Author: Adijat

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një shtëpi në Bogovinë të Tetovës, prej nga ose hajnat janë larguar me “pre” në vlerë 2.250.000 denarë, njoftoi policia. Një apo më shumë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e XH.I. 56 vjeçar dhe pas bastisjes kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 36.000 euro. Sipas policisë, hajduti ka hyrë në shtëpi, ndërsa e bija- XH.I. ka qenë në banjo dhe pas kërkimit të tre dhomave të gjumit kanë arritur të vjedhin stolitë e arit. Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur kryesit.

Lexo më Shumë

Një grua humbi jetën sot në lagjen e Shkupit Debar Mahallë pasi me një automjet terreni u shtyp në rrugën “Antonio Grubishiq”. Siç infrmon MPB-ja, aksidenti ndodhi sot rreth orës 8:50 minuta, kur automjeti i terrenit i drejtuar nga T.N. (1972) nga lagjja Ilinden, duke u kthyer pas, e ka goditur gruan dhe e ka shtypur me rrotën e pasme. Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ekspertiza për aksidentin është në vijim.

Lexo më Shumë

Partia që 11 vjet në mënyrë jo ekonomike dhe të pakontrolluar i ka futur në borxh qytetarët për realizimin e interesave kriminale, tregon mosnjohje elementare të financave, reagon LSDM pas akuzave të sotme të VMRO-DPMNE-së. Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se Qeveria e udhëhequr nga LSDM e ul borxhin publik, punon në mënyrë të ndërgjegjshme, me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve. “VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me dallimin e dukshëm në menaxhimin me paratë shtetërore. Për dallim nga harxhimi joekonomik, kur paratë nga huazimet e shtrenjta dhe të pakontrolluara shpenzoheshin në tenderë kriminale, palma, barok…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sot akuzoi se LSDM çdo ditë e fut në borxh Republikën e Maqedonisë dhe se e trajton kasën shtetërore si pus pa fund. “Qeveria e LSD-së para dy ditëve e mori debi për 2.70 miliardë denarë gjegjësisht 43,9 milionë euro, ndërsa ministri për debi Tevdovski për 70 ditë arriti të shkrijë 126 milionë euro të tëra të qytetarëve nga rezervat devizore”, thekson VMRO-DPMNE në kumtesën për mediat. Sipas partisë, vetëm në bazë të letrave shtetërore me vlerë Tevdovski në ditë e huazon shtetin për pothuajse 1.933.333 euro. Njëherit shtohet se më 15 tetor do të ballafaqohet me përgjegjësi politike.

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës në Gjermani, zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Andreas Gis, drejtor i Drejtorisë për bashkëpunim zhvillimor në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe me Kristof Bajer, nënkryetar i Bordit drejtues të GIZ (Agjencioni gjerman për zhvillim ndërkombëtar). Në takime, siç thuhet në kumtesën e SÇE-së, zëvendëskryeministri Osmani është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e Gjermanisë për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai në veçanti theksoi iniciativën e “Procesit të Berlinit”, por edhe për mbështetjen e drejtë për drejtë bilaterale të cilën Republika…

Lexo më Shumë

Seanca e tetë pas së cilës duhet të vazhdojë e gjashta, në të cilën pritet të votohet për shkarkim të prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski, në vend që të fillojë në orën 11 do të fillojë në orën 15, njoftoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në rend dite të seancës së tetë është Propozim-vendimi për emërim të funksionit zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Midis pikave të kësaj seance janë edhe disa propozim-ligje të parashtruar nga deputetë të opozitës për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, Ligjit për ekzekutim, ndryshimet e Ligjit për shërbime audio…

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e angazhuar plotësisht në zbatimin e masave që do të përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarëve. Në atë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka marrë iniciativë dhe i ka intensifikuar aktivitetet për sjelljen e tarifës së lirë të rrymës në çdo ditë pune, ka dy orë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Sipas tyre, me atë realizohet edhe një nga masat kryesore të parapara në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe Programit të Qeverisë së re dhe ajo që është premtuar së shpejti do të bëhet realitet për qytetarët. “Me kursim dhe punë të përgjegjshme…

Lexo më Shumë

Paraqitja e konsullit të përgjithshëm të Maqedonisë Toronto të Kandasë, në një eveniment, ku në sfond shihet një hartë me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe“, me yllin e Vergjinës, ka shkaktuar zemrimin e Greqisë. Ministria e jashtme greke, menjëherë ka dërgaur një notë proteste qeverisë në Maqedoni, ku thuhet se konsulli Jovica Palashevksi ka bërë edhe thirrje me karakter irredentist. “Denoncojmë pjesëmarrjen e Konsullit te Përgjithshëm të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Toronto, në këtë eveniment irredentist, me anë të të cilit, Shkupi ka shkelur sërish Marrëveshjen e Përkohëshme, e cila kërkon në mënyrë të qartë shmangien nga çdo…

Lexo më Shumë

Ekspertët e sigurisë në Maqedoni thonë me rëndësi të veçantë është që të gjithë ata të cilët kanë përgjuar në formë të paligjshme, të dalin para drejtësisë në mënyrë që tu jepet fund keqpërdorimit të materialeve të përgjuara nga persona të ndryshëm për qëllime të caktuara politike, ekonomike ose shantazh klasik për përfitime materiale. Ndërkohë, dikasteri i Policisë ka njoftuar shkurt për mediat se një person me inicialet P.L, gjatë të martës është mbajtur në stacionin policor, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike, duke mos dhënë më shumë informacione se për çka konkretisht është bërë bastisja, dhe a janë gjetur…

Lexo më Shumë

Gjithsej 11 aksidente trafiku janë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup. Prej tyre katër me pasojë dëme materiale, ndërsa shtatë me lëndime trupore në të cilët 10 persona janë lënduar më lehtë, njofton SPB. Policia ka evidentuar edhe një numër më të madh të kundërvajtjeve: 11 shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë, 12 janë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa 40 kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt. Janë sanksionuar edhe nëntë këmbësorë, si dhe 11 shoferë të motorit, mopedëve dhe motoçikletave të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas bazave të ndryshme. Me “karrotrec” janë…

Lexo më Shumë

Ministri për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot dhe nesër do të mbajë takime me qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Qëllimi i këtyre takimeve, siç citohet në njoftim, është përmirësimi i komunikimit midis diasporës së Maqedonisë dhe institucioneve shtetërore, por edhe krijimi i një Strategjie Kombëtare që do të bazohet në nevojat aktuale të diasporës. Ministri Ademi do të vizitojë vendin Debreshte dhe do të mbajë takim në Krushevë. Nesër ministri do të vizitojë Rostushën, Qendrën-Zhupa dhe Dibrën ku pritet që të vizitojë Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në Dibër dhe të realizojë takim…

Lexo më Shumë

Bashkia e Shkupit i njofton qytetarët se, nesër dhe pasnesër, në orët e hershme do të bëjë dezinfektim ajror kundër mushkonjave, në zonën e Bashkisë së Shkupit. Nga atje njoftojnë, nëse kushtet e motit nuk lejojnë, dezinfektimi ajror do të kryhet menjëherë ditën tjetër në vijim. Njoftohen bletarët që me kohë të marrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lexo më Shumë