Neto rroga e paguar mesatare mujore vitin e kaluar në në nëntor ka qenë 22.830 denarë dhe është për 1,8 për qind më e lartë në krahasim me atë muaj të vitit 2015, ndërsa bruto rroga mesatare ka qenë 32.877 denarë ose për 1,9 për qind më e lartë në krahasim me vitin paraprak. Në nëntor të vitit 2016 1,4 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rroga. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritja e neto rrogës së paguar mesatare mujore në nëntor të vitit 2016, në krahasim me muajin nëntor të…
Author: Adijat
Opsioni qytetar për Maqedoninë (GROM) sot vlerësoi se Prokuroria Speciale Publike me heqje dorë nga rasti “Puç” e abolon liderin e LSDM-së Zoran Zaev. “Arsyetimi i PSP-së për atë pse heq dorë nga aktakuza është ‘manipulim i zakonshëm’ me argumente të cilat gjoja se vetëm ata i dinë dhe askush tjetër në vend. Mbi të gjitha që këtë abolim, në kundërshtim me dispozitat në fuqi, ligjin dhe Kushtetutën, e bën një institucion jokushtetues siç është PSP-ja”, tha Lupço Prenxhov nga GROM. Ai pyeti pse Zaevi dhe bashkëpunëtorët e tij, nëse ishin të pastër nuk kanë lejuar që gjykata të vlerësojë…
Profesori universitar Jove Kekenovski e ka bërë publike atë se UIKILEAKS e pat zbuluar kërkesën e Gruevskit ndaj Ahmetit, transmeton Tetova1. “Tani tu kujtua që ashtu në mënyrë perfide të thirresh në marrëveshjen e majit nga viti 2008 të cilën lideri i jot në fshehtësinë më të madhe e nënshkroi me Ahmeti. Deri më tani asnjë fjalë nuk thatë se i njëjti ekziston dhe e keni fshehur si fshehtësinë më të madhe. Ta përkujtoj opinionin se sipas dokumenteve të publikuara në Vikiliks, Gruevski ka kërkuar nga Ahmeti që t“i ndihmoje të qëndroje kryeministër ndërsa si kthim i ka propozuar Ligj…
Deklarata e fundit e Bujar Osmanit, zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim, për VOA, në opinion u pa si përafrim i partisë me mandatarin Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-në, shkruan Portalb.mk. Njohësit e rrethanave politike nuk habiten nga bashkëpunimi i mëtejshëm i BDI-së me VMRO-DPMNE-në. “Nuk do habitesha nga bashkëpunimi i mëtejshëm i BDI-së me VMRO-në, pasi flasim për partinë që kohë më parë deshi të na bindë se luani duhet të jete në stemë sepse na qenka simbol shqiptar. Nuk duhet të harrojmë se BDI veçmë ndan pushtetin me VMRO-në tetë vitet e kaluara dhe nga perspektiva e saj (por…
Në vend janë investuar shtatë herë më pakë para nga paralajmërimi dhe janë hapur tre herë më pakë vende pune nga ajo që është premtuar, zbulon hulumtimi i BIRN-it për investime të huaja, transmeton Portalb. Sikur të ishin realizuar të gjitha investimet që dhjetë vitet e fundit i kanë paralajmëruar autoritetet e Maqedonisë, deri më tani do të ndërtoheshin së paku 138 fabrika dhe kapacitete tjera të prodhimtarisë dhe objekte të shërbimit, në vlerë prej 3.8 miliardë euro, në të cilat do të ishin të punësuar 62.701 persona. Në hulumtimin disa mujor të BIRN-it “Investimet e huaja nën llupë”, tregohet…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme dëbore, ndërsa në pjesët juglindore me reshje shiu dhe dëbore. Në pjesët jugore reshjet në disa vende do të jenë me intensitet mesatar. Do të fryjë ere e lehtë me drejtim juglindor, e cila pasdite do të ndryshojë drejtimin në atë verior. Temperaturat do të jenë nga zero deri në tre gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme dëbore. Do të fryjë ere e lehtë me drejtim juglindor ndërsa pasdite do të kalojë në drejtim verior. Temperatura do të arrijë deri…
Ndërmjetësimi qendrorë për të huaj dhe ndërmjetësimi profesional me seli në BONN ja jep ekspertit për infermieri Mevaip Bearit ngjyrën e gjelbërt për ndërmjetësim në të gjithë pjesën Nordrhein dhe së shpejti edhe në krejt territorin gjerman. Poashtu para disa muajsh portali Almakos informoi se edhe komuna e Esenit të Gjermanisë tani më zyrtarisht ka pranuar propozim kërkesën e ekspertit shqiptar të infermierisë, Mevaip Beari për pranimin e 100 infermierëve shqiptarë nga Maqedonia për punë në Gjermani.Duke pasur parasysh nevojën e infermierëve të rinj në këtë shtet, Mevaip Beari kishte paraqitur kërkesë deri të agjencioni për shkëmbim dhe ndërmjetësim të…
Ministria e Brendshme hedh poshtë deklarimet e avokatëve të grupit të Kumanovës, se klientët e tyre janë keqtrajtuar gjatë transportit për në gjykatë dhe anasjelltas. Sipas qëndrimit të Ministrisë së Brendshme, i akuzuari Valdet Zekaj nuk është keqtrajtuar, transmeton Alsat-M. Pavarësisht se hetimi i MPB-së është bërë i njëanshëm duke shpërfillur palën mbrojtëse, dikasteri i Agim Nuhiut konsideron se ndaj të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Lagja e Trimave”, nuk është konstatuar dhunë. Edhe pse e kërkuam raportin e Kontrollit të brendshëm, MPB nuk na e mundësoi. “Nga bisedat që kemi zhvilluar me zyrtarët policorë dhe të policëve në burgje…
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se ashtu siç “skadon afati i mandatit të Nikola Gruevskit për formimin e Qeverisë”, ai dhe partia e tij do të dalin me platformën e vet dhe me qëndrim rreth çështjeve të përbërjes së qeverisë së re. Zaev tha se pret Gruevski të njoftoj se s’mund të formoj qeveri dhe ai dhe LSDM ta marrin mandatin për formimin e saj. “Duke hyrë në ditët e fundit nga mandati i Gruevskit për formimin e Qeverisë, që skadon më 29 janar, sigurisht do të jemi të detyruar t’i njoftojmë pozicionet tona rreth këtyre çështjeve. Unë…
Gjysmë vjetori i dytë shkollor filloi me probleme të shumta. Edhe përkundër vazhdimit të pushimit dimëror për një javë shtesë shumë shkolla u gjetën të papërgatitura për të rifilluar procesin mësimor. Shkolla fillore Petar Zdravkovski- Penko e cila numëron 1600 nxënës ende pa nisur mirë ka ndërprerë mësimin për shkak të defektit në sistemin e ngrohjes qendrore. Ndërsa shkollën fillore Vasill Gllavinov dhe çerdhën për fëmijë pranë sajë i gjenë me rrugët e papastruara ku fëmijëve mund të ju ndodhë ndonjë fatkeqësi nga rrugët e rrëshqitëshme. Gjysmëvjetori i dytë filloi me vonesë prej një jave por shkollat e komunës së…
Gjashtë ditë para përfundimit të mandatit të VMRO-DPMNE-së për formimin e qeverisë së re, në media dhe opinion e më gjërë kanë filluar të qarkullojnë zëra se BDI e Ali Ahmetit është gjunjëzuar ndaj ish kryeministrit, Nikolla Gruevski. Thuhet që BDI dhe VMRO-DPMNE tani më janë marrë vesh për pikat kryesore të marrëveshjes për koalicion të ri dhe kjo marrëveshje pritet të shpallet së shpejti. Ndonëse BDI këtë marrëveshje do të mundohet ta justifikoj me faktin që në përbërjen e re të qeverisë, disa nga funksionet kryesore do ti takojnë BDI-së, sipas analistëve politik asnjë lloj kompromisi nuk është i…
Lëvizja “Stop operacionit Soros” do të kërkojë nga Stejt Departamenti, kongresi dhe Senati i SHBA-së që të kryejë revizionin për punën e USAID-it në Maqedoni, në katër vitet e fundit sepse, sipas tyre, ka politizim të konsiderueshëm dhe keqpërdorim të një pjese të ndihmës financiare që SHBA-a i je Republikës së Maqedonisë përmes USAID-it. Sipas “Stop Operacionit Soros”, nga shkurti 2012 USAID-i filloi bashkëpunimin me fondacionin “Shoqëri e hapur” e financuar nga Soros dhe nënshkroi marrëveshje për projektin për zhvillim të shoqërisë civile në Maqedoni ku rolin kryesor e ka pasur Fondacioni “Shoqëri e Hapur”. “Në dhjetor të vitit 2012…