Author: Adijat

Qendra për investigime dhe analiza juridike, në kuadër të programit “Përmirësimi i cilësisë së Drejtësisë në Maqedoni përmes ndërtimit të kapaciteteve për gjykatës dhe monitorimin e reformave gjyqësore”, sot do ta promovojë analizën e shpenzimeve dhe përfitimeve “Arsyetimi ekonomik i kontesteve me vlerë të vogël”. Kjo analizë, siç citon Qendra, ofron vlerësimin e shpenzimeve në ngarkim të buxhetit shtetëror dhe shpenzimeve në ngarkim të (taksave gjyqësore dhe shpenzimeve të avokaturës) që janë të lidhur me kontestet me vlerë të vogël. Programi përkrahet nga Ambasada Britanike në Shkup.

Lexo më Shumë

Me projeksionin e dramës fantashkencë “Zvogëlimi” të Aleksander Pejn në të cilën rolin kryesor e ka Met Dejmon, mbrëmë filloi Festivali i 74-ët i filmit në Venecie. Në “Mostrën” e sivjetme në Venecie për çmimin kryesor “Luani i artë” garojnë 21 filma. “Luani i artë” do të dorëzohet në ceremoninë solemne më 9 shtator. Gjithsej do të shfaqen 71 realizime të filmave, prej bllokut hollivudian basterë deri tek dokumentarët siç është filmi i artistit kinez, Ai Veivej për krizën globale të refugjatëve. Në mesin e yjeve të cilat do të paraqiten sivjet në tapetin e kuq në Venecie do të…

Lexo më Shumë

Prokurorëve Publikë i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme duhet të debatojë për dorëheqjen e kryetarit të Këshillit, Petar Anevski, i cili të martën e dorëzoi për shkaqe personale dhe familjare. “Anëtarët e Këshillit do të vendosin për dorëheqjen time të enjten. Nëse do ta pranojnë ose jo, ky është vendim i tyre. Pavarësisht dorëheqjes, edhe më tej mbetem në funksionin anëtar të Këshillit të prokurorëve publikë pasi që jam zgjedhur nga PPTH Manastir dhe do të vazhdoj me këtë funksion deri më 1 shtator nëse pranohet dorëheqja ime. Funksioni im skadon në vitin 2020 dhe i kam edhe…

Lexo më Shumë

Në disa institucione prej nesër vendoset orar me dy turne. DAP, Drejtoria Doganore, Drejtoria për Evidencën e Regjistrave të Amzës, MPB, repartet rajonale në Sektorin për Çështje Administrative-Mbikëqyrëse, Sektori për Çështje Civile, Ministria e Mbrojtjes – sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet që të parët do të fillojnë punën me dy turne. Orari i punës në këto institucione do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 14:30 dhe nga ora 14:00 deri në orën 21:30, ndërsa do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një turn nga ora 8:00 deri…

Lexo më Shumë

Muajt e fundit janë djegur herë pas here disa nga deponitë e egra më të mëdha në vend, si ajo në Strugë, Haraçinë, Tetovë dhe  Dibër. Maqedonia edhe pa djegie deponish radhitet ndër 20 vendet me të  ndotura në botë. Pikërisht në muajin shkurt u publikua një raport i “ Eko Eksperts” në të cilin thuhej se i 17 radhitet vendi ynë.  Ambientalistë, pulmolog  e kimistë alarmojnë se djegia e deponive nuk po ndikon vetëm në ndotjen e ajrit, por edhe në ndotjen e tokës dhe ujit, gjë që rrezikon edhe përhapjen e epidemive, shkruan Almakos. Ardian Demiri, një nga…

Lexo më Shumë

Avokatja mbrojtëse në rastin “ Lagjja e trimave”, Arten Iseni , në fjalën përfundimtare përmendi parregullsi të shumta të bëra nga ana e Prokurorisë Publike sa i përket mbledhjes së provave. Ajo në seancën e sotme ( e enjte)  në Gjykatën Supreme theksoi  se ky proces ka pasur gabime të cilat nuk mund të anashkalohen, duke filluar nga Prokuroria Themelore, nga trupi gjykues etj. Sa i përket punës se Prokurorisë Themelore Publike, avokatja Iseni, tha se e njëjta nuk ka vepruar sipas rregullave ligjore, konkretisht siç përmendi avokatja  provat që Prokuroria ka mbledhur, nuk  u janë treguar të akuzuarve madje…

Lexo më Shumë

ri vite më parë, nisi projekti për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”, e pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm (2018).Gjatë kësaj kohe edhe kur po bëhen punimet, ka pasur edhe devijim të trasesë në autostradën Prishtinë-Shkup, e konfirmuar për Ndërtimi.info nga vet ministri i Infrastrukturës. E për këtë devijim, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, ka treguar se ka detyruar kompaninë që të ndërtojë një urë me gjatësi prej 520 metra. Ndërtimi i kësaj ure po bëhet për të stabilizuar rrugën në ato anë. “Me fizibilitetin që është bërë, është vërtetuar që toka nuk është stabile, kështu që…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori për mbrojtje dhe shpëtim ka keqpërdorur partinë e tij për qëllime personale, duke fituar tender, para dhe duke punësuar familjen e tij në emër të partisë. Kështu sot iu drejtuan anëtarët e Partisë së Romëve të cilën e drejton ai. Nënkryetari i partisë Rikardo Sali thotë se Shaban Saliu së fundmi ka ndryshuar sjelljen e tij. “Shaban Saliu e ka keqpërdorur partinë për tu pasuruar nga politika, ku ju mund të hulumtoni e disa e dinë se kush ishte Shaban Saliu para se të hynte në politikë, dhe me çfarë posedon tani pasi i mbaroj mandati i drejtorit për…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë aktivitetet kulturore në Sheshin Skënderbe, “DokuFest” sot me fillim nga ora 21:00 prezanton program të pasur me filma të metrazhit të shkurtër. Siç thuhet në kumtesë, aktivitetet kulturore që me datën 25 gusht filluan në Sheshin Skënderbe vazhdojnë për të shënuar në mënyrë dinjitoze hapjen zyrtare të projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshin Skenderbej. Pas Koncertit të mbajtur nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, sot festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” do të prezantojë program të pasur të filmave të metrazhit të shkurtër. Filmat që do të keni mundësinë ti…

Lexo më Shumë

Ministri i Angazhuar për Investime të Huaja Adnan Qahil, në ftesë të presidentit francez Rexehp Taip Erdogan, mori pjesë në solemnitetin me rastin e 946 vjetorit nga Beteja pranë Malazgirt. Qahil, siç informojnë nga kabineti i tij, në solemnitetin këtë fundjavë në qarkun Malazgirt ka marrë pjesë me ftesë të Erdoganit, së bashku me një numër të madh të funksionarëve turq, mes të cilëve edhe gjenerali i Armatës Hulusi Akar, zëvendëskryeministri Rexhep Akad, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu dhe ministri i Punëve të Brendshme Sulejman Sojlu. Presidenti i Republikës së Turqisë, në bisedat e ndërsjella siç qëndron në…

Lexo më Shumë

Ljupço Stojanovski, gjyshi i Tamarës që vdiq nga moskujdesi i shtetit, është në gjendje shëndetësore dhe avokatët e tij kërkojnë dënim më të arsyeshëm për sulmin ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov. Avokatët kërkojnë burg shtëpiak apo shërim pastaj burgosje për plakun Stojanovski, që qëlloi drejt Todorovit më 2 qershor, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ai është në paraburgim për tre muaj dhe prej atë ditë, sipas avokatëve, gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet. Përndryshe, Tamara është viktimë e burokracisë shtetërore të cilët nuk miratuan një fond për shërim jashtë shtetit për Tamarën e cila vdiq si pasojë e neglizhencës shtetërore. Pas vdekjes,…

Lexo më Shumë