Author: Adijat

Mundësitë për aktivizim të marrëdhënieve mes ministrive për punë të jashtme, bashkëpunim i ndërsjellë gjatë ndonjë katastrofe, përkrahje në ushtrime dhe përgatitje të ushtarëve nga ana e Armatës së Maqedonisë, bashkëpunimi në sferën e telekomunikimeve, investimet dhe energjetika janë çështjet që do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së parë të qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë që do të mbahet me 23 Nëntor në Strumicë. Organizimi i mbledhjes midis dy qeverive u vendos gjatë kohës së vizitës zyrtare të kryeministrit bullgar Bojko Borisov në Shkup në fillim të korrikut të këtij viti, kur edhe u firmos marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe…

Lexo më Shumë

Shqiptarët i prijnë listës së të dënuarve me burg të përjetshëm. Nga gjithsej 39 të burgosur, të cilëve u është shqiptuar dënimi maksimal me burg të përjetshëm, 20 prej tyre janë shqiptarë, pa përfshirë në këtë numër 7 të dënuarit në rastin “ Lagjja e trimave”, mëson Almakos nga burime jozyrtare. Në periudhën kohore 2006-2008 numri i të dënuarve me burg të përjetshëm ishte rreth 12, që do të thotë se gjatë këtyrë 9 viteve ky numër është rritur me 27 të burgosur. Pasi kontaktuam me Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve, zyrtarisht prej tyre kërkuam edhe informacion për përkatësinë etnike…

Lexo më Shumë

FJALOR I OKSFORDIT PËR ISLAMIN Shtëpia Botuese Logos-A po rritet nga dita në ditë. Janë të shumta veprat që janë botuar nga Logos-A, vepra që dikur ishin privilegj vetëm i shtëpive të mëdha botuese dhe gjuhëve botërore. Një nga këto vepra që ka një vlerë të madhe në katalogun e Logos-A është edhe përmbledhja leksikografike me titull “Fjalor i Oksfordit për Islamin”, fryti një numri të madh autorësh, nën kujdesin e John L. Esposito. Për më shumë: https://www.facebook.com/LogosATirane/photos/a.849134951901683.1073741828.848004995348012/1042269652588211/?type=3&theater

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris gjatë vizitës në Shkup sërish e përdori emrin “Maqedoni”, duke emëruar vendin fqinj, komentojnë sot mediat greke. Duke folur në gjuhën angleze para gazetarëve Butaris pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, propozoi takimi i ardhshëm i kryeministrave të Greqisë dhe “Maqedonisë” të mbahet në Selanik, theksojnë mediat greke. Përkujtojnë se Butaris edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar e ka përdorur emrin Maqedoni në një intervistë për një stacion televiziv. Butaris dje qëndroi në Shkup në suaza të tentimeve për implementim të masave të besimit mes të dy vendeve dhe gjatë kësaj realizoi takim me…

Lexo më Shumë

Me Bullgarinë nuk jemi vetëm miq, por u bëmë edhe aleatë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Televizionin kombëtar bullgar – BTV. “Maqedonia fitoi me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa nuk humbi asgjë. Ne flasim në gjuhën në të cilën kuptohemi. Vetëm së bashku mund të ndihmohemi mes vete dhe të shkojmë përpara”, deklaroi Zaev. Ai tha se edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë do të ratifikohet deri në fund të vitit. Shefi i Qeverisë së Maqedonisë i dha mbështetje të fuqishme Korridorit 8. “Na nevojitet lidhshmëri ekonomike nga Durrësi përmes…

Lexo më Shumë

Fiset Ilire, enkelejdët dhe dasaretët për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme në Maqedoni, sipas teksteve shkollore të lëndës së historisë, vazhdojnë të mbesin maqedonas. Gabime të qëllimshme apo rastësi, këtu lindin dyshime. Pos gabimeve historiografike që po i hasin mësimdhënësit në librin e historisë dhe gjeografisë, të pashmangshëm janë gabimet edhe në librin e kulturës qytetare, ku shqiptarët i quajnë si të prapambetur dhe të pakulturuar. Ndërkaq, në tekstin e lëndës së muzikës, nxënësit shqiptarë përveç se mësojnë këngë të përkthyera nga gjuha maqedonase dhe kompozitorë të huaj, motivet e atyre këngëve flasin për komunizmin jugosllav të Titos,…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në sesionin plenar të pasdites të Konferencës së 23-të të Palëve të UNFCCC (COP 23), informoi për përparimin e Maqedonisë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Parisit për klimën. Makraduli, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka thënë se Maqedonia para dhjetë viteve e ka ratifikuar Marrëveshjen e Parisit dhe se me përkushtim bashkëngjitet në përpjekjet globale për ballafaqim me ndryshimet klimatike dhe për mundësimin të rritjes dhe zhvillimit të karbonit të ulët. “Jemi të angazhuar për #AksionKlimatik# Por, duhet të gjejmë mekanizëm për mbështetje financiare shtesë me qëllim…

Lexo më Shumë

Raporti monitorues i “Ombudsmanit midis qytetarëve dhe institucioneve” sot do të prezentohet në Strumicë në organizim të OJQ Infoqendrës dhe Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut të Republikës së Maqedonisë. Në ngjarje do të prezantohen edhe konstatimet prej monitorimit të punës së Avokatit të Popullit dhe prej fokus-grupeve të organizuara me gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile nga Strumica, Shtipi, Manastiri, Tetova dhe Shkupi. Në prezentim do të flasin edhe Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, zëvendësi i Avokatit të Popullit në Zyrën rajonale të Strumicës, Sllavço Timov, drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut,…

Lexo më Shumë

Rezultate nga hulumtimi për potencial të përgjithshëm tregtar në Maqedoni dhe analizë për internet shitje të prodhimeve për konsum të gjerë do të prezantohen në Konferencën për marketing digjital AllWeb, që do të mbahet sot në Shkup. Hulumtimi është realizuar për nevojat e konferencës nga ana e Insajder ID, agjenci për hulumtim të tregut. Rezultatet do t’u përgjigjen pyetjeve: sa nga shfrytëzuesit e Internetit në Maqedoni blejnë onlajn; cilës grupmoshë u përkasin blerësit; në cilin drejtim do të zhvillohet onlajn tregu në të ardhmen etj. Në konferencë do të debatohet për atë se nëse kompanitë nga Maqedonia janë të përgatitura…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë vazhdimet e seancave të tetë, dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë. Në rend dite të vazhdimit të seancës të tetë, ndër të tjerat, është propozim vendimi për emërim në funksionin zëvendës të sekretarit të përgjithshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në vazhdimin e seancës së 12-të deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim vendimet për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarimin dhe lëshimin e bonove me vlerë, të gjitha në procedurë të shkurtuar. Në seancën e 13-të deputetët do të debatojnë për interpelancat për punën e…

Lexo më Shumë

Galeria Kombëtare e Maqedonisë sonte nga ora 20 në Çifte Hamam do të hapë ekspozitë të pavarur të skulpturave nga Xhezair Rexhepi. Arsimimin akademik Rexhepi (1983) e ka marrë në Fakultetin për Arte Figurative në Tetovë, ndërsa pas diplomimit punon në Qendrën konservatore në Gostivar. “Krahas aktivitetit konservator, është e dukshme edhe krijimtaria e tij autoriale. Në gjurmim për gjetje të shprehjes personale vizuale, Rexhepi në skulpturë lëviz në sferën e formës skulpturore abstraktetë gjeometrizuar dhe lidhjes – si të formave ashtu edhe të materialeve. Ai kultivon struktura plastike me shenja të sigurta semantike dhe asociative”, njofton GLM.

Lexo më Shumë

Një këmbësor është lënduar më rëndë në njërin nga gjithsej 13 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa në shtatë janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Dymbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara dhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Shtatë persona janë shkyçur nga komunikacioni, katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin para…

Lexo më Shumë