Një këmbësor është lënduar më rëndë në njërin nga gjithsej 13
aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa në shtatë janë shkaktuar dëme materiale.
Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Dymbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara dhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe.
Shtatë persona janë shkyçur nga komunikacioni, katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin para se të përfitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tre shoferë fillestarë. Janë sanksionuar edhe 25 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugë jashtë kalimit për këmbësorë dhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugë në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar 64 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 77 automjete.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni
- The Washington Post: Protestat kundër Ramë përshkallëzohen! Opozita ndez flakadanë në Kuvend
- Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re
- Ndryshimi i pushtetit në Serbi, deputeti Visar Memeti zbuloi prioritetet e koalicionit shqiptar


