Kryetarët aktual të komunave dhe anëtarët e këshillave të komunave mund që t`i kryejnë kompetencat e tyre deri në mesin e muajit maj, njoftuan sot nga ministria e vetëqeverisjes lokale, transmeton Tetova1.
“Për shkak të situatës së krijuar që del nga mungesa e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve lokale në afatin ligjor, ministria e vetëqeverisjes lokale kërkoi mendim nga ministria e drejtësisë si kompetente për kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Në pajtim me mendimin e ministrisë së drejtësisë, kryetarët aktual dhe anëtarët e këshillave të komunave mund që t`i kryejnë obligimet e tyre me ligj deri në përfundim të afatit të caktuar në nenin 16 qëndrimi 1 nga Rregullorja zgjedhore gjegjësisht deri në përfundim të gjysmës së parë të muajit maj, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së të drejtës së garantuar kushtetuese të qytetarëve të pushtetit lokal përmes sigurimit të vazhdimit të kryerjes së kompetencave nga ana e organeve të komunës”, njoftuan nga ministria.
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë në nenet 114 dhe 115 e garanton të drejtën e qytetarëve të vetëqeverisjes lokale si dhe të drejtës që përmes përfaqësuesve të tyre të marrin pjesë në vendimmarrjen për çështjet nga rëndësia lokale.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë
- Moti i keq përfshin Britaninë, stuhia “Boelo” lë 2 të vdekur dhe rreth 90, 000 familje pa energji elektrike
- Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një i mitur
- Kasami për humbjen e Vuçiçit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin
- Izraeli e ndaloi për 8 orë dhe e deportoi zyrtarin e Parlamentit Evropian: “Ju e urreni Izraelin”
- Tragjedia e Arlinda Zekaj: Ajo paralajmëroi për rrezikun para se të ndodhte e keqja
- Një kujtim i paharrueshëm për Arlindën: Kompania e saj nderon jetën e një personi të veçantë
- 17 vjeçari me moped goditet nga një veturë, përveç lëndimeve mori edhe kallëzim penal


