Me këtë rast kryetari i komunës vuri në dukje, se nga ish kryetari ka trashëguar arkën e zbrazur me borxhe enorme, lartësia e të cilave akoma saktësish nuk dihet.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti dje në kabinetin e tij një delegacion të lartë të UNDP-së në krye me përfaqësuesen e përhershme për Maqedoni, znj. Louiza Vinton.
Taravari e njoftoi znj. Vinton me programin zgjedhor i cili tashmë duhet të implementohet në praktikë duke përfshirë sferat më jetike siç janë arsimi, mbrojtja e ambientit jetësor,
zbutja e papunësisë, zhvillimi ekonomik lokal, transparenca dhe llogaridhënia, lufta kundër korrupsionit e të tjera.
Me këtë rast kryetari i komunës vuri në dukje, se nga ish kryetari ka trashëguar arkën e zbrazur me borxhe enorme, lartësia e të cilave akoma saktësish nuk dihet.
Njëherit, Taravari falënderoi znj.Vinton për bashkëpunimin e deritashëm me komunën e Gostivarit, duke shprehur gatishmëri për një bashkëpunim akoma më të thellë dhe më transparent në të ardhmen, duke e siguruar atë se ai administrata komunale do të jenë partnerë të denjë për bashkëpunim.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni znj. Louiza Vinton, uroi kryetarin Taravari për detyrën e re dhe shprehu gatishmëri që krahas projekteve aktuale të financuara nga ana e UNDP-së, në të ardhmen të financohen projekte akoma më të mëdha dhe më të rëndësishme.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Gashi në Sofje: Dialogu është çelësi i rajonit, RMV kërkon proces të drejtë eurointegrues
- (VIDEO) Ulet për 300% vdekshmëria te Klinika e Fëmijëve
- 18 vite padrejtësi, politikanët që premtuan dhe nuk e zgjidhen rastin ALFA!
- VLEN përsërit akuzat ndaj Ejup Rustemit
- Ndërron jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski
- (VIDEO) Taravari: Mund të hyjmë në Qeveri me marrëveshje të re, Mickoski ia rikujton ”Gjoka”-n
- (VIDEO) Nuk ka libra të reja për nxënësit e klasës së nëntë dhe të vitit të tretë
- Të paktën 40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin

