Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE dje mbajti mbledhje të rregullt me të cilën udhëhiqte kryetari i partisë Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.
Tema kryesore ishte procesi i ardhshëm i formimit të qeverisë ku u theksua se VMRO-DPMN dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë kanë marrë numër më të madh të votave prej qytetarëve dhe e domosdoshme është që të respektohet vullneti i shumicës që votoi për programin “Realisht” dhe projektet e parapara në të. Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE i dha legjitimitet të plotë kryetarit Gruevski për fillim të bisedimeve për përbërjen e re të qeverisë të cilat duhet të udhëhiqen në baza parimore, duke respektuar interesat shtetërore- thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE.
Në të shtohet se “në analizën e rezultatit të zgjedhjes, është konstatuar së qytetarët në këto zgjedhje e mundën LSDM dhe dërguan porosi të qartë se nuk pranojnë politikë të destrukcionit dhe parti udhëheqësi e së cilës funksion në bazë të principeve mafioze”.
Në mbledhje, siç shkruan në deklaratë, u vë në dukje nevoja për stabilitet politik për vazhdim të zhvillimi ekonomik, me çka është e domosdoshme formimi i qeverisë e cila do ë jetë e përqendruar në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave reale të qytetarëve.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut


