Ministri i Kulturës Asaf Ademi deklaroi se grupi i punës për projektin “Shkupi 2014” pandërprerë punon dhe konkluzionet i dorëzon deri te Qeveria, e cila do të vendosë
për veprim të mëtutjeshëm. Bashkëpunojnë tha, edhe me Prokurorinë Speciale Publike për procedurat që i kanë hapur.
“Grupi i punës i ‘Shkupi 2014’ punon me kapacitet të plotë dhe për disa nga objektet të cilat janë lëndë e shqyrtimit tashmë ka konkluzione të cilat janë deleguar deri te Qeveria. Pritet Qeveria të sjellë konkluzione për veprim të mëtutjeshëm. Në raport të PSP-së ajo tashmë ka hapur disa procedura. Ne jemi në bashkëpunim të tërësishëm me to dhe të gjitha dokumentet që i kërkojnë, ne i sigurojmë, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve ministri Ademi, i cili sot e hapi debatin e parë për Propozim-ligjin për realizimin e interesit publik në kulturë. Në lidhje me “Shkupi 2014”, këshilltari në Ministrinë e Kulturës, Zllatko Teodosievski, deklaroi se tani shqyrtojnë disa përmendore për të cilat ka interesim nga komunat, duke e potencuar Velesin dhe Ohrin.
“Ka disa komuna të cilat duan, eventualisht, t’i marrin ato përmendore, dhe, nëse mendoni në mënyrë racionale, ato edhe përkasin atje. Por sërish, mbetet problemi në procedurat sepse ato përmendore janë të vendosura në mënyrë joligjore. Ndërsa nëse janë të vendosura në mënyrë joligjore në Shkup, joligjore janë edhe për Velesin dhe Ohrin. Mendoj se do të propozojmë që Kuvendi ta ndërmarrë punën dhe të sjellë vendim, sepse është trupi i vetëm kompetent për këtë lloj të përmendoreve”, tha Teodosievski.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


