Author: Adijat

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot me shkrim kërkoi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të caktojë termin për pyetje tematike të deputetëve një herë në javë. Në letrën, Zaev thotë se Qeveria është e gatshme që të fillojnë pyetjet javore tematike të deputetëve në kohëzgjatje prej një ore, në kohë dhe format të cilin do ta caktojë kryetari i Kuvendit. “Në kontekst të zbatimit të tërësishëm të Planit 3-6-9, do të doja ta shpreh gatishmërinë e padyshimtë të Qeverisë për mbajtjen e pyetjeve javore, tematike të deputetëve në kohëzgjatje prej një ore, në kohë…

Lexo më Shumë

Një banor i lagjes Gazi Baba të Shkupit, me inicialet A.A. ka bërë vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 8.30 në shtëpinë e tij në podrum, ndërsa ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 22.45, mëson Medial.mk nga burime konfidenciale. Në momentin fatal, në shtëpi ka qenë vetëm nëna e tij, e cila ka gjetur të birin të shtrirë përtokë dhe ka lajmëruar policinë. Viktima ka qenë i punësuar në Policinë ushtarake, ndërsa pas vetes ka lënë 3 fëmijë, më të voglin të moshës 1 vjeç. Sipas burimeve të portalit, ushtari shqiptar kohët e fundit ka pasur probleme financiare, deri në atë shkallë…

Lexo më Shumë

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – Kryepeshkopata e Ohrit, thuhet në raportin vjetor për liritë fetare në Maqedoni për vitin 2016. Në raport theksohet se Kushtetua e Maqedonisë ndalon diskriminim fetar dhe i garanton liritë dhe shprehjet fetare, por edhe se vetëm pesë komuniteteve fetare janë të përmendura në Kushtetutë. Fetë e tjera duhet patjetër të regjistrohen që të miratohen në Gjykatë. “Gjykata për regjistrim të komuniteteve ka refuzuar një aplikim, ka pranuar një tjetër, ndërkaq për dy të tjera ende nuk ka pranuar”, thuhet në raport duke shtuar se është…

Lexo më Shumë

Shtabi republikan për reforma në OBRM-PDUKM sot ju bëri thirrje gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë që të mbështesin Deklaratën për reforma dhe demokratizim. Siç njoftoi Ilija Ilioski nga iniciativa brenda partiake për reforma, Deklarata bazohet në parime për barazi, liri të shprehjes, zgjedhje të drejtpërdrejta, fshehtësi në vendosje, përgjegjësi individuale, integritet persona, cilësi dhe solidaritet brendapartiak. “Mendojmë se këto janë parimet tek të cilat duhet të mbështetemi dhe t’i realizojmë në kuadër të partisë sonë. Tani është momenti të bashkohemi, t’i ndihmojmë OBRM-PDUKM-së, ta kthejmë shpirtin fitues, të drejtën e anëtarëve të vendosin, ta reformojmë punën dhe të korrim…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të Armatës të Republikës së Maqedonisë (ARM) dje në Shtëpinë e Armatës në Shkup u promovua monografia “Gjeneralët ushtarak në Maqedoni (1941-2017)” nga gjeneralët në pension Mirosllav Stojanovski dhe Boris Stojanoski, raporton Anadolu Agency. Sipas autorit të monografisë, gjeneralit në pension Mirosllav Stojanovski, përfundon një proces, i cili sipas tij ka filluar me idenë për të dhënë një kontribut në shënimin e 25-vjetorit të ushtrisë dhe se ky proces është pikërisht promovimi i monografisë. “Monografia paraqet një vepër të veçantë që përmban shumë të dhëna biografike dhe të tjera për 90 gjeneralë…

Lexo më Shumë

TVM 2 do të sigurojë mbulim të procesit zgjedhor në mënyrë të balancuar, të drejtë e të paanshme, në të gjithë programin e tij, duke mundësuar kushte të njejta për qasje të barabartë në lajme, programe të vecanta informative, dhe prezentim pa pagesë, për të gjithë pjesmarrësit në procesin zgjedhor. Gjithashtu, në bashkëpunim me KSHZ-në, TVM 2 do  të informojë qytetarët për mënyrën dhe teknikën e votimit dhe me të gjitha informacionet e tjera që lidhen me procesin zgjedhor. TVM2, do të mbulojë aktivitetet zgjedhore në edicionet informative të orës 12, ku do të prezentohen vetëm lajmërime të shkurtra reth aktiviteteve të…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri për çështje europiane Bujar Osmani në një takim që ka pasur sot me Ministër Shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth ka marrë  mbështetje që Gjermania i jep Maqedonisë drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO, transmeton TetovaSot. “Mbështetjen të cilën Maqedonia e merr nga Gjermania është e rëndësisë së veçantë për progresin e mëtutjeshëm të vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Thellimi i marrëdhënieve tona të ndërsjella është tema bosht e takimit që po zhvillohet në këto momente me Michael Roth, Ministër Shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë”, ka…

Lexo më Shumë

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko – fshati Murtino në të cilin kanë marrë pjesë dy autobusë, një automjet motorik në terren dhe një automobil. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se janë përplasur autobusi “Van Holl” me targa të Shtipit, i drejtuar nga B.K. (62) nga Radovishi, autobusi “Neoplan” me targa të Shtipit i drejtuar nga Gj.J. (59) nga Gradsko Balldovci, automjeti motorik për terren “Opel Kombo” me targa të Strumicës i drejtuar nga M.M. (51) nga f.Radovo dhe automjeti i udhëtarëve “Opel Zafira me targa të Strumicës, i…

Lexo më Shumë

Një parashutist shtatëmbëdhjetë vjeçar nga Zvicra dje rreth orës 15:00 e ka humbur jetën në zonën e fshatit të Prilepit, Mazhuçishte. Siç është theksuar në buletinin e policisë, parashutisti D.V.A.H. nga Zvicra për arsye tani për tani të panjohura, ka rënë dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e filloi seancën e 12-të të seancës së gjashtë në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski. Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe…

Lexo më Shumë

Pas një angazhimi të shtuar të zv/Kryeministrit Osmani dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, projekti për pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq” mori drejtimin e duhur ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu transmeton Faktiditor.ch. Sipas tij me nënshkrimin e Protokollit me palën kosovare sot në Prishtinë, Qeveria e Maqedonisë përmbyll pjesën e detyrimeve të saj duke i mundësuar palës kosovare edhe kontraktimin e menjëhershëm të kompanisë për ndërtimin e objektit të përbashkët në pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq”.Faktiditor.

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot përmes një kumtese akuzon OBRM-PDUKM-në se me lajme të rrejshme tenton ta fsheh faktin që Qeveria e re po ulë borxhet publike të shtetit. “Përmes punës transparente dhe të përgjegjshme, Qeveria e udhëhequr nga LSDM pagoi borxhin ndaj “Deutsche Bank” prej 77,3 milionë euro, ndërsa borxhin publik e ka ulur për 31.4 milionë euro në çerekun e parë. Gjithashtu është kthyer borxhi ndaj gjitha firmave, pa kërcënime dhe pa selektime ashtu siç ka bërë OBRM-PDUKM-ja”, thonë nga LSDM. Nga kjo parti shtojnë se të kota janë tentimet e OBRM-PDUKM-së që përmes lajmeve të rrejshme të fitojnë disa pika…

Lexo më Shumë