Author: Adijat

Java e kuzhinës dhe filmit francez, koncerte dhe ligjërata të performuesve francezë, si dhe takime frankofone dhe forum rajonal për Gjuhën franceze, janë vetëm pjesë e aktiviteteve për shënimin e 20 marsit – Ditës ndërkombëtare të Frankofonisë. Ambasadori i Francës, Kristian Timonie tha se gjuha franceze është diçka që i bashkon dhe afron njerëzit e të gjitha kontinenteve, ndërsa Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë është një familje e madhe e llojllojshmërisë së praktikave me qëllim të shkëmbimeve të reja. “Duam ta shënojmë Frankofoninë në Maqedoni në të gjitha dimensionet e tyre të pasura, sidomos përmes paraleleve dygjuhësore në shkollat e mesme,…

Lexo më Shumë

Ardhmëria e vendeve të Ballkanit është në BE. Kjo posaçërisht u dedikohet vendeve të vogla siç janë Finlanda dhe Maqedonia, deklaroi sot në Shkup ambasadori i Finlandës për Maqedoninë, Perti Ikonen. “Maqedonia natyrshëm përket në BE, dhe dëshirojmë të jetë pjesë e BE-së. Ne investojmë përpjekje të mëdha që Maqedonia, si dhe vendet e tjera nga rajoni të bëhen pjesë e BE-së. U ballafaquam edhe me probleme, por mendoj se kjo është ardhmëria e vetme e këtyre vendeve, por mendoj se kjo është ardhmëria e vetme e këtyre vendeve, për shkak se BE-ja është Evropë. Ajo është investitori më i…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, bashkë me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot kanë realizuar vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Islame. Delegacioni nga MASH-i, njofton Sektori për marrëdhënie me opinionin i Ministrisë, u mirëprit nga Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Faredin Ebibi. Ministri Lutfiu, shtohet në kumtesë uroi kryetarin e BFI-së dhe Dekanin e FSHI-së për marrjen e lejes për punë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për ciklin e dytë të programit studimor për FSHI, për vitin akademik 2017/2018. Gjithashtu nga ana e MASH-it…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov sot deklaroi se Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të reja dhe se presin që sa më shpejtë që është e mundur të caktohet seanca e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet kryetari. “Në Maqedoni kishte zgjedhje, Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje, qytetarët e Republikës së Maqedonisë than se dëshirojnë ndryshime, është formuar shumicë e re qeveritare në demokraci parlamentare siç është Republika e Maqedonisë. Ivanov nuk ka të drejtë ta kundërshtojë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, tha Shilegov duke e komentuar qëndrimin nga intervista e sotme e presidentit Gjorge Ivanov për mbajtje të zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

“Vdekje për shqiptarët” është pankarta që e mbajnë të rinj maqedonas, të cilët ditëve të fundit janë pjesë e protestave kundër gjuhës shqipe dhe kundër kërkesave të partive shqiptare, informon INA. MPB duhet të ndërmarrë masa kundër këtij grupi që shprehin gjuhën e urrejtjes dhe frymën shoveniste. Parullat e tilla janë hasur edhe në disa qytete të tjera gjatë protestave të fundit, por edhe në stadiumet e futbollit.

Lexo më Shumë

Një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa 26 persona kanë marrë lëndime të lehta në 32 aksidente të regjistruara komunikacioni në tre ditët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Nga 10-të aksidentet e evidentuara të premten, në katër më lehtë janë lënduar shtatë persona, ndërsa gjashtë aksidente janë me pasojë dëme materiale. Të shtunën, megjithatë, kanë ndodhur edhe 11 aksidente rrugore, me ç’rast në tetë aksidente më lehtë janë lënduar 10 persona. Tre aksidente janë me pasojë dëme materiale. Siç informon SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar 11 aksidente, tre me dëme materiale, ndërsa shtatë me pasojë lëndime trupore,…

Lexo më Shumë

Njëzet e tre vjeçari me iniciale M.D. nga fshati Sojnik i Gramshit (Shqipëri), është arrestuar nga policia maqedonase nën akuzën për “vjedhje të rëndë”. Ai përmes Kosovës ilegalisht është futur në Maqedoni, ka arritur në Shkup dhe ka kryer plaçkitje në ekspoziturën e një banke në Shkup, njofton policia, shkruan Gazeta Lajm. Veprën penale e ka kryer duke thyer me mjet të fortë xhamin e derës hyrëse në ekspoziturën e bankës, është futur brenda dhe nga një kasafortë ka marrë pesë thasë me para të imta, në vlerë vetëm prej 13.930 denarëve (220 euro). Me këtë rast ai ka shkaktuar…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të premten u bëri thirrje turqve që jetojnë në Evropë që në vend të tre, të kenë nga pesë fëmijë, duke porositur diasporën milionëshe se është “e ardhmja e Evropës”, transmeton AFP. Agjencia thekson se Turqia dhe Evropa janë në konflikt pasi Holanda dhe Gjermania nuk lejuan ministrat turq në këto vende të mbajnë mitingje për mbështetje ndaj zgjerimit të kompetencave të presidentit Erdogan, në referendumin që muajin e ardhshëm mbahet në Turqi.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme thekson se Prokuroria Publike Speciale është vendosur dhe transformuar tërësisht si organ ekzekutiv i Lidhjes Socialdemokrate. “Për momentin PPS e realizoi fazën finale të betejës së kriminelit të aboluar, Zoran Zaev kundër të gjitha mediave të cilat nuk janë nën kontrollin e Bihaqka. PPS hyn në konflikt të hapur me të gjitha mediat të cilat janë shpallur personalisht nga Zoran Zaev për armiq të tij më të mëdhenj”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp anëtari i KE të VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski. PPS, siç tha ai, në mënyrë joprofesionale dhe selektive bën presion dhe godet…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në Vjenë realizoi takim me homologun austriak dhe kryesues aktual me OSBE-në, Sebastian Kurc. Siç kumtoi MPJ, ministrat kanë biseduar për stabilitetin rajonal dhe nevojën e integrimit në BE si garanci më e mirë për zhvillimin e Ballkanit. “Çfarëdo që të ndodh në rajon, pavarësisht sfidave, nëse anëtarësimi në BE është i arritshëm, kjo do t’i stabilizojë të gjitha vendet, ndërsa do t’i relaksojë edhe sfidat brenda Unionit. Kriza e emigrantëve, zhvendosjet gjeopolitike, kanosjet e radikalizmit dhe terrorizmit dhe konkurrencës globale janë vetëm shembujt më…

Lexo më Shumë

Shpresoj se deri me 24 mars do të kemi qeveri, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas përfundimit të marrjes në pyetje në Prokurorinë Publike, transmeton Tetova1. “Shpresoj se deri me 24 mars do të kemi qeveri. Kur jemi te unë unë do të dëshiroja qysh nesër të zgjedhim një qeveri. Por kjo gjë nuk varet vetëm prej meje. I vetmi skenar që pres të realizohet në periudhën në vazhdim është ajo ku Maqedonia do të ketë qeveri. Shpresoj se zotëri Trajko Velanoski do të dërgoje një njoftim deri te presidenti dhe se do të respektohet afati prej 10…

Lexo më Shumë

Kryetarët aktual të komunave dhe anëtarët e këshillave të komunave mund që t`i kryejnë kompetencat e tyre deri në mesin e muajit maj, njoftuan sot nga ministria e vetëqeverisjes lokale, transmeton Tetova1. “Për shkak të situatës së krijuar që del nga mungesa e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve lokale në afatin ligjor, ministria e vetëqeverisjes lokale kërkoi mendim nga ministria e drejtësisë si kompetente për kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Në pajtim me mendimin e ministrisë së drejtësisë, kryetarët aktual dhe anëtarët e këshillave të komunave mund që t`i kryejnë obligimet e tyre me ligj deri…

Lexo më Shumë