Egjipti edhe ne. Egjipti, në mjedisin e tij ka kërcënime nga migrimi i paligjshëm, armata është në kufirin jugor, ku e mbron luginën e Nilit…

Lexo më Shumë

Çmimet në bujqësi në dhjetor të vitit 2016 janë rritur për 1,7 për qind tek imputi, ndërsa janë zvogëluar për 2 për qind tek autputi në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, çmimet e mjeteve vijuese të shpenzuara në bujqësi (input 1) janë rritur për 1,8 për qind, ndërsa tek mjetet e dedikuara për investime në bujqësi (input 2) janë zvogëluar për 0,3 për qind. Në pjesën autput, çmimet e prodhimtarisë bimore janë zvogëluar për 1,2 për qind, ndërsa të prodhimtarisë së gjedhëve për 4,2 për qind.

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Probishtipit, Toni Tonevski, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj lajmit të Televizionit 24, transmeton Tetova1. “Jam i shqetësuar nga lajmi i Televizionit 24 për tentimin për përdhunim ndaj të punësuarës në komunë. Në tërësi demantoj të gjitha akuzat në atë lajm nga mediumi i përmendur. Them se nuk ekziston asnjë padi për tentim për përdhunim, pasi që diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ky është vetëm një tentim për ta prishur imazhin tim personal dhe politik, por shpresoj se gjatë ditës së nesërme do të dalin shërbimet kompetente dhe kjo gjë do të…

Lexo më Shumë

Vajza 18 vjeçare e cila ishte kidnapuar nga familja e saj në një spital në Florida, më në fund është ribashkuar me prindërit e saj biologjikë, shkruan Metro. Kamiyah Mobley e kishte kaluar tërë jetën e saj nën emrin Alexis Manigo, dhe nuk kishte ide që gruaja që e kishte rritur nuk ishte nëna e saj e vërtetë. Ajo e kishte kuptuar të premten se ishte marrë nga prindërit e saj të vërtetë dhe ishte rritur nga dy prindër tjerë. Tani ajo më në fund i ka takuar prindërit e saj në Karolinën Jugore. Treshja kanë publikuar fotografinë e parë…

Lexo më Shumë