Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë vazhdimet e
seancave të tetë, dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë. Në rend dite të vazhdimit të seancës të tetë, ndër të tjerat, është propozim vendimi për emërim në
funksionin zëvendës të sekretarit të përgjithshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në vazhdimin e seancës së 12-të deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim vendimet për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarimin dhe lëshimin e
bonove me vlerë, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Në seancën e 13-të deputetët do të debatojnë për interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni
- The Washington Post: Protestat kundër Ramë përshkallëzohen! Opozita ndez flakadanë në Kuvend
- Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re
- Ndryshimi i pushtetit në Serbi, deputeti Visar Memeti zbuloi prioritetet e koalicionit shqiptar


