Kryeministri Hristijan Mickoski, ka komentuar djegien e disa makinave që sot kanë ndodhur në Shkup, duke thënë se kjo është një provë shtesë e asaj që e flet gjatë tërë kohës, se ekzistojnë qendra të fuqisë që po mundohen të shkaktojnë frikë, panik tek qytetarët para zgjedhjeve.
“E patë në mëngjes u shfaq një inçizim i qartë se si ndodhi zjarrvënia në një objekt që ndodhi herët në mëngjes, në ora 04:30. Kam qenë vazhdueshëm në linjë edhe me kryetarin e komunës së Kisella Vodës, me ministrin dhe me Njësitin e Zjarrfikësve në Shkup. E patë se si paturpësisht shkakoi zjarrin dhe kjo është vetëm edhe një provë shtesë e asaj që e flas gjithë kohës se për fat të keq ekzistojnë qendra të fuqisë që po mundohen të shkaktojnë frikë, panikë tek qytetarët para zgjedhjeve. Përgjigja se kujt i konvenon kjo, mendoj se do ta merrni vetë duke bërë një analizë shumë të shkurtë. Maja e strukturave në Ministrinë e Brendshme janë mbledhur dhe kanë identifikuar rreth njëzet persona për të cilat ka dyshime të bazuara se qëndrojnë pas gjithë këtij procesi. Njëkohësisht kishim raportime të caktuara që i kemi grumbulluar ditët e kaluara dhe në një aksion të koordinuar mes Ministrisë e Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, do të veprohet ditëve në vijim. Fatkeqësisht ka struktura që në këtë mënyrë po mundohen të shakktojnë jostabilitet dhe jo qetësi”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.
Data 15.11.2026
Aktuale
- BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë
- Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
- VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura
- Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit
- Akti i rëndësishëm: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët shpallet më 17 nëntor
- Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së
- Tragjedi në Itali: Humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e Tetovës, ra në det gjatë punës në platformën detare



