Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet rrugëve diplomatike kërkon korrigjim urgjent të emërimit të Republikës së Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë, njofton Portalb. “Reagimi vjen pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën Ish Republika e Jugosllavisë (IRJM), në pikë-pagesat rrugore të Republikës së Serbisë. Shfrytëzimi i referencës në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është kundër lidhjeve të vendosura diplomatike dhe duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se provokimi i këtillë, i cili i ofendon ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë nuk është shprehje e fqinjësisë së mirë.…
Author: Adijat
Takimi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për të diskutuar (mos) formimin e ndonjë qeverie eventuale pasi që të dyja janë fituese të zgjedhjeve si në bllokun politk shqiptar dhe në atë maqedonas është komentuar në forma të ndryshme nga shumë analistë politikë. Mirëpo sipas përfaqësuesit të RDK-së, Artan Dika është iluzore të pritet se BDI-ja në krye me Ali Ahmetin dhe garniturën e saj politike do të bëjnë ndonjë pazar të madh në drejtim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Ai madje vlerëson se BDI si përfaqësuese politike e shqiptarëve…
Sot në Maqedoni festohet dita e hedhjes së kryqit për besimtarët ortodoks dhe si çdo vit tjetër, edhe këtë herë festa nuk ka kaluar pa incidente, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në Shkup, përveç riteve fetare ka pasur edhe një zënkë masive në mes besimtarëve që prisnin për të kapur kryqin. Zënkën janë munduar ta ndalojnë pjesëtarët e sigurimit të angazhuar nga kisha ortodokse në Maqedoni por kjo grindje e prishi festën e tyre. Merret vesh se personi që ka shkaktuar zënkën është gazetari Aleksandar Spasovski apo siç ndryshe njihet ”Sarma” i Televizionit kombëtar ‘Sitel’./Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?time_continue=23&v=qs9zYV8ZEEA
Për shumëkë, testimi ekstern është një çështje që më tepër shkakton kokëçarje se sa diçka pozitive. Nuk është e qartë nëse ky testim është i suksesshëm, pasi që nuk ka ndonjë matje të efektit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministria e arsimit dhe shkencës thotë se ka rezultate të dukshme, kurse nxënësit dhe mësimdhënësit konsiderojnë se ky testim duhet që të merr fund. Rezultatet e Qendrës për menaxhim me ndryshime, së bashku me Institutin ZIP, të publikuara në fund të vitit 2016, tregojnë se testimi ekstern është njëra nga reformat më kontraverze në arsim që nuk ka një rezultat konkret…
Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam”- FOCIC, këtë fundjavë në Qendrën Teatrore për Fëmijë në Shkup, organizon monodramë me temë “Arratisja e Sabri Popajt”. Monodrama “Arratisja e Sabri Popajt”, që është dramatizim i realizuar nga Hismet Ramadani, duke u mbështetur në poezinë po me këtë titull – të botuar në librin e Milazim Krasniqit “Poezia dhe vdekja”, përbën rrëfimin mbase më rrëqethës të luftës së vitit 1999 në Kosovë, kur forcat serbe vrisnin shqiptarë të pafajshëm ashtu si ua kishte ëndja. Sabri Popaj është personifikim i shqiptarit të Kosovës dhe i të gjitha vuajtjeve të tij. Ai është metaforë e vuajtjeve…
Çmimi i pamjes së re baroke të “Siti Galeri” në Qendrën e Shkupit ka arritur mbi 1.8 milionë euro, shkruan BIRN, transmeton Portalb. Marrëveshja e fundit e Qytetit të Shkupit me zbatuesin e projektit, ndërmarrjen ndërtimtare “Urban Invest”, është lidhur më 14 dhjetor të vitit 2016. Me vlerë prej 279 mijë euro, në procedurë të negocimit, pa shpallje publike, për ashtu siç thuhet “prokurimin e punëve të paparashikueshme. “Urban Invest” është kryerësi i tërë projektit të fasadave të “City Gallery”. Ndërmarrja më parë ka nënshkruar marrëveshje me Qytetin e Shkupit me vlerë prej 1.5 milionë euro për rikonstruimin e fasadave,…
Në media po spekulohet se nëse VMRO-DPMNE nuk arrinë të bëjë Qeveri me BDI-në, Ivanov do të mund të jepte dorëheqje për të mos e marrë mandatin Zoran Zaev, që do të ishte shkak për zgjedhje të reja, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb. Deri më tash nuk ka asnjë koment nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili dje pati takimin e parë me Nikolla Gruevskin për formimin e Qeverisë. Asnjëra nga partitë negociuese nuk dhanë detaje për takimin. A po i bën BDI-së presion VMRO-ja? Bejta: VMRO ma dërgoi policinë në zyrë Policia financiare ka trokitur sot…
Ivo Vajgëll, raportuesi i Parlamentit Europian për Maqedoninë nga grupi i Liberalëve, ka porositur ballkanasit që të marrin përgjegjësi për stabilitetin e rajonit dhe tëfokusohen në procesin e eurointegrimit, transmeton Portalb. Këto porosi vijnë pas lajmeve jot ë mira nga Ballkani, që tregojnë për ngritje të tensioneve. Vajgëll thotë se u jep përkrahje organizatave qytetare, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në respektimin normave demokratike. “Ne dënojmë ashpër sulmet ndaj aktivistëve të sektorit civil dhe kërkojmë që shtetet të punojnë për shtet të së drejtës dhe t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e këtyre sulmeve”, ka deklaruar Vajgëll. Kjo porosi është…
Testi i parë kontrollues i Shkëndijës përfundon me disfatë 0:2 nga Pelisteri. ‘Kuqezinjtë’ megjithë formacionin e kombinuar dominonin në teren, por pa arritur të prekin portën kundërshtare. Shkëndija kishte dy kanosjet e para me anë të Juffos, mirëpo një herë topi shkoi mbi portë, ndërsa në rastin e dytë pret portieri Pashovski. Shkëndija kontrollonte lojën dhe krijonte raste shënimi, ndërsa Pelisteri arriti të avansojë në minutën e 29-të kur Ive Triufunovsi pret një harkim në zonë dhe me kokë realizon për 1:0. Në pjesën e dytë në lojë u inkuadruan pjesa më e madhe e futbollistëve që në vjeshtë ishin…
Sonte në ClickPlus, në ora 21.30 do të mund të ndiqni emisionin me temë: “VMRO kundër, LSDM vazhdon të hesht për platformën!?” A e ka më të lehtë Zaev të flas me shqiptarët, pa “barrën” e Puçit? Pse Zaev e Gruevski nuk po shfaqen në publik? A ka kompromis për platformën shqiptare? Sonte në ClicPlus në ora 21.30 do të debatojnë të ftuarit: Alajdin Demiri, Albert Musliu, Ismet Ramadani, Abedin Zymberi. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/936204563176415/
Procedurën gjyqësore për rastin e vrasjes së 4 vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu, sipas burimeve të Alsat-m, do ta udhëheqë gjykatësja Maja Denkovska, e cila në Gjykatën Themelore në Kumanovë punon prej vitit 1997, transmeton Portalb.mk. Denkovska është e njohur si gjyqtarja që e ka udhëhequr edhe rastin e vrasjes së Xhemail Rexhepit, i njohur si komandant Shqiponja. Ndryshe, Almir Aliu nga Kumanova ndërroi jetë më 1 korrik të 2016, si rezultat i goditjes së qëllimshme me veturë nga Boban Iliç, pas një zënke afër Spitalit të Kumanovës. Edhe në videon që përbën provë materiale për rastin, vërehet se i dyshuari…
“Nikolla Gruevski jo që nuk ka legjitimitet për t’u bërë kryeministër, por as për çfarëdolloj funksioni tjetër në shtet, derisa nuk pastrohet rasti i tij përpara Prokurorisë Speciale”, thotë në një intervistë për “A1on”, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njofton Portalb. Në pyetjen se cilat janë informatat e fundit të tij, në lidhje me atë se a mundet që Ali Ahmeti të formojë Qeveri me Nikolla Gruevskin, ai thotë se “nuk do të spekulojë se cili do të kishte qenë pozita e Ali Ahmetit, por duke e pasur parasysh se BDI me VMRO-DPMNE-në kanë bashkëqeverisur 10 vjet, mundësitë janë…

