Duket se për herë të parë, dy vendet, dëshironin që të zgjidhet problemi, kjo meritonte lëvdata, thotë kryetari i komunës së Selanikut Janis Butaris në intervistë për TV 100, televizioni i komunës së Selanikut. Ai shton se 25 vite nuk kishte vullnet të vërtetë për zgjidhje, por tani “mendohet se erdhi koha kur mund të zgjidhet problemi”. “Varet nga ne, varet nga ata, se vallë në fund do të ketë vullnet të mirë, dhe se vallë lëshimet e nevojshme të cilat ishin bërë nga të dyja palët janë të atilla që gjatë kohës do të normalizohen dhe nuk do të…
Author: Adijat
Marrëdhëniet miqësore dhe relacionet e vendosura mes Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të shfrytëzohen në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, veçanërisht në ballafaqimin me sfidat e sigurisë, me të cilat përballen si dy vendet, rajoni, por edhe kundër kërcënimeve globale. Atë e theksuan ministrat e Punëve të Brendshme të të dy shteteve Oliver Spasovski dhe Mevludin Nuhoxhiq pas takimit të sotëm të punës në Ohër. Si sfida kyçe, dy ministrat i potencuan luftën kundër krimit të organizuar, emigracionin, tregtinë me njerëz. Me këtë rast, u sqarua se në takim…
Me rastin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje dhe me qëllim të kultivimit të vlerave kulturore, ruajtjen dhe mbartjen e tyre në gjeneratën e ardhshme Komuna e Zhelinës e organizoi Festivalin e trashëgimisë kulturore i cili do të jetë tradicional dhe do të organizohet për çdo vit, informon MEDIAL. Ky festival ka filluar me datë 18 korrik, ndërsa do të përfundojë sot, 20 korrik 2018. Pjesë e programit të Festivalit të trashëgimisë kulturore ishin prezantimi dhe njohja nga afër me veshjet tradicionale, gatimin, veglat e punës, traditën dhe kulturën e zonës së Komunës së Zhelinës me ç’ rast u ekspozuan…
SHA ELEM ka shitur 12.000 megavatë-orë tepricë të energjisë elektrike me çmim mesatar prej 66.34 për megavatë orë. Kompania kumtoi se të ardhurat e përgjithshme nga kjo shitje e realizuar dje, është 796.080 euro. Teprica e shitur e energjisë elektrike për në shtator të vitit 2018. “Ky është ankandi i pestë për shitjen e energjisë elektrike nga fillimi i këtij viti. SHA ELEM deri më tani ka shitur gjithsej 217.560 megavatë-rë me të ardhura të përgjithshme prej 11.595.638 euro”, thekson kompania.
Martina, Adelina, Nikolla dhe Antonio, katër fëmijë me aftësi të kufizuara fituan jetë të re, asi sot ishte hapur Shtëpia e vogël grupore në fshatin Timjanik të Negotinës. Ata këtu janë si një familje e vogël, pasi e lëshuan Entin Special Demir Kapi, në suaza të procesit të deinstitucionalizimin. Siç tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ata tani fituan jetë dinjitoze. Ajo shfaqi mirënjohje të madhe deri te UNICEF-i, UNDP, Lidhja e Defektologëve, komunat të cilat e pranojnë këtë koncept dhe kryetari i negotinës. Paraprakisht tre fëmijët e tjerë ishin akomoduar në një shtëpi të vogël grupore…
Vozitja në kushte të natës sjell shumë pasoja, kërcënime potenciale dhe rreziqe nga aspekti i rrjedhës së sigurt të komunikacionit dhe pikërisht për këtë Këshilli republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve (KRSKRR) këshillon për vozitje më të lehtë me vozitjen e natës. Për pamje më të mirë, tendosje më të vogël dhe lodhje më të vogël gjatë vozitjes në kushte të natës, dritat, retrovizorët, xhamat e përparme dhe xhamat anësore, gjithmonë duhet të jenë maksimalisht të pastra. Nga KRSKRR theksojnë që shoferët me probleme serioze me shikim, më së miri është që të mos marrin pjesë në komunikacion, veçanërisht…
Neto rroga mesatare e paguar mujore për një të punësuar, në maj të këtij viti arrin 24.059 denarë dhe është për 7,1 për qind më e lartë nga maji i vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë. Rritja e këtillë i përket, para se gjithash rritjes së neto rrogës të paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët: Objekte për akomodim, dhe veprimtari servise me ushqim (23.1 për qind), inancim i veprimtarive dhe veprimtari të sigurimeve (17.4 për qind) dhe Informacione dhe komunikimeve (15,3 për qind). Rritja në krahasim me muajin e ardhshëm është regjistruar në sektorët: Veprimtari…
Ministri i Kulturës Asaf Ademi deklaroi se grupi i punës për projektin “Shkupi 2014” pandërprerë punon dhe konkluzionet i dorëzon deri te Qeveria, e cila do të vendosë për veprim të mëtutjeshëm. Bashkëpunojnë tha, edhe me Prokurorinë Speciale Publike për procedurat që i kanë hapur. “Grupi i punës i ‘Shkupi 2014’ punon me kapacitet të plotë dhe për disa nga objektet të cilat janë lëndë e shqyrtimit tashmë ka konkluzione të cilat janë deleguar deri te Qeveria. Pritet Qeveria të sjellë konkluzione për veprim të mëtutjeshëm. Në raport të PSP-së ajo tashmë ka hapur disa procedura. Ne jemi në bashkëpunim…
Shtatëdhjetë incidente dhe vepra nga urrejtja ka regjistruar Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në vitin 2017. Pjesa më e madhe e tyre, gjegjësisht në 35 incidente, bazë ka qenë përkatësia politike, ndërsa në 30 kombësia. Më së shumti nga veprat – 34 kanë qenë dhunë, në 30 ka pasur dëmtim të pronës, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pasur, gjithashtu, në 30 vepra. Këto të dhëna, të përmbajtura në Raportin e Komitetit të Helsinkit për krim nga urrejtja, sipas Urania Pirovskës, tregojnë n[ faktin se shumë po flitet për tejkalimin e stereotipave, për parandalim të gjuhës së…
Deri në fund të vitit duhet të miratohet ligj për realizimin e interesit publik në kulturë, që sipas këtij dikasteri është i dyti me rëndësi pas miratimit të Strategjisë nacionale në kulturë 2018- 2022. “Ligji i vjetër për kulturë ka mbushur 20 vite dhe deri tani i ndryshuar 16 herë. Opinioni në kulturë shumë herë ka konstatuar se ai është anakronik dhe nuk paraqet kërkesat e reja në normimin e kulturës në Maqedoni. Në një masë, ai ligj u tregua retrograd në raport me disa vendime dhe në kundërshtim me kërkesat e publikut në kulturë”, ka thënë ministri i Kulturës,…
Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Lupço Janevski dhe drejtori i Agjencisë për emigrim Nikolla Shallvarinov nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Me këtë, siç kumtoi APTM, u konfirmua dëshira për qasje më aktive të të dy institucioneve në sferën e turizmit. “Memorandumi për bashkëpunim nënkupton intensifikimin e bashkëpunimit, por edhe pasurimin e promovimit të vendit përmes projekteve të cilat janë në interes të emigrantëve nga Maqedonia. Njëkohësisht nënkupton fillim të vizitave nga emigrantët dhe rekomandimet e tyre për vizitë të Maqedonisë nga turistë të tjerë potencialë gjatë gjithë botës”, informon APTM. Përfshirja e Agjencisë për promovim dhe…
Dje rreth orës 15.00, personi H.F. 46-vjeç nga fshati Reçicë e Vogël, së pari i ka fyer dhe pashtruar pjesëtarët e policisë, dhe më pas edhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre, deri sa ata kanë qenë duke marr masa, rreth denoncimit të një ankesës për dëmtime në të mbjellat në fushën e tij. Personi H.F. e ka kapur pjesëtarin e policisë për fyti, dy tre herë e ka grushtuar në pjesën e gjoksit, dhe është sjellë në mënyrë agresive, edhe ndaj pjesëtarëve tjerë të policisë, dhe ka vazhduar të jep rezistencë aktive. Menjëherë H.F. është privuar nga liria…