Shtatëdhjetë incidente dhe vepra nga urrejtja ka regjistruar Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në vitin 2017. Pjesa më e madhe e tyre, gjegjësisht në 35 incidente, bazë ka qenë përkatësia politike, ndërsa në 30 kombësia. Më së shumti nga veprat – 34 kanë qenë dhunë, në 30 ka pasur dëmtim të pronës, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pasur, gjithashtu, në 30 vepra.
Këto të dhëna, të përmbajtura në Raportin e Komitetit të Helsinkit për krim nga urrejtja, sipas Urania Pirovskës, tregojnë n[ faktin se shumë po flitet për tejkalimin e stereotipave, për parandalim të gjuhës së urrejtjes, dhe se shumë pak po bëhet në praktikë.
“Nevojitet që seriozisht të kuptohet se gjuha e urrejtjes, sepse mostejkalimi do të thotë produksion i incidenteve dhe veprave penale nga urrejtja”, tha Pirovska në konferencën e sotme për shtyp. Sipas Hajdi Shterjova-Simonoviq, nga Komiteti i Helsinkit, duhet të theksohet edhe fakti që edhe krahas kësaj ata vitin e kaluar kanë konstatuar 70 vepra nga urrejtja, ndërsa MPB ka denoncuar vetëm dy, dhe një në mënyrë shtesë për të cilën udhëhiqet procedurë gjyqësore. Për këtë, tha ajo,
nevojitet që edhe institucionet edhe qytetarët të mësohen t’i njohin veprat e tilla. Si vepra të urrejtjes, nga Komiteti i Heksinkit i konsiderojnë edhe ngjarjet e 27 prillit, në të cilat, siç theksojnë u ka paraprirë gjuha e urrejtjes, por edhe vrasja e tifozit të “Komitëve” Nikolla Sadovski.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


