Nga Mensur Krasniqi Ndonëse shpeshherë deklaratt e partive maqedonase, VMRO dhe LSDM duken të mërzitshme për nga përmbajtja e njëjtë, sërish ato janë dhjetëfish më aktiv se partitë shqiptare sa i përket komunikimit me opinionin në sferën mediale. Këtë e dëshmojnë edhe e-mailet të cilët vijnë nga partitë politike në adresë të mediave. Vetëm brenda një dite, partitë e lartëpërmendura maqedonase dërgojnë nga 10 deklarata, reagime, lajme, ndërsa partitë shqiptare në përjashtim të Lëvizjes BESA e cila sadopak është më transparente në këtë drejtim, të tjerat vuajnë për një PiaR (Public Relation), strategji të mirëfilltë komunikimi, dhe duken sikurse janë…
Author: Adijat
Zëdhënëi i BDI-së, Bujar Osmani nëpërmes një postimi në facebook e ka cilësuar veprimin e Lëvizjes Besa, e cila ju drejtua kryeministrit Edi Rama me anë të një letre, të papjekur. “Televizioni Ora Neës nga Tirana raportoi për Letrën publike që partia Lëvizja Besa i kishte dërguar kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama. Kjo thirrje e tyre publike që Tirana zyrtare të pranojë autorësinë e Deklaratës së Partive shqiptare parlamentare në Maqedoni i dha pretekst të fuqishëm z. Ivanov, z. Gruevski, por edhe forcave tjera në rajon veçanërisht në Serbi që të akuzojnë Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama për ndërhyrje…
Sot në orët e paraditës, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjecare , Sali Selimi-Kryetar I Organizatës “El-Hilal” dega në Gostivar. Sali Selimi do të mbahet mend për veprimtarinë e tij të bujshme për cështjen kombëtare shqiptare, kontributin e dhënë në sferën e arsimit, fillimisht nëpër shkollat e ndryshme të fshatrave, e më vonë edhe si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gostivarit . 20 vite ka punuar edhe në Komunën e Gostivarit ndërsa periudhën pas pensionimit e kaloi duke qenë kryetar I OH “El-Hilal” dega në Gostivar, pozicion ky që I mundësoi të prek nga afër hallet e…
Gjorgje Millosheviç është titulli në ballinën e gazetës së përditshme “Slloboden Peçat” në Shkup, transmeton Gazeta Express. Ajo ka publikuar analizën e gazetës FAZ, por duke komentuar mbi te dhe duke nxjerrë fotografinë e improvizuar të presidentit Gjorgje Ivanov në stilin e diktatorit serb Slloboden Millosheviç.
Forca të mëdha policore kanë blinduar Shkupin. Pjesa më e madhe e tyre është përqendruar në zonën tek gjykatat dhe deri në dalje të Shkupit. Siç bëhet e ditur kjo prani e shtuar është për shkak të procesit gjyqësor të Grupit të Kumanovës, që po vijon edhe sot, ku pritet të dëshmojnë të akuzuarit e radhës, transmeton Gazeta Express. Prania e shtuar e njësiteve speciale është edhe në hyrje daljet e kryeqytetit, ndërsa gjithçka monitorohet nga helikopterë të policisë. Deri tani kanë dëshmuar 12 nga të akuzuarit, ndërsa pritet të dëshmojnë edhe pjesa tjetër. Dëgjimi i të akuzuarve pritet të…
Profesori universitar Ali Pajaziti pas emisionit të mbrëmshëm 200, ku gazetari Nazim Rashidi ka ofenduar muslimanët shqiptar të Maqedonisë duke i lidhur ato me Islamin politik dhe duke thënë se parti politike fetare nuk ka në Shqipëri e Kosovë, e ka pyetur nëse di për Partinë Demokristiane të Shqipërisë, transmeton Tetova1. “Nazim Rashidi! Ke degjuar per Partine Demokristiane te Shqiperise, per Partine Shqiptare Demokristiane te Kosovës? C’thone rilindasit tane per kete, u levizen kockat apo? Me ngjyrime te ylberit mos jane apo me syresh religjioze? Nese duam maxi-shekullarizem, te jemi objektiv!”, shkroi Ali Pajaziti.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së akademik Mitko Manxhukov, transmeton Tetova1. “Duhet seriozisht të jemi të shqetësuar për ardhmërinë e fëmijëve tanë kur kemi një akademi të shkencave si kjo e jona. AMSHA në vend të shkencës, shet politikë ditore. Në vend të dijes, hipokrizi. Kjo është e njejta akademi që në vitin 2001 propozonte ndarjen e Maqedonisë, ndërsa tani kinse mbronë Maqedoninë e bashkuar. Në vende të lira dhe demokratike akademitë janë pishtarët e ideve progresive në shoqëri. Vetëm në Maqedoni ajo promovon nacionalizëm primitiv!”, shkroi Naser Selmani në llogarinë…
Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani ka reaguar ndaj deklaratës së Ali Ahmetit në emisionin Click Plus, ku thotë se Lëvizja BESA ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptarë Edi Rama, shkruan Almakos. “Ali Ahmeti gënjen opinionin. Nuk ka askund një letër të hapur nga Lëvizja BESA drejtuar kryeministrit Rama”, ka shkruar Murtezani. /Almakos
Shqiptarët si popull emotiv, patriotë dhe parasegjithash gjaknxehtë shpesh herë dijnë të bijnë preh e lojërave politike të cilat i kanë qendisur paraprakisht aktorët politik. Kështu, po ndodh edhe me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe Kosovë, me ç’rast Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçi paraqiten si armik të mëdhenjë të popullit sllav. Mirëpo sipas politikologut, Xhenis Sulimani kjo në fakt paraqet një skenar i përgatitur nga vet politikanët, gjoja se ata janë të mirë për shqiptarët, e të këqinj për armikun. “Shqiptarët “han e dan” kanë vrapuar pas shqiptarëve/politikanë që kanë qenë të kritikuar ashpër nga pala tjetër. Por,…
Në vitin 2015 Shefi i Kabinitetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, kishte marrë pjesë në një emisioni bashkë me kreun e LR – PDSH-së, Ziadin Selën. Për një momente Grubi i kishte thënë Selës se atë e ndjen si kuadër i BDI-së, dhe se BDI kishte kontribuar në zgjedhjen e tij për kryetar komune, kështu dëshironte ta shihte të suksesshëm në politikë atë. Megjithatë, aso kohe kjo mund të jetë dukur si diçka jo e natyrshme. Por, kohëve të fundit “dashuria e BDI-së” ndaj Selës, të cilën e kishte shpalosur në emisionin “Rruga Drejt” Grubi, tashmë ka filluar të del…
Qenan Aliu …Sot pashë makina speciale dhe specialca -forca të MPB që ishin koncentruar në hyrje të Zhelinës por që target e kishin patur lokacionin ku siç folej DEPUTETI-Kryeministër Emil Dimitriev mbi Leshnicë të Epërme do të monitorjka zhvillimin e punëve për rrjetin e Gazsjellësit Shkup-Tetovë por që akoma nuk duket se deri ku ka aritur, bile as me dylbi. Por poashtu pashë postimin pervers të ish-kryeminitrit Nikolla Gruevski , sesi spinon dhe akoma vazhdon që shqiptarët të vlerësojë monedhë kusuritje me përplasjet e tij që ka me Zoran Zaev dhe me shumicën e qytetarëve të këtij vendi. Gruevski pohon…
Edhe Ali Ahmeti dyshohet se është në listën e grupit që sipas Murat Jasharit, atentatorit të Azem Vllasit. Jashari në polici ka thënë se nuk vepron i vetëm dhe se është pjesë e një grupi të madh, që shtrihet edhe në dy shtete të tjera, pos Kosovës, shkruan portali Sakte.net Jo shumë kohë më parë Murat Jashari kishte shtruar pyetje në adresë të Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së dhe e kishte akuzuar atë për krime ndaj shqiptarëve. Gjykuar në deklarimet e Jasharit në polici, edhe Ali Ahmeti mund të jetë në listën e personave që janë në shënjestër të këtij…

