Author: Adijat

Tetova ka qenë e kapluar nga bora dhe i ftohti për një javë resht. Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar tragjeditë ka urdhëruar që personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit mbi 60 vite të mos shkojnë në punë. I riu nga Tetova nuk e ka menduar rrezikun nga i ftohti dhe është larë në lumin Shkumbin që kalon nëpër qytet. Përndryshe, në Maqedoni deri tani ka pasur tre persona të vdekur. Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka apeluar që për qytetarët që nuk kanë strehë që të shkojnë nëpër qendrat për strehim. I riu edhe pse duket se ka…

Lexo më Shumë

Kabineti i kryetarit të Bashkimit Demokratik, për Integrim (BDI), përmes një kumtese për mediumet e demanton ashpër spekulimin  dhe  trillimin e rëndë të portalit Libertas lidhur me takimin e djeshëm të Kryesisë qendrore të BDI-së në Tetovë. (https://www.libertas.mk/zheshka-sednitsa-na-tsp-na-dui-mnozinstvoto-kontra-ahmeti-neziri-i-grubi) Takimi i KQ të BDI-së, thuhet në kumtesë, kaloi në atmosferë konstruktive dhe kolegiale, me debat të hapur dhe konstruktiv dhe analizë të hollësishme për gjendjet në vend. Siç ceket në kumtesë, Bekim Neziri nuk është anëtar i Kryesisë së BDI-së dhe as nuk ka qenë prezent në takim, përderisa deputeti Artan Grubi aspak nuk ka marrë fjalë në takimin e djeshëm,…

Lexo më Shumë

Kaluan 4 ditë nga pranimi i mandatit të kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë së re, mirëpo ende mbizotëron një heshtje totale e partive politike si nga blloku politik maqedonas po edhe shqiptarë. Nuk dëgjohet as A dhe as B nga VMRO dhe BDI si parti fituese në këto zgjedhje. Ndryshe nga më parë kur këto parti thirreshin në rregullën e pashkruar se partitë fituese duhet të formojnë qeverinë, tani për tani ky parim nuk është diskutuar nga asnjëra. Mirëpo kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka vënë në dukje katër opsione të mundshme: koalicionin me VMRO-në, koalicionin…

Lexo më Shumë

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me shefen e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami, deputetin Haxhi Shala dhe sekretarin për Ekonomi, Shyqiri Bytyqi, sot kanë pritur në takim, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë. Në takimin e zhvilluar sot, kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë e Maqedoni. Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kanë arritur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni. Ne si Nismë jemi shumë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të…

Lexo më Shumë

Bruksel, 12 janar – Pasiviteti i Brukselit po ushqen pushtetet autoritare në Ballkan, kështu paralajmërojnë mediat europiane përfshirë këtu edhe gjendjen në Maqedoni dhe tentativat e zbehta për formimin e qeverisë së re, informon Tetova1. Problemet e shumta në Ballkan dhe forcimin e politikanëve autoritar e paqartë është se si do të efektuohen rezultatet zgjedhore në vend pas platformës së shqiptarëve ndërkohë që paralajmetohen dhe skenare të zeza për të ngritur kështu tensione akoma më të mëdha në vend dhe në rajon. Me titullin Nëse Maqedonia bie duhet t`i ndihmohet e përditshmja bullgare 24 orë sjell deklaratën e drejtorit të…

Lexo më Shumë

Për maqedonasit me pasaportë të Bullgarisë do të ketë dënime me para, transmeton Portalb. “Dënimi vjen, sepse në maj të vitit të kaluar në zgjedhjet europiane në konsullet bullgare kanë votuar edhe pse s’kanë pasur të drejtë”, përcjell “Telma”. “Sipas ligjit, për të pasur të drejtën e votës do të duhej që së paku 3 muaj të kenë banuar në Bullgari ose në ndonjë vend tjetër të BE-së. Gabimi tjetër që kanë bërë votuesit është se janë deklaruar se kanë të drejt për të votuar”, është deklaruar prokurorja Vesela Stoilova nga Bllagoevgradi i Bullgarisë. Dënimi për votuesit maqedonas me pasaportë…

Lexo më Shumë

Të drejtat e shqiptarëve, kudo janë detyrim kushtetues i Shqipërisë. Nuk mund të konsiderohet ky interes ndërhyrje në punët e brendshme. Kështu vlerëson presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në intervistën e tij dhënë në emisionin “200” të televizionit Alsat-M, transmeton Portalb. Këto deklarata Nishani i ka bër duke folur në lidhje me Plaftormën e përbashkët të partive politike shqiptare që u bë me lehtësimin e Prishtinës dhe Tiranës. “Interesimi i Tiranës zyrtare në Maqedoni është i natyrshëm. Shqiptarët janë faktorë vendimtarë në zhvillimin e gjithanshëm të Maqedonisë. Maqedonia ka marrëdhënie të mira bashkëpunuese me Shqipërinë. Kemi interesa të përbashkëta në…

Lexo më Shumë

Më së voni deri në datën 25 të këtij muaji firmat kanë obligim që punonjësve t’u japin llogaritje përmbledhëse për të ardhurat e paguara, tatimin e paguar personal dhe kontribute për vitin e kaluar. Dhënia e llogaritjes përmbledhëse është obligim ligjor në bazë të së cilës qytetari do të mundet saktë dhe në kohë t’i paraqesë të ardhurat në Fletëparaqitjen tatimore vjetore. Drejtoria për të ardhura publike sot njoftoi se në qoftë se kompanitë deri më 25 janar nuk i përgadisin këto llogaritje përmbledhëse për të punësuarit është paraparë gjobë në vlerë prej 3.000 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni edhe sot në mëngjes temperaturat janë shumë të ulëta, ndërsa ato të ditës do të jenë prej minus katër deri pesë gradë. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), rritje të temperaturave do të ketë prej të premtes. Moti në Maqedoni do të jetë mjaft i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, me rritje të temperaturave të ditës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 20 deri minus nëntë, ndërsa e ditës prej minus katër deri pesë gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell, me erë të dobët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë…

Lexo më Shumë

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE dje mbajti mbledhje të rregullt me të cilën udhëhiqte kryetari i partisë Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk. Tema kryesore ishte procesi i ardhshëm i formimit të qeverisë ku u theksua se VMRO-DPMN dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë kanë marrë numër më të madh të votave prej qytetarëve dhe e domosdoshme është që të respektohet vullneti i shumicës që votoi për programin “Realisht” dhe projektet e parapara në të. Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE i dha legjitimitet të plotë kryetarit Gruevski për fillim të bisedimeve për përbërjen e re të qeverisë të cilat duhet të udhëhiqen në…

Lexo më Shumë

Ish sekretari politik në ambasadën e Mbretëtisë së Bashkuar në Shkup, nuk heq dorë nga ndarja e shteteve. Ai si zgjidhje për Ballkanin kërkon Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe me ndarjen e Maqedonisë. Timothy Less, edhe një herë tërhoqi vëmendjen e opinionit, prej kur e publikoi analizën e tij në “Foregin Policy”, në të cilën kërkon formimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë së Madhe, përcjell Telegrafi .  Më tej ai për Maqedoninë rekomandon recetën e pakicës shqiptare që të marrë një formë të pavarësisë apo federalizim dhe pastaj shqiptarët të bashkohen me atdheun e Shqipërisë. Timothy…

Lexo më Shumë