Në disa institucione prej nesër vendoset orar me dy turne. DAP,
Drejtoria Doganore, Drejtoria për Evidencën e Regjistrave të Amzës, MPB, repartet rajonale në Sektorin për Çështje Administrative-Mbikëqyrëse, Sektori për Çështje Civile, Ministria e Mbrojtjes – sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet që të parët do të fillojnë punën me dy turne.
Orari i punës në këto institucione do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 14:30 dhe nga ora 14:00 deri në orën 21:30, ndërsa do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një turn nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Sa i përket orarit fleksibil që do të vendoset, dita e punës do të zgjatë 8 orë me çka fillimi i orarit të punës do të jetë mes orës 7:30 dhe 8:30, ndërsa përfundimi mes 15:30 dhe 16:30.
Prej nesër puna me dy turne vendoset edhe në kopshtet, të cilat do të kujdesen për fëmijët deri në orën 21 e 30 minuta. Ditë pune do të jetë çdo e shtunë e parë e muajit prej orës 8 deri në 16.
Qeveria këto reforma i vendos me qëllim që t’u dalë në vigjilje nevojave të qytetarëve.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


