Author: Adijat

Analisti politik, Qenan Aliu i uron mirëseardhje euro komisarit Johanes Han duke kërkuar nga ai që të mos na dëshpëroje. “…Ka kaluar koha kur qytetarët e vendeve të Ballkanit impresionohen me vizita të politikanëve evropianë. Ato tash më shumë shfrytëzohen për të rritur popullaritetin e liderëve të rajonit që i takojnë, për të ushqyer edhe egon e tyre, sesa që i ndihmojnë rritjes së bindjes se qytetarët e atyre vendeve kanë një perspektivë të integrimit në BE një ditë. Pra z. Han, mir se vini , por pa eufemizma ,folni edhe më drejt dhe më qartë ,mos na dëshproni. Nikolla…

Lexo më Shumë

Një muaj më parë, shqiptari nga Kosova u bë hero në Gjermani pasi shpëtoi 15 fëmijë nga një aksident me autobusin e shkollës. Por, si vijon jeta e tij në Gjermani? Mëngjesin e të martës, Meent Brunken po e priste të vinte në punë Avni Mehanën, por, punëtori i tij nuk u paraqit. Brunken i telefonoi Mehanës por sërish asgjë. Pas pak atë e thërret vetë Avniu dhe i tregon se së bashku me familjen ndodhet në autobus dhe po i dërgojnë drejt aeroportit të Hanoverit, prej nga do të fluturojnë për në Kosovë. Ky është fundi i rrëfimit gjerman…

Lexo më Shumë

Nga Baku i Azerbajxhanit, Ivanov ka akuzuar ndërkombëtarët se kanë standarde të dyfishta sa i përket Maqedonisë. Standardet e dyfishta të rendit liberal neve na e kontestuan të drejtën e identitetit, por edhe të drejtën e prosperitetit, tha Ivanov në fjalimin e tij në Forumin e pestë global të Sigurisë. Rendi është në krizë, tha Ivanov, duke shtuar se tani është momenti i definimit të historisë. “Maqedonia është vendi i vetëm që në OKB nuk ka të drejtë për identitet personal. I kontestohet e drejta e vetidentifikimit, e drejta themelore e secilit individ dhe të çdo shteti në rendin ndërkombëtar.…

Lexo më Shumë

LSDM sot dorëzon nismën për vazhdimin e mbledhjes konstituive të Kuvendit, në të cilën duhet të zgjidhet kryeparlamentari. Kryesuesi i mbledhjes së parë konstituive, deputeti Trajko Veljanovski duhet të caktojë vazhdimin e seancës, informon portali Plusinfo. Në seancën që pritet të caktohet duhet të zgjidhen anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, e cila duhet ta propozojë edhe kryetarin e ri të Kuvendit. Lidhur me këtë temë, ditëve të fundit janë zhvilluar konsulta mes partive.

Lexo më Shumë

Ka vazhduar me provokime kundër shqiptarëve dhe me ”mbrojtje” të shtetit të Maqedonisë, siç thotë ajo, prej Edi Ramës, Hashim Thaçit, Mesila Dodës dhe Peter Vanhoutte. Bëhet fjalë për gazetaren Jordanka Ivanovska-Joci e cila disa javë më herët tha se do ta pështyjë në fytyrë atë politikan që ju jep shqiptarëve të drejta. Ajo ka shkruar se nësë ”Deklarata” e partive shqiptare është ide e Gruevskit atëherë ajo do ta mbrojë Gruevskin deri në pafundësi.

Lexo më Shumë

“Asociated Press” ka publikuar një video ku tregohen pamjet e lëvizjes, krismat dhe luftimet e ushtarëve në fshatrat e Karadakut të Shkupit, gjegjësisht fshati Malinë, ku ishin stacionuar njësitet e para të UÇK-së dhe figurat emblematike të saj. “Duam t’i bëjmë të qartë shtetit maqedon që shqiptarët përbëjnë 45 për qind të popullatës këtu dhe ne duam të drejtat tona. Duhet me pas të drejtën e popullit shtetformues në Maqedoni. S’kemi qëllim të ndryshojmë kufijtë, por të kemi të njëjtat të drejta si popullsitë e tjera”., – shprehet komandant Sokoli. AP shkruan se në video flasin edhe dy komandantët Xhezair…

Lexo më Shumë

LSDM programin qeveritar do ta shpërndajë edhe në gjuhën shqipe. Këtë e kanë përgatitur organet partiake, ndërsa lajmin për këtë e bëri të ditur anëtari i kryesisë së kësaj partie, Edmond Ademi. Sipas tij, programi është gati në gjuhën shqipe dhe se shpejti tek ai do të kenë qasje gjithë qytetarët shqiptarë, për të parë ate si ofertë.

Lexo më Shumë

LSDM vazhdon të realizon konsultime me partitë shqiptare për përmbylljen e seancës konstituive të Kuvendit, formimin e trupave parlamentar si dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit. Pas takimit të djeshëm me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, ku si prioritet u caktua rivënia në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka takuar një delegacion të Lëvizjes Besa në krye me kryetarin e kësaj partie, Bilall Kasami, nënkryetarin Zeqirja Ibrahimi dhe kryetarin e RDK-së, Fadil Zendeli, shkruan Almakos. Sipas Kasamit ky takim ishte në drejtim të konsultimeve për debllokimin e institucioneve me qëllim që…

Lexo më Shumë

Deputeti i lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk ekziston një letër e hapur nga Lëvizja BESA, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa pretendimet e tilla të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, ai i quan si shpifje. “Letër të hapur nga Lëvizja BESA drejtuar kryeministrit Rama nuk ekziston. Ekziston një parti politike në Maqedoni që merret me shpifje, paguan një lajm në një televizion dhe pastaj thirret në lajmin që e ka shpifur vet. Si i thonë kësaj gjendje nuk e di as vetë…. por që ka nevojë për shërim, nuk…

Lexo më Shumë

Direktivat e BE-së për vendbanime dhe shpendë, të cilat njëherësh janë mekanizmat juridike për vendosjen e Rrjetit evropian ekologjik Natura 2000 janë një prej politikave më të rëndësishme të BE-së dhe instrumenteve në sferën e mbrojtjes së natyrës për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Këtë sot e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti në ngjarjen përfundimtare të projekti të financuar nga Bashkimi Evropian “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000”. “Rrjeti ekologjik Natura 2000 si një prej rrjeteve më të mëdha të rajoneve të mbrojtura paraqet vegël kyçe për mbrojtjen dhe ruajtjen e vendbanimeve natyrore,…

Lexo më Shumë

Akti kur kryeministri i shtetit fqinj thirr përfaqësues të partive politike që të merren vesh për program qeveritar vlen të dënohet, thotë raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin evropian, Ivo Vajgëll, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Ai shton, se, megjithatë, rregullat demokratike urdhërojnë që qeveri të formojë ai që ka shumicën në Parlament. “Mendoj se fillimi i atij rrëfimi është takimi në Tiranë, i cili është i pashembullt. Atë e thashë kur kryeministri i shtetit fqinj thirr përfaqësues të partive politike që të merren vesh për program qeveritar. Ai si akt vlen të dënohet, por kjo nuk është arsye e…

Lexo më Shumë

Ambasada e Sllovakisë në Maqedoni kumtoi se deri në fund të prillit është hapur thirrja publike për aplikim për bursë në suaza të Programit kombëtar për bursa të Republikës së Sllovakisë për hulumtime dhe qëndrim artistik gjatë vitit shkollor 2017/2018. “Afati i fundit për parashtrimin e aplikimeve përmes ueb faqes www.scholarships.sk është 30 prilli i vitit 2017, deri në orën 16. Programi kombëtar për bursa i Republikës së Sllovakisë e mbështet mobilitetin e studentëve të huaj, master, doktorant, profesor universitar, hulumtues dhe artistë në universitetet sllovake dhe në organizatat hulumtueses”, informon Ambasada Sllovake.

Lexo më Shumë