VMRO-DPMNE përmes një kumtese reagoi në paralajmërimin e LSDM-së për ndërtimin e një kampusi të studentëve në të cilën vlerëson se premtimet e tyre janë hipokrizi dhe nuk kanë kurrfarë kredibiliteti të flasin për avancimin e standardit të studentëve. “Premtimet për ndërtimin e konvikteve të reja të studentëve në disa qytete janë më shumë se hipokrizi. Pikërisht LSDM ashpër kundërshtonte në formimin e universiteteve të reja, në mesin e të cilëve edhe Universitetin “Goce Dellçev” për nevojat e të cilëve tani premtojnë kapacitete akomodimi për studentët”, theksohet në reagimin. VMRO-DPMNE thekson se në periudhën e kaluar janë realizuar projekte të…
Author: Adijat
Çmimet në pakicë të benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sonte do të ulen prej gjysëm deri një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas vendimit, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 66 denarë për një litër, e Eurodizelit do të jetë 52,5 denarë dhe i Ekstra vajit të lehtë 41 denarë. Te këto derivate zvogëlimi nga çmimet aktuale është për një denar, ndërsa çmimi i i Eurosuper BS-98 zvogëlohet për gjysëm denari dhe do të jetë 68,5 denarë për një litër. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror ishte 54,2…
Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE përmes profilit të tij në Facebook iu është përgjigjur Rosen Plevneliev të cilit mandati i presidentit i ka skaduar dje, i cili në intervistën e tij të fundit theksoi se ai e ka ndryshuar politikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, e cila duhet futur në BE dhe kjo është kauzë edhe për Bullgarinë, por jo edhe maqedonizmi, transmeton Tetova1. “Lexuam deklarata të presidentit të deritanishëm të Bullgarisë fqinje i cili me krenari është lavdëruar para opinionit se nuk e ka vizituar Maqedoninë në mandatin e tij dhe në mes rreshtash tha se ka qenë shkaktari kryesor për…
Mandatarit Nikolla Gruevski i ka mbetur edhe kjo javë në dispozicion për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë deri më tani opinioni nuk është informuar akoma qartë nëse se në çfarë drejtimi po zhvillohen negociatat për formimin e Qeverisë. Gjatë javës që lamë pas, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, takoi në zyrat e tyre, mandatarin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, por edhe pas këtyre takimeve Ahmeti nuk ka thënë asgjë konkrete rreth formimit të Qeverisë. Ndërkohë nga VMRO-DPMNE, kanë deklaruar se takimin mes Gruevskit dhe Ahmetit e konsiderojnë si fillim i negociatave për formimin e Qeverisë së…
Soros është term për destruksion në nivel planetar. E tërë bora e pa fytyrën e vërtetë të së ashtuquajturës shoqëri e hapur të cilën e promovon Sorosi. Në pprotestat në Uashington u lënduan shtatë nëpunës policor, ndërsa 217 huliganë u arrestuan, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Siç theksojnë nga partia, “për Sorosin dhe mercenarët e tij nuk kanë rëndësi as sundimi i së drejtës, as demokracia, e aq më pak vullneti i popullit”. “Mercenarët janë mercenarë, edhe në Maqedoni, edhe në SHBA. Tërbimi nëpër rrugë, sulmet ndaj policisë, demolimi dhe djegia janë shenja e tyre mbrojtëse. Ashtu punojnë…
Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore “Alo doktor” javën e fundit ” (nga data 16 deri më 22 janar) ka pasur 1.543 thirrje, kumtoi Shtëpia shëndetësore Shkup. Nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja telefonike, deri tani ka pasur 134.982 thirrje. Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit. Njëzet e pesë mjekë janë të qasshëm për këshillë mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë. Thirrjet janë për spektrin…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë (MPJ) përmes rrugës diplomatike kërkoi korrigjim urgjent të emërimit të Republikës së Maqedonisë nga ana e organeve shtetërore në Republikën e Maqedonisë. Reagimi vijoi pas paraqitjes së emërimit të Republikës së Maqedonisë me referencën dhe shkurtesën nga referenca e pikë-pagesave në Republikën e Serbisë. “Shfrytëzimi i referencës dhe shkurtesa nga referenca në vend të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është në kundërshtim me marrëdhëniet e krijuara diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë. Kjo parregullsi duhet menjëherë të korrigjohet. Besojmë se provokimi i tillë i cili i lëndon…
Gazetarja e gazetës Zëri nga Kosova ka goditur ashpër liderin e LSDM-së, Zoran Zevin. Ajo thotë se si mund Zoran Zaevi që mori shumë vota shqiptare dhe tani nuk i ndihet zani dhe nuk guxon me premtu dygjuhësinë. “Zaevi i mori qato vota te shqiptareve, e zani s’po i ndihet. Ma shume po investon ne nënvizimin e identitetit religjioz se sa ate kombëtar te shqiptareve. Ka marre vota pothuajse sa BDI e nuk po guxon me e premtu dygjuhësinë. Me Gruevskin e dimë qysh është puna. Ai i ka ne konsiderate interesat e maqedonaseve. Po ky? Ky qe i mashtroi…
“Do të ketë drejtësi dhe paqe kur kriminel si Zoran Zaevi do të japin përgjegjësi para gjykatësve dhe kur nuk do të ekzistojnë Katica të ndryshme dhe prokurori speciale për t’i shpëtuar”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së lidhur me seancën e djeshme të Komitetit ekzekutiv të partisë, ku është shqyrtuar dhe analizuar vendimi i PSP-së për tërheqjen e aktakuzës për lëndën “Puçi”. Në seancën e Komitetit, thuhet më tej në njoftim, është vlerësuar se bëhet fjalë për vendim të turpshëm të PSP, që është “presedencë” në praktikën e gjyqësorit. Komiteti Ekzekutiv i partisë në seancën e mbrëmshme, ka diskutuar…
Në mungesë të akuzuarit të tretë, Martin Kostovski, kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Kumanovë, sot në Gjykatën Themelore është mbajtur seanca e katër e procesit gjyqësor kundër të akuzuarve, kryetarit dhe nënkryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe Damjan Mançevski në lidhje me padinë private të, Viktor Cvetkovskit, për “inçizim të paautorizuar dhe publikim të inçizimeve”, njofton Portalb. Dëshmi kanë dhënë edhe Zaev edhe Mançevski, duke theksuar se vendimin që të publikohen inçizimet në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë” e kanë sjellë trupat dhe organet e LSDM-së, gjegjësisht Komiteti Qëndror i partisë me qëllim që të zbardhen…
Nuk do mend se mediat janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Poashtu mediat, përveç njoftimit të opinionit të gjërë nëpërmjet plasimit të lajmeve, ata kanë edhe efektin nxitës tek institucionet. Kështu para 1 javësh portali Almakos kishte publikuar një temë ku nuk dallohej nëse bëhet fjalë për një pistë rrëshqitëse apo një institucion shëndetësor shtetëror. I tërë oborri i mbuluar me borë dhe akull, kështu dukej brenda gjithë javës së kaluar Spitali Special për Obsterikë Gjinekologji “Nënë Tereza” në komunën e Çairit. Që nga hyrja e oborrit e deri te hyrja e pranimit të pacientëve ishte e pamundur qarkullimi i…
Miliarderi amerikan George Soros tha sonte se është i bindur që Presidenti amerikan Donald Trump, nuk do të ketë suksese në zbatimin e politikave të shpallura. “Unë personalisht jam i bindur se nuk do të funksionojë. Jo pse njerëzit si unë do të duan që ai të dështojë, por për shkak të ideve të tij që në çojnë në kontradikta”, tha Soros për “Bloomberg News”, në darkën e mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, raporton Reuters.

