Prokurorëve Publikë i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme duhet të debatojë për dorëheqjen e kryetarit të Këshillit, Petar Anevski, i cili të
martën e dorëzoi për shkaqe personale dhe familjare.
“Anëtarët e Këshillit do të vendosin për dorëheqjen time të enjten. Nëse do ta pranojnë ose jo, ky është vendim i tyre. Pavarësisht dorëheqjes, edhe më tej mbetem në funksionin anëtar të Këshillit të prokurorëve publikë pasi që jam zgjedhur nga PPTH Manastir dhe do të vazhdoj me këtë funksion deri më 1 shtator nëse pranohet dorëheqja ime. Funksioni im skadon në vitin 2020 dhe i kam edhe tre vjet për ta përfunduar funksionin anëtar të Këshillit të prokurorëve publikë”, deklaroi Anevski para
dy ditësh.
Ai tërhiqet nga funksioni i kryetarit, por edhe më tej mbetet anëtar i Këshillit.
Petar Anevski u zgjodh kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë prej 30 qershorit 2014. Por në krye të Këshillit erdhi nga Prokuroria e Lartë në Manastir.
Sipas Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të RM-së, kryetari i Këshillit zgjidhet prej anëtarëve të Këshillit, prej radhëve të prokurorëve të zgjedhur publik, me shumicë votash prej numrit të përgjithshëm të anëtarëve me votim të fshehtë. Këshilli i Prokurorëve publik, në pajtim me ligjin duhet t’i numërojë 11 anëtarë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


