Tre nënkryetar të BDI-së Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti janë larguar nga selia e BDI-së në Reçic të Vogël, njoftojnë portale shqiptare nga Tetova. Këto tre nënkryetar tash më disa herë me radhë e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre se janë kundër koalicionit me VMRO-në e Gruevskit. Për 6 orë të plota kryesia e BDI-së po zhvillon mbledhje në një përbërje më të zgjeruar në selinë e partisë për të vendosur nëse do të “divorcohet” nga VMRO-DPMNE-ja apo sërish do të koalicionojë me partnerin e deritanishëm. Ndërsa Gruevski është duke pritur përgjigjen e Ahmetit, mësohet se…
Author: Adijat
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e ka sjellë vendimin lidhur me qeverinë e re, shkruan portali proqeveritar press24. Sipas këtij portali, Ahmeti Ka vendosur të shkojë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Duke cituar mediume “të afërta me SOROS-in”,press24 shkruan se këtë qëndrim Ahmeti ia ka kumtuar mbrëmë edhe udhëheqësisë partiake.
Pas tre orëve bisedime partia e Ali Ahmeti akoma nuk arritur një vendim se me cilën parti do të bëj koalicion për formimin e qeverisë së re. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se,në mbledhje po bisedohet 5 opsionet e BDI-së dhe se akoman nuk ka një epilog përfundimtar. Ai tha se, në pjesën e parë të mbledhjes është janë diskutuar parimet, ndërsa në pjesën dytë të mbledhjes e cila do të zgjatë deri në orët e vona të natër do të flitet për kushtet apo platformën shqiptare. Ina mëson se në mbledhjen ku po marrin pjesë deputetët e rinj…
Në prag të skadimit të afatit për krijimin e qeverisë maqedonase nga partia fituese VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti kryetar i partisë më të madhe shqiptare, BDI, intensifikon takimet me kryesinë, për marrjen e vendimit nëse do të hyjnë në qeverinë e re. Jo zyrtarisht mësohet se jo të gjithë anëtarët e kryesisë mbështesin koalicionin me VMRO-DPMNE-në. Kryetari i komunës së Kërçovës nga radhët e BDI-së Fatmir Dehari, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, ka thënë se do te preferonte ta kishte kundërshtar e jo partner Nikola Gruevskin për shkak të retorikës së tij nacionaliste. Sipas Deharit partitë politike…
Xhezair Shaqiri, ish Komandant Hoxha shkruan se situata është mjaft e tensionuar në BDI. Deputett e kësaj partie kanë ra në hall me liderin e partisë, pasi që ky i fundit me çdo kusht dëshiron që të futet në koalicion me Nikolla Gruevskin. “Tensione në BDI. Kanë ra në hall me Ali Ahmetin edhe ato pak deputet me ndjenja kombëtare. I thuan: O Ali, nëse bëjmë koalicion me VMRO-DPMNE-në do t`i humbasim zgjedhjet lokale, do të izolohemi te ndërkombëtarët dhe shqiptarët. Por, Ali Ahmeti me këmbëngulje të fuqishme thotë ndaçi le t`i humbim zgjedhjet lokale edhe ndërkombëtarët me popullin, veç…
Të gjithë ata që bëjnë pjesë në hetimet e lëndëve që i pregadit kryeprokurorja speciale Katica Janeva dhe gjithë lëndët që i ka marë ajo në dorëzim nuk kanë të drejtë të ankohen si gjithë qytetarët tjerë. Praktikisht sipas informacioneve vendimi i prokurorisë speciale është i prerë dhe i fundit pa mundësi ankese derisa qytetarëve tjerë nëpër prokurori ju mundësohet e drejta e ankesës nëpër hetimet që po kryhen për ta. I gjithë ky apsurditet vjen nga ligji për vepra penale në të cilin theksohet se qytetarët tjerë kanë të drejtë ankese derisa ata që hetohen nga prokuroria speciale nuk…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe ai i LR-PDSH, Ziadin Sela janë në pritje të vendimit të BDI-së se çfarë do të vendos lidhur me koalicionin me VMRO-DPMNE. Në rast se Ahmeti me bashkëpartiakët e tij vendos për të shkuar në koalicion me VMRO-DPMNE dhe nuk do të marrë parasysh obligimet që dalin nga Deklarata e përbashkët e nënshkruar në fund të dhjetorit të kaluar, atëherë këto parti do të shpallin divorcin me Ahmetin rreth kësaj deklarate. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime partiake brenda këtyre partive. Por këto dy parti do të marrin në mbrojtje Deklaratën,…
Pronari i TV2 Gostivar, Arben Elezi, pyet se çfarë dobie kemi ne si shqiptar nëse krye parlamentari është shqiptar, transmeton Tetova1. “E çfar dobie kemi ne nga kryepalamentari nëqoft se do jetë shqiptar? a do ndryshoj statusi shqiptarve me kryeparlamentarin shqiptar? Kuj i han palla nëse do folet Shqip ose Kinezisht në parlament, vendi ka nevoj për ndryshime e jo për funksione,këte film e pamë e patëm minister të mbrojtjes,pas 3 muajsh pat zgjedhje,edhe këtë radh do marin poste do ngrisin sado pak rejting dhe përsëri do shpallin zgjedhje të parakohshme”, shkroi Arben Elezi në llogarinë e tij në Facebook./Tetova1/
Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa e përkrah publikisht iniciativë për mbrojtjen e Kodrës së diellit, transmeton Tetova1. “Kushdo qofshin iniciatorët, i përgëzoj për idenë, për hapin e marrë dhe guximin! Kjo iniciativë (besoj të jetë serioze) është dashur të ndërmerret dhe realizohet nga programet qeverisëse, që duheshte të ruhet trashëgimia kulturore, ruajtja e resurseve natyrore dhe zhvillimit sportiv. I ftoj publikisht të gjithë: miq e shokë, që t’i japim mbështjetje kësaj iniciative fisnike, ta përkrahim dhe ndihmojmë me të gjitha kapacitetet tona profesionale, materiale dhe fizike. Uroj që këta djem të jenë promotori i ndryshimeve në “Kodrën e Diellit”, kësaj…
Në Recicë të Tetovës është duke u zhvilluar mbledhja e kryesisë së BDI-së, ku po diskutohet koalicionimi i mundshëm me VMRO-në e Nikolla Gruevskit. Agjencia e lajmeve Ina mëson se Ahmeti është duke prezantuar marrëveshjen për qeverisjen e ardhshme me VMRO-DPMNE. Një pjesë e funskionarëve të partisë kanë shprehur mosbesim, duke theksuar se realizimi i platformës shqiptare do të jetë i vështirë me një politikanë sikur Gruevski. Sic mëson INA ata kanë shprehur shqetësimin se ky koalicion mund ti kushtoj partisë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti. Në anën tjetër, Ahmeti në bazë të statusit…
Kongresi i PDSH-së nuk do të mbahet para muajit mars. Alsat M mëson se Menduh Thaçi nuk do të garojë përsëri për postin e të parit të partisë. Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Azem Sadiki nuk deshi te ndajë më shumë informacione rreth organizimit të kongresit dhe kandidatëve të mundshëm për kryetar të partisë. Sadiku shkurt njoftoi se deri tani të gjitha degët e partisë kanë mbajtur mbledhje ku kanë analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Si emra të mundshëm për të marr timonin e PDSH-së, përmenden ish deputeti Imer Aliu, nënkryetari i partisë Bardhyl Dauti dhe sekretari i…
“Derti” i BDI-së dhe Ali Ahmetit nuk duket të jetë aq i lehtë para se të vendoset që të pranojë një qeveri me Nikolla Gruevskin e VMRO-së, apo me Zoran Zaevin e LSDM-së. Poashtu sipas anëtarit të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, parimore për BDI-në gjatë negociatave për formimin e qeverisë nuk është jetësimi i “Platformës dhe Deklaratës së Përbashkët” të partive shqiptare, por si ta shpëtojnë veten më lehtë. Pra sipas Azizit një gjë është e sigurtë, BDI ndjehet e kërcënuar nga publikimi i kriminalitetit të tyre nga të dyja anët, si ngaVMRO-ja, ashtu edhe nga LSDM-ja.…

