Regjim i veçantë trafiku në rrugën në Arena Telekom City në parkun
e Qytetit dhe VIP Arena, do të vendosë nesër dhe pasnesër SPB Shkup për shkak të koncertit të paralajmëruar, ndeshjes së futbollit Maqedoni – Norvegji dhe ngjarjeve të tjera sportive (garë atletikë dhe ndeshje hendbolli).
Nesër nga ora 18:30 do të ketë ridrejtim të trafikut në rrugët përreth stadiumit të futbollit në parkun e Qytetit, dhe nga ora 20:00 për shkak të një ngjarjes në arenën VIP periodikisht do të ketë ridrejtim të trafikut përreth objektit, bulevardi “8 Septemvri” dhe rruga “Bledski dogovor” .
Të dielën, megjithatë, nga ora 16:00 e deri në orën 18:00 për shkak të garës atletike të mbyllur për trafik do të jenë sheshin “Pela” (fillimi i garës), majtas nga kalimi nëntokësor QTQ, në të djathtë nëpër rrugën, “Filipi Vtori”, në të djathtë në bulevardin “11 Otomvri”, në të djathtë në rrugën “Nikola Vapsarov”. Pastaj, nga ora 19:00 për shkak të ndeshjeve të hendbollit Metalurg – Montpellier në arenën VIP do të ketë ridrejtim periodik të trafikut në bulevardin “Osmi Septemvri” dhe rrugës
“Bledski dogovor”.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni


