Komiteti i Helsinkit sot përmes një kumtese ka reaguar për mosvotimin
e djeshëm të rekomandimeve të grupit të ekspertëve të Rajnhard Pribe të përmbatjura në Raportin e Avokatit të Popullit në Kuvend, për shkak të kuorumit të pamjaftueshëm të deputetëve të pranishëm.
“Kuvendi i RM-së refuzoi ta obligojë Qeverinë që ta përmirësojë gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut me masa konkrete të përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit. U bëjmë apel qytetarëve, veçanërisht shumicës qeveritare, që në një afat sa më të mundshëm të shkurtër t’i votojnë masat e përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit ku janë nënvizuar rekomandimet e Pribes”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.
Theksojnë se implementimi i rekomandimeve nga raporti i grupit të ekspertëve i kryesuar nga Pribe duhet të jetë prioritet kryesor i Kuvendit dhe Qeverisë që shteti ta përshpejtojë procesin eurointegrues, si dhe të sigurojë mbrojtje efikase të të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Është joserioze që shumicë qeveritare të mos sigurojë kuorum për votimin e masave të tilla jashtëzakonisht të rëndësishme. Përkujtojmë se grupet e deputetëve në shtëpinë ligjdhënëse duhet t’i kenë prioritet të drejtat dhe liritë e njeriut në punën e tyre dhe të rekomandimeve të mos lejojnë aspektet teknike si mospasje të mjaftueshëm të deputetëve në votim të pengojnë në zbatimin e prioriteteve kryesore në procesin e reformave”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


