Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar denoncon hapur keqpërdorimin e institucioneve shtetërore dhe të nëpunësve publikë për interesa të ngushta partiake. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar, Emri Bajrami, ka shpërdoruar funksionin dhe institucionin duke organizuar mbledhje joformale me shefat e reparteve dhe motrat kryesore në restorantin e spitalit, ku më pas është shfaqur edhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Gostivarit, duke kurdisur një takim të imponuar. Ky veprim përbën shembull klasik të politizimit të skajshëm të institucioneve dhe ka shkaktuar revoltë të arsyeshme te personeli i spitalit, të cilët janë detyruar të dëgjojnë “përrallat” e kandidatit në garë. Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, OSBE, KSHZ, si dhe nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu – i cili e ka emëruar këtë drejtor – që të ndërmarrin procedurat e nevojshme ligjore dhe të shqiptojnë sanksionet për këtë abuzim flagrant. Forma të tilla presioni dhe instrumentalizimi politik nuk e frikësojnë kuadrin shqiptar. Përkundrazi, ato vetëm sa e shtojnë revoltën qytetare dhe e forcojnë bindjen për mobilizim masiv në zgjedhjet e tetorit. Pushteti i kapur, i ndërtuar mbi shantazhe dhe interesa të ngushta, nuk mund të ketë legjitimitet tek shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët është e bindur se verdikti i qytetarëve në tetor do të jetë i qartë dhe ndëshkues për këtë mënyrë qeverisjeje. Aleanca për Shqiptarët – Dega Gostivar
Data 10.11.2026
Aktuale
- QMK: Nuk ka persona të lënduar nga djegia e shtëpive në Bit Pazar, policia është ende e pranishme në vendngjarje
- Bastisje në Shkup, sekuestrohen lëndë narkotike dhe ndalohet një person
- Si moti i keq ndihmoi profesorin të përballonte depresionin
- Të shtëna izraelite plagosin dy palestinezë në Gaza, në shkelje të vazhdueshme të armëpushimit
- Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para
- Rubio nga Parisi: Presidenti, jo Kongresi, drejton politikën e jashtme amerikane
- Lionel Messi fiton ‘Këpucën e Artë’ të MLS për të dytin sezon radhazi
- Sot disa fshatra të Tetovës mbeten pa energji elektrike, ndërprerjet nisin nga ora 08:45



