Author: Adijat

Gruaja e biznesmenit të dyshuar Sead Kocan ,Asmira Kocan u tërhoq nga pozicioni i menaxheres në firmën Transmet lab DOOEL, firmë si motër e kompanisë Transmet DOO, transmeton Tetova1. Sot në qendrën regjistruese është bërë ndryshimi në kompani edhe kjo vetëm disa ditë pasi që burri i saj doli nga shteti dhe pas tij është lëshuar një fletarrest. Drejtor i ri në vend të Asmira Kocan në Transmet lab është Selma Kocan, anëtar më i ri i familjes Kocan. NOVA TV gjatë kontrollimit në Qendrën Regjistruese ka hetuar se Asmira Kocan është e tërhequr edhe nga pozicioni i drejtoreshës në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike-Manastir deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore-Manastir ka dorëzuar propozim të caktimit të masës-paraburgim kundër një personi për kryerje të veprës penale Vrasje të bazuar në nenin 123 faqe 2 alinea 2 nga Ligji penal. ‘Propozimi është dorëzuar për shkak të dyshimit se i dyshuari më 13 mars (dje), për shkak të marrëdhënieve paraprake në mes vete, në dhomën e ndejës nga shtëpia me dhunë e kishte privuar nga jeta të dëmtuaren-gruan e tij E.M.D. nga Manastiri. I dyshuari me goditje të shumëta me mjet druri-okllai e ka goditur në kokë, me çka i ka…

Lexo më Shumë

Lideri i LR-PDSH-së dhe anëtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët në një emision për TV21 thotë se partia e tij nuk do të heq dorë nga Deklarata e përbashkët e partive shqiptare, transmeton Portalb.mk. Ai vlerëson se Zaev nuk ka nevojë që Zoran Zaevi i LSDM-së të arsyetohet përpara presidentit Gjorge Ivanov me zbulimin e programit qeveritar.

Lexo më Shumë

Azbi Nuredini A ishit ju “Komandanta” që u rehatuat në fotelet e pushtetit me shovinistin Nikolla gati një dekadë, ju nuk bëtë asgjë të mirë për Shqiptarët pos që sollët vuajtje e burgosje të pafajshme për mes montimeve të ndryshme më keq se në kohën e RANKOVIQIT, dhe ju vetëm i arsyetuat veprimet e pushtetit antishqiptar dhe asnjëherë nuk u distancuat nga ata veprime? Gjatë veprimit tuaj politik për 15 vite që ishi në fotelet e pushtetit me Nikollën, Shqiptarët si asnjëherë më parë u montuan dhe u dënuan mbi 50 Shqiptarë me burg të PËRJETSHËM, mbi 300 u montuan…

Lexo më Shumë

Hisen Musliu, ish inspektori shqiptar që u akuzuar se gjoja ka publikuar “dosjet” e paraqitura para disa viteve për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, është liruar nga kjo akuzë, shkruan Gazeta Lajm. Lajmin e ka bë të ditur vetë Musliu. Ai ka thënë se procesi ka qenë i montuar. “Meqë nga mediumet ne gjuhen shqipe jam disi i bojkotuar, për arsye te frikës dhe kontrollit qe ushtrohet ndaj tyre,doja te ju informoja me sa vijon: E keni te njohur se ndaj meje u ngrit një proces gjyqësor, politikisht i motivuar dhe montuar ne nëntor te vitit 2010, për hesape politike…

Lexo më Shumë

Përmes një kumtese dërguar mediave, Partia e re Social Demokrate (PRSD) sqaron opinionin se ndërrimi i simboleve shtetërore të Maqedonisë nuk mund të bëhet pa VMRO-DPMNE-në. PRSD-ja i bën thirrje Gruevskit që të mos e mashtrojë opinionin pasi që për ndryshimin e simboleve shtetërore janë të nevojshme dy e treta e votave në kuvend, duke cituar kështu Nenin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë që e përcakton një shumicë të këtillë. Prandaj, PRSD-ja kërkon nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë, të mos bien pre e mashtrimeve për ndarje apo ridefinim të shtetit.

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për “De Standard” të Austrisë ka thënë se shoqëria maqedonase në vitin 2001“>2001 ia kanë ofruar që të ndajë Maqedoninë. I pyetur se a dëshiron një Shqipëri të Madhe, Ahmeti përgjigjet se po të kishte dashur atë e ka pasur në dorë në vitin 2001“>2001. “Sikur ta kishim kërkuar Shqipërinë e madhe, atë do e bënim në 2001“>2001, kur mu ofrua një pjesë e shtetit të Maqedonisë nga shoqëria maqedonase. Këtë do kisha mundësi ta bëja, pasi unë kisha në kontroll 10.000 ushtarë,” kujton ai konfliktin e atëhershëm. “Por unë nuk e…

Lexo më Shumë

Branko Geroski është tallur me paramilitarët e Nikolla Gruevskit. Ai shkruan se nuk ka paramilitar regjimi, por ato që paraqiten si të tillë janë policë të thjeshtë që në mëngjes e kryejnë profesionin e tyre, ndërsa në mbrëmje marrin pjesë në protestat e Gruevskit, transmeton Tetova1. “Lexoj dhe habitem me naivët që besojnë-regjimi paska paramilitar të gatshëm që në secilin moment të aktivizohen nën armë dhe të bëjnë gërdi në rrugë, ta pengojnë grusht shtetin dhe ta nxjerrin agresivitetin ndaj qytetarëve mendjelirë të këtij vendi. A bënë më mirë të informohemi dhe të jemi më të hapur. Nuk ka paramilitar.…

Lexo më Shumë

Me urdhër gjyqësor mbrëmë nga ora 18 deri në orën 19 zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë,- Stacioni Policor në Gostivar kanë kryer kontroll në oborrin e shtëpisë së 31 vjeçarit F.E. në fshatin Lakavicë të Gostivarit, transmeton Tetova1. Gjatë kontrollit, në oborr janë gjetur rreth 22 metra kub dru për ngrohje pa vulë dhe dokumentacionin e nevojshëm, për shkak të së cilës janë konfiskuar dhe dërguar në Policinë pyllore. Pas zbardhjes së të gjitha rrethanave, pronari do të përballet me gjobë adekuate./Tetova1/

Lexo më Shumë

Sami Ukshini dhe të burgosurit e tjerë të grupit të Kumanovës nga burgu i Manastirit dhe burgu i Prilepit deri në Shkup përcillen me helikopter dhe autoblinda tokësore, informon INA. Qytetarët e Manastirit theksojnë se nga orët e mëngjesit nis të qarkullojë helikopteri dhe e kemi të qartë se ka gjykim për Kumanovën, sepse asnjëherë më parë nuk kemi hasur në mobilizim të tillë. Sipas tyre helikopteri fluturon nga Manastiri drejt Shkup, duke shoqëruar eskortën e mjeteve të blinduara. “Po e kam hasur dhe ai tërë kohën fluturon në shoqëri të mjeteve të blinduara që transportojnë të burgosurit”, thotë për…

Lexo më Shumë

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryeparlamentarit, si hap i parë që do të konfirmojë shumicën parlamentare mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët, shkruan gazeta KOHA. Jozyrtarisht flitet për ditën e enjte kur do të thirret Parlamenti për vazhdimin e seancës konstituive, ngaqë ajo u la përgjysmë gati dy muaj më parë, kur dhe u verifikuan vetëm mandatet e 120 deputetëve të rinj për përbërjen parlamentare 2017-2021. Aktualisht, kryesuesi i seancë është ish-kryeparlamentari nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanosvki, i cili duhet të thërras seancën në bazë të iniciativës së deputetëve të partive politike.

Lexo më Shumë

Në Bozovcë të Tetovës u zhvillua manifestimi tradicional “Karnavalet Ilire”, në shenjë të përfundimit të dimrit dhe fillimit të stinës së verës, në bazë të traditës së vjetër pagane ilire. Para të pranishmëve parakaluan dhjetëra banorë të malësisë me maska dhe veshje karakteristike. Ajo që e bën të veçantë këtë vit janë tre nuset, që u bënë pjesë e performancave të karnevaleve. “Ky është viti i nëntë i karnavaleve, që siç thonë mbajti gjallë traditën dhe zakonet e popullit tonë. Këto karnevale filluan të organizohen pas një periudhe të gjatë ndërprerje nga viti 1981 deri në vitin 2009.”, tha Neshat…

Lexo më Shumë