Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për furnizime publike, me procedurë të shkurtuar, me të cilin propozohet heqja e Këshillit për furnizime publike, është në rend dite të seancës së sotme të 19-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. “Qëllimi i ndryshimeve është që të largohen procedurat e panevojshme burokratike që çojnë deri në uljen e efikasitetit dhe ekonomizimit të procedurave për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime publike dhe e rrezikojnë realizimin e kapitullit të shfrytëzimit racional dhe efikas të mjeteve publike. Gjithashtu, do të tejkalohet mbulimi i panevojshëm i disa kompetencave të Këshillit për furnizime publike me organe dhe…
Author: Adijat
Ministria e Kulturës sot nga ora 12 në galerinë Stacioni i Vogël do ta organizojë debatin e tretë publik rreth propozim tekstit për strategji në kulturë 2018-2022. Këtë debat publik Ministria e përgatit në bashkëpunim me shoqatat e pavarura Kult-Tranzen dhe Jadro. Pas fjalimeve hyrëse të përfaqësuesve të Ministrisë, grupi i punës dhe shoqatat, do të vijojë diskutim me pyetje dhe sugjerime për projekt-tekstin, e pastaj debati do të vazhdojë në shtatë grupe të ndara sipas veprimtarive. Nga ora 15 do të organizohen edhe info-sesione sipas veprimtarive për aplikuesit e interesuar për Konkursin për Programin vjetor, i cili zgjat deri…
Në Agjencinë për punësim sot do t’ju ndahen certifikata të personave të papunë të cilët me sukses e kanë kryer kursin “Nëpunës për kontabilitet”. Kursi është pjesë e trajnimeve për plotësimin e punëve të kërkuara në tregun e punës, të financuar nga BE-ja. Certifikatat do t’i ndajnë udhëheqësi i Qendrës për punësim të Qytetit të Shkupit, Borçe Bozhinovski dhe përfaqësuesi nga Konzorciumi i Poli Projekt, LART dhe Qendra edukative “Vizia”, e cila është realizues i projektit.
Zhvillimi i konceptit progresiv të sistemit për zbulim të hershëm të zjarreve pyjore, i cili përfshin rrjet të senzorëve, kamera dhe fluturake pa pilot (drone) është qëllimi i seminarit të titulluar “Sistem progresiv për parandalim dhe detektim të hershëm të zjarreve pyjore” i cili do të mbahet sot në Berovë në organizim të Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihaillo ApostollskiShkup”. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në hapje të seminarit do të mbajnë fjalime projekt menaxheri i projektit, nënkoloneli Nikolla Kletnikov, koordinatori i projektit, profesor Piter Pejn nga Universiteti për shkenca aplikative Fulda, Gjermani dhe dekani i Akademisë ushtarake, koloneli Orce Popovski.…
Shtatë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej nëntë aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material. Siç informojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e gjashtë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa katër persona janë përjashtuar nga trafiku për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit. Gjithsej 14 shoferë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit. Janë…
Pas dy orëve e 40 minuta trafiku sërish është normalizuar në rrugën Vallandovë-Marvinci, kumtoi LAMM. Trafiku ishte ndërprerë në orën gjashtë të mëngjesit në të dy drejtimet për shkak të aksidentit të trafikut në atarin e fshatit Brajkovc.
Maqedonia ka ligjin më të mirë në Evropë për mbrojtjen e informatorëve, por zbatimin me të keq. Informacioni që ata përcjellin është falas dhe plasim i të njëjtit mund të sjellë ndryshime të mëdha në një shtet, apo në sferën ku është bërë keqpërdorimi. Në raste të tilla abuzuesit janë të gatshëm të bëjnë çmos për të ruajtur pushtetin që zotërojnë, pikërisht në këtë rast duhet të jetë aktivi ligji, sepse i njëjti duhet të mbrojë informatorët nga kërcënimet dhe rreziqet që u kanosen për shpalosjen e të vërtetës. Në Maqedoni tani është koha për të bërë ndryshim të tillë,…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, dje në kabinetin e tij priti një delegacion të lartë të UNDP-së në krye me përfaqësuesen e përhershme për Maqedoni, Luiza Vinton. Taravari, qëndron në kumtesën e Komunës së Gostivarit e njoftoi Vintonin me programin zgjedhor, i cili tashmë duhet të implementohet në praktikë duke përfshirë sferat më jetike siç janë arsimi, mbrojtja e ambientit jetësor, zbutja e papunësisë, zhvillimi ekonomik lokal, transparenca dhe llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit e të tjera. Me këtë rast kryetari i komunës vuri në dukje, se nga ish kryetari ka trashëguar arkën e zbrazur me borxhe enorme, lartësia…
Komiteti i Helsinkit sot përmes një kumtese ka reaguar për mosvotimin e djeshëm të rekomandimeve të grupit të ekspertëve të Rajnhard Pribe të përmbatjura në Raportin e Avokatit të Popullit në Kuvend, për shkak të kuorumit të pamjaftueshëm të deputetëve të pranishëm. “Kuvendi i RM-së refuzoi ta obligojë Qeverinë që ta përmirësojë gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut me masa konkrete të përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit. U bëjmë apel qytetarëve, veçanërisht shumicës qeveritare, që në një afat sa më të mundshëm të shkurtër t’i votojnë masat e përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit ku…
Qeveria sot do ta mbajë seancën e 36-të në të cilën do të shqyrtojë çështje nga shumë fusha dhe mes tyre edhe Propozim-ndryshimet e Ligjit për nëpunësit administrativë. Në rend dite të seancës është Dekreti për sistemimin e mallrave të caktuara në Nomenklaturën e kombinuar në pajtim me rregullativat e Komisionit evropian, ndërsa në propozim të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike do të shqyrtohet informacioni për arritjen e memorandumit për mirëkuptim me Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim për programin për zhvillimit të balancuar të qëndrueshëm dhe inkluziv rajonal. Në propozim të Sekretariatit të përgjithshëm, ministrat do të debatojnë edhe për…
Me këtë rast kryetari i komunës vuri në dukje, se nga ish kryetari ka trashëguar arkën e zbrazur me borxhe enorme, lartësia e të cilave akoma saktësish nuk dihet. Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti dje në kabinetin e tij një delegacion të lartë të UNDP-së në krye me përfaqësuesen e përhershme për Maqedoni, znj. Louiza Vinton. Taravari e njoftoi znj. Vinton me programin zgjedhor i cili tashmë duhet të implementohet në praktikë duke përfshirë sferat më jetike siç janë arsimi, mbrojtja e ambientit jetësor, zbutja e papunësisë, zhvillimi ekonomik lokal, transparenca dhe llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit e…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kroacisë, realizoi takime me përfaqësues të lartë politik të Parlamentit Kroat, mes të cilëve me nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Zheljko Rajner, me nënkryetarët e Komisionit për çështje evropiane dhe Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq dhe Miro Kovaç, ku u hap tema e bashkëpunimit mes dy parlamenteve, bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit evropian, si dhe perspektivat evropiane të tërë rajonit. Zëvendëskryeministri Osmani,…