Nuk ka vendim qeveritar për shtrenjtim të energjisë, njoftoi sot
Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev.
Në kumtesë, Kabineti i Angjushevit njofton edhe se Qeveria nuk vendos për çmimin e energjisë.
Njëherit informon se ligji i ri për energjetikë tanimë po përgatitet, ndërsa qëllimi kyç është mbrojtja e interesave të qytetarëve. Ligji është reformues, me të do të përmirësohet gjendja e përgjithshme e rregullimit të marrëdhënieve në sektorin energjetik dhe qartë do të përcaktohen rregullat për furnizim të sigurt dhe cilësor konsumatorëve me energji.
“Korniza e re ligjore përmban rregulla dhe reforma evropiane me të cilat Maqedonia do të jetë në hap me rajonin dhe proceset reformuese me të cilët vonohet me vite. Bëhet fjalë për ligj reformues që do të harmonizohet me obligimet e ndërmarra nga Bashkësia energjetike për implementim të Pakos së tretë, që paraqet set i direktivave dhe rregullativave të Bashkimit Evropian. Afati deri kur duhej të implementohet Pakoja e tretë ishte 1 janari i vitit 2015, ndërsa mosrespektimi i obligimeve të ndërmarra ishin arsye që Bashkësia energjetike evropiane të hapë kontest kundër Maqedonisë”, njofton Kabineti i Angjushevit.
Në kumtesë thuhet edhe se me implementimin e ligjit, Qeveria do ta kthejë Maqedoninë në trajektoren e liderëve në rajon në këtë .
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


