Deri në fund të vitit duhet të miratohet ligj për realizimin e interesit publik në kulturë, që sipas këtij dikasteri është i dyti me rëndësi pas miratimit të Strategjisë nacionale në kulturë 2018- 2022.
“Ligji i vjetër për kulturë ka mbushur 20 vite dhe deri tani i ndryshuar 16 herë. Opinioni në kulturë shumë herë ka konstatuar se ai është anakronik dhe nuk paraqet kërkesat e reja në normimin e kulturës në Maqedoni. Në një masë, ai ligj u tregua retrograd në raport me disa vendime dhe në kundërshtim me kërkesat e publikut në kulturë”, ka thënë ministri i Kulturës, Asaf Ademi në hapjen e debatit të parë publik për Propozim-ligjin ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve kulturore.
Ademi ka theksuar se me ligjin e ri do të vendoset kornizë normative që do të sigurojë stimulim, ndihmë dhe avancim të kulturës në shtet dhe se janë të mirëseardhura gjitha propozimet nga punonjës kulturor dhe institucione. Ai ka ftuar të jenë më të angazhuar në procesin e krijimit të ligjit. Ndërkohë, Zllatko Teodosievski, koordinator i ligjit dhe këshilltar i posaçëm i ministrit ka njoftuar mbi risitë. Mes kësaj është shfuqizimi i funksionit drejtor artistik, në vend që të propozohet Këshill
programor si trup drejtues në institucionet nacionale dhe kulturore. Me ligjin parashihen reforma në financimin, para së gjithash në Ministrinë e Kulturës, përmes risive
në mënyrën e organizimit të konkurseve vjetore dhe në segmente tjera që janë me rëndësi në financimin e kulturës. Risi ka edhe në punën e institucioneve nacionale në përcaktimin e kompetencave të Këshillave drejtues.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


