Author: Adijat

Regjim i veçantë trafiku në rrugën në Arena Telekom City në parkun e Qytetit dhe VIP Arena, do të vendosë nesër dhe pasnesër SPB Shkup për shkak të koncertit të paralajmëruar, ndeshjes së futbollit Maqedoni – Norvegji dhe ngjarjeve të tjera sportive (garë atletikë dhe ndeshje hendbolli). Nesër nga ora 18:30 do të ketë ridrejtim të trafikut në rrugët përreth stadiumit të futbollit në parkun e Qytetit, dhe nga ora 20:00 për shkak të një ngjarjes në arenën VIP periodikisht do të ketë ridrejtim të trafikut përreth objektit, bulevardi “8 Septemvri” dhe rruga “Bledski dogovor” . Të dielën, megjithatë, nga…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela nuk del prej qeverie. Orët po përfundojnë për të vendosur se kush do të jetë në vend të Arben Taravarit. Lufta bëhet me e ashpër në selinë e ASH-së mes degës së Tetovës dhe Gostivarit. Të gjithë e duan këtë ministri një për tu treguar se do të bëjnë reforma në shëndetësi dhe dy se është ministria më me shumë buxhet në qeverinë e Zaevit. Sela sërish emrin e ministrit të ri e mban ne xhep, nuk e tregoi as në debatin e tij të fundit. Burimet e besuara të portalit TetovaSot thonë se kanë ngelur dy emra…

Lexo më Shumë

Realisht është që vitin e ardhshëm gjatë kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian të zvogëlohet çmimi i roamingut me Maqedoninë dhe me shtetet tjera nga Ballkani Perëndimor, vlerësoi ministri i Transportit , Teknologjive Informatike dhe Komunikimeve, Ivajlo Moskovski. Siç sqaroi, Bullgaria ka përgatitur memorandum me të gjitha shtetet nga Ballkani Perëndimor për zvogëlimin e çmimeve në roaming. Ato janë memorandume në nivel shtetëror, e jo evropian, e të cilat do të japin “dritë të gjelbër” që operatorët t’i zvogëlojnë çmimet për bisedë, porosi dhe internet në roaming, transmetoin DPA. Moskovski në fillim të muajit deklaroi se pret që…

Lexo më Shumë

Ministri pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, pas një muaji të konsultimeve, sot nënshkruajti vendimin për krijimin e grupit të punës për Strategjinë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën, i përbërë nga përfaqësues të ministrive që kanë kompetenca në fushat e rëndësishme për Diasporën dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, si dhe individët që punojnë mbi çështjet dhe temat e lidhura me Diasporën. Ky është hapi i parë drejt asaj që qëndrojmë dhe kjo është një qasje institucionale për ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes institucioneve dhe Diasporës, në të njëjtën kohë…

Lexo më Shumë

Katër deputetë nga radhët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së pritet ta braktisin atë dhe të kalojnë në radhët e koalicionit të LSDM-së. Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime të deputetëve nga radhët e shumicës parlamentare. Gjasat janë që të kalojnë tre deputetët e Partisë Socialiste të Lubisav Ivanov – Xingo, por edhe një ose dy deputetë të pakicave, serb dhe boshnjak. Deri tani një deputet i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Çedomir Sazdovski ka kaluar si deputet i pavarur dhe se ai siç mësohet ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur maxhorancën. Nuk dihet se cili do të jetë pozicioni i PDSH,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Artan Grubi dje mori pjesë në hapjen e Konferencës së parë plenare të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, zëvendëskryetarin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Xhes Bejli, shefin për punë politike, juridike dhe të brendshme, informata dhe komunikim nga Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Llukash Hollub, dhe zëvendësministrin e Politikës së Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Ivan…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët kërkon që Vesel Memedi të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi që e pa veten e tij se sa vota grumbulloi në zgjedhjet e fundit. Kjo kërkesë po bëhet nga Aleanca për Shqiptarët në Gostivar, por edhe nga strukturat e larta të kësaj partie. “Vesel Memedi nuk ka dinjitet për të mbajtur mandatin e deputetit që e fitoi falë votave dhe pranisë së tij në listën tonë udhëheqëse për deputetë në zgjedhjet parlamentare. Me tradhëtinë që ia bëri ASH-së, ai duhet menjëherë të dorëzojë mandatin dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij. Dëshmia se ai nuk ka përkrahje dhe…

Lexo më Shumë

Kryetar i ri i Gjykatës Penale, Ivan Dzolev, sot u betua para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, njofton Almakos. Me këtë ceremoni, ai zyrtarisht mori detyrën e njeriut të parë të Gjykatës Penale dhe në ceremoninë që premtoi të punojë në interes të qytetarëve. Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, në një seancë të mbajtur më 8 nëntor me 11 vota “për” dhe dy “kundër”, zgjodhi Dzolevin si kryetar të Gjykatës Themelore Shkup 1. Gjyqtari Olja Ristova, siç u tha në seancë, e tërhoqi kandidaturën për kryetarin e Gjykatës Penale të Shkupit. Më parë, u konfirmua dorëheqja…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nesër në kongresin e jashtëzakonshëm në Ohër duhet ta zgjedhë kryetarin e ri. U.d. i deritanishëm kryetari Darko Dimovski është kandidat i vetëm për liderë të ardhshëm të LSM-së. Vendimi, që Dimovski të jetë kandidat për kryetar LSM-së, paraprakisht kaloi në seancat e Këshillit dhe Kryesisë së lSM. Krahas Dimovskit, kandidatura për lëider sindikal kanë parashtruar edhe kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidim. Presidenti i OJSHQM Grujovski…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2017/2018 do të ndajë gjithsej 2.890 bursa për studentët e rregullt të regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë i universiteteve publike dhe private dhe institucionet për arsim të lartë. Sipas Konkursit, të cilin MASH e publikoi sot, do të ndahen 1.500 bursa për studentë nga kategoritë sociale, si dhe 630 bursa (590 bursa për studentët e regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë dhe 40 bursa për studentë të regjistruar në studimet universitare, nga cikli i parë në universitetet private…

Lexo më Shumë

Fjalori i parë i ilustruar Shqip-Мaqedonisht/Maqedonisht-Shqip për fëmijë sot do të prezantohet edhe para nxënësve në SHF “Goce Dellçev” nga Gostivari. Fjalori përmban 4.500 fjalë nga dy gjuhët dhe është ndërmarrë nga programi mësimor nga klasat më të larta në arsimin fillor. Fjalorin do të prezantojë komisari i lartë për pakica kombëtare të OSBE-së – Komisariati i lartë për pakica kombëtare (KLPK) Lamberto Zanier. “Fjalori është në linjë të mbështesë afatgjate të KLPK-së për politika të orientuara ndaj tejkalimit të ndarjeve në sholla dhe në shoqëri si tërësi. Zgjerimi i vëllimit të mjeteve për mësimin e gjuhës për nxënësit e…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se i vetmi aktorë politik brenda Qeverisë i cili dëshiron që Aleancën për Shqiptarët të mos e shohë më aty, që të mos e këtë në koalicion qeverisës është BDI-ja dhe Ali Ahmeti, por sqaron se ASH ndodhet në qeveri, sepse ka marrë përgjegjësi dhe se do të alarmojë nëse qeveria aktuale fillon t’i ngjajë të vjetrës, shkruan Almakos. Lidhur me këtë deklaratë, analisti Ismet Ramadani, thotë se BDI duhet të ndryshojë praktikën e zbatuar gjatë shumë viteve,  konkretisht  të mos synojë që në koalicione qeveritare, të jetë e vetmja parti shqiptare.…

Lexo më Shumë