VMRO-DPMNE dhe BDI nuk mund të formojnë qeveri, sepse grupi i punës nuk do ta mbështes, ka theksuar ndër të tjera profesori dhe analisti Mersel Bilalli në ‘Click Plus’ të TV 21, përcjell Telegrafi Maqedoni. ‘Madje edhe Ahmeti nëse zgjedh të shkojë me Gruevskin, tre deputetë të BDI-së nuk do të votojnë për atë qeveri, kurse njëri ka deklaruar se edhe do të sëmuret nëse do të ndodhë kjo’, ka deklaruar ndër të tjera Bilalli. /Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?v=EKgDg7MSRGs
Author: Adijat
Gati të gjitha degët partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) janë deklaruar kundër koalicionimit të kësaj partie me VMRO-DPMNE-në, njoftojnë burime partiake, transmeton gazeta Lajm. “Vetëm 2-3 degë kanë sjellur vendime ku thuhet se do të përkrahin çdo vendim që do të marrë kryetari i partisë, Ali Ahmetit. Degët tjera ia kthyen shpinën Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit dhe në asnjë farë mënyre nuk pranojnë koalicion me VMRO-DPMNE-në”, kanë deklaruar këto burime partiake. Sipas tyre, në mbledhjet dhe koordinimet e degëve të BDI-së ka pasur revoltë dhe vërejtje se pse Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi ende taktizojnë në negociatat…
Partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate me shkrim kanë theksuar se qytetarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit i thanë JO koalicionimit me LSDM-në dhe kriminalitetin e tyre. “Përgjegjësi për kriminalitetin do të ketë, dhe më pas do vijoj edhe dënimi për këtë. Nuk do ju ndihmoj as Katica Janeva as PSP”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-së. Nga kjo parti thonë se çdoher kur LSDM ka qenë në pushtet apo në ndonjë pozicion shtetërorë, e njejta i ka shkatërruar ato institucione.
Nga Miradie Hasani Ekzistojnë të dhëna se gjendja e burgjeve në Maqedoni është katastrofale dhe në kushte çnjerëzore. Kjo dëshmohet nga vdekjet që kanë ndodhur brenda dy viteve ku ndërruan jetë 7 të burgosur. Dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe, dyert e burgjeve janë mbajtur të blinduara për organizatat joqeveritare dhe për mediat. Në njërin prej burgjeve të Maqedonisë në Shkup, pra burgu i “Shutkës” nuk ka ngrohje në këto temperatura të ulëta dhe një person rezulton të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Tjetër rast është kur dy të burgosurë ndërruan jetë brenda 24 orëve pasi u transferuan për trajtim…
Ilahisti i mirnjohur nga Shkupi Ertan Shakiri ka shkruar ne facebook keto fjale. Selam Alejkum . Te nderuar vellezer nje fjalim per te gjith vellezerit nga Shqiperia . Ata qe kan mem ndihmu per hir Te All-llahut ,qe ta takoj se shpejti futbollistin e mirnjohur te Kombetares Shqipetare Mergim Mavraj Kto fjal i kam nga thellesia e zemres I theras te gjith qe ta shperndajn ket fjalim Te gjith portalet shqipetare i thras nga zemra
Në çdo 26 janar shënohet Ditën Botërore e Edukimit Mjedisor. Kjo ditë ka datën e saj me origjinë nga 1972, që ka të bëjë me Deklaratën nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor të mbajtur në Stokholm, Suedi, në qershor të vitit 1972, në të cilën përshkruhet nevoja për kriteret dhe parimet e përbashkëta për t’i ofruar njerëzimit frymëzimin dhe udhëzimin botëror për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Konferenca në fjalë u bëri thirrje qeverive dhe popujve, që të punojnë së bashku, për të ruajtur dhe përmirësuar mjedisin, për të mirën e njeriut dhe pasardhësve të tij. Objektivi…
Nuk kanë mbetur as 5 ditë të plota nga skadimi i afatit si mandatar për formimin e qeverisë, dhe ende asgjë konkrete nuk është paraqitur në publik nga ana e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Mirëpo në opinion e më gjërë qarkullojnë thashetheme të ndryshme lidhur me formimin e qeverisë. Mirëpo cilat munden me qenë kombinatorikat e mundshme dhe reale gjatë periudhës në vazhdim, nëse VMRO do të arrin të formojë qeverinë së bashku me partnerin e koalicionit BDI-në, dhe gjitha skenaret tjera eksluzivisht për portalin Almakos, flet botuesi i Gazetës Lajm, analisti dhe publicisti i mirënjohur, Fejzi Hajdari. “Gruevski…
Në zgjedhjet lokale që do mbahen pas disa muajsh duket se Lëvizja Besa do ta shpartallojë BDI-në në Likovë e Çair. Shkak kryesor është pakënaqësia e madhe ndaj Bdi-së dhe kandidaturave katastrofale që kjo parti planifikon ti nxjer ndërkaq në Likovë Besa duket se e ka të garantuar fitoren, por ka zëra se në Likov për herë te parë do kandidoje LSDM kandidate shqiptar.
VMRO-DPMNE-ja në reagim me shkrim të paralajmërimeve të LSDM-së për masat për hapjen e firmës, vlerëson se premtimet e kësaj partie janë hipokrite. “Partia e cila ka mbyllur 684 fabrika dhe la në rrugë 200.000 punëtorë, tani flet për përkrahje të firmave në Maqedoni”, thuhet në reagimin. VMRO-DPMNE-ja potencon se gjatë periudhës së kaluar në kontinuitet i jep përkrahje ekonomisë së Maqedonisë dhe se deri tani përmes linjës kreditore të BIE-së janë siguruar 350 milionë euro, me të cilat janë përkrahur rreth 6.000 projekte dhe rreth 7.000 vende pune. Rezultatet nga politika ekonomike, thonë nga VMRO-DPMNE-ja janë të dukshme, respektivisht…
Në një shtëpi të braktisur në rrugën “4 Nëntori” në Manastir, sot në mëngjes është gjetur i vdekur personi i pastrehë S.D. (48) i cili një kohë të gjatë ka jetuar me një person tjetër të pastrehë, P.A., gjithashtu nga Manastiri. Rasti është regjistruar në orën 5:50 kur ka arritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe ka konstatuar vdekjen e S.D. dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të P.A. i cili është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike të Manastirit. Prokuroria ngriti hetim për këtë rast dhe është urdhëruar obduksioni i të vdekurit për konstatimin e shkaqeve të vdekjes së tij.
Për shkak të neglizhencës së autoriteteve komunale, shumë rrugë dhe trotuare në Kumanovë ende janë të papastruara nga dëbora dhe akulli, shkruan lajmpress.com. Kjo dukuri, sipas gazetës, më tepër vërehet në lagjet shqiptare të qytetit, ku të papastruara janë edhe trotuaret pranë shkollave fillore. Neglizhenca e këtillë e autoriteteve kompetente ka detyruar një prind që me vetiniciativë të fillojë pastrimin e trotuareve pranë shkollës, që të mos pësojë ndonjë nxënës, transmeton Tetova1.
LSDM-ja sot, duke u përqendruar në pjesë të Planit për jetë, paralajmëroi kredi deri 15.000 euro për fillim të mikro biznesit me vetëm një për qind interes vjetor dhe mundësi që qytetarët shpejt dhe thjesht të hapin firma me vetëm një euro investim. Në kumtesën deri te mediat partia thekson se do t’i mbështesë firmat vendore me ndihmë shtetërore 100 herë më të lartë prej tani dhe në vitin e parë ajo do të arrijë 20 milionë. Gjithçka që është projektuar në Plan, thekson LSDM-ja, është në kundërshtim me politikat ekonomike dhe pushtetin aktual. “Politikat tona ekonomike bazohen në mbështetjen…

