Author: Adijat

Në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive. Me këtë rast të pranishëm do të jenë  kreu i BDI-së Ali Ahmeti, Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt dhe Pandeli Majko, ish Kryeministër dhe Ministër aktual i Diaspores do të mbajnë fjalim rasti. Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot e vazhdon vizitën dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, ku dje realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të miistrave të BeH-së, Denis Zvizdiq. Dy kryeministrat pas takimit paralajmruan se së basku me kolugun e tyre malazez Dushko Markoviq do të dërgojnë letër të përbashkët deri te të gjitha aviokompanitë, të interesuara që të vendosin linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup, si dhe se nisma është e hapur edhe për vende tjera, siç është Republika e Bullgarisë. “E shfrytëzojmë çdo mundësi që ta avancojmë bashkëpunimin në çdo nivel të mundshëm, si pritje e BE-së, por edhe në…

Lexo më Shumë

Qeveria dje e miratoi Propozim-vendimin për plotësimin e Vendimit për formimin e grupit të punës për përgatitjen dhe ndjekjen e implementimit të Planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e të drejtës në lidhje me ndjekjen e komunikimeve. Ky vendim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, është sjell në bazë të nevojave të dukshme në punën e saj të përfshihen edhe përfaqësues nga Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, nga Drejtoria për siguri të informacioneve…

Lexo më Shumë

Aleksandar Dinevski, një nga të akuzuarit për rastin “Spiun”,me përcjellje të policisë është dërguar në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë dënimin prej katër vite e gjysmë burg. “Më 17.11.2017 personi Aleksandar Dinevski është arrestuar nga ana e inspektorëve me urdhër të gjykatës për mbajtjen e burgimit prej 3 vite e gjashtë muaj në bazë të nenit 394 qëndrimi 2 dhe nenit 317 qëndrimi 2 zbulim të sekretit shtetërorë dhe spiunim”, informojnë nga MPB. Dinevski disa muaj ka qenë në liri sepse doli nga burgu derisa priste vendimin e Gjykatës së apelit e pasiqë apeli nuk vërtetoi atë, atij…

Lexo më Shumë

Zv.ministri i Punëve të Bredshme, Agim Nuhiu thekson se shteti përveç reforma në shërbimin sekret dhe gjyqësor, duhet të bëj edhe reforma në aspektin politik, në drejtim të orientimit pro perëndimor dhe largimin e ndikimit rus në vend. “Tani mbetet detyrë e shtetit të bej një shkëputje nga krimi dhe korrupsioni që kaploi sistemin, të shuaj irredentizmin e thelluar me Greqinë dhe të synojë zgjidhjen e emrit, të forcojë marrëdhëniet me Bullgarinë, Shqipërinë e Kosovën të vendos një orientim të ri drejt NATO-s dhe BE-së dhe një distancim të ndikimit rus”, theksoi Agim Nuhiu, Zv.ministër i punëve të brendshme. Ai…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka gati tre deputetë në rast se Aleanca për Shqiptarët do të braktisë Qeverinë. Kjo bëhet e ditur nga portali Libertas, i cili shkruan se bëhet fjalë për deputetë që janë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE nga partitë më të vogla. Janë deputetë nga komuniteti turk, boshnjak dhe rom. Portali Libertas këto të dhëna i ka duke u thirrur në një funksionarë të pushtetit. Në këtë kombinatorikë nuk përmendet PDSH-ja dhe kjo është parë edhe nga deklaratat e fundit të disa përfaqësuesve të BDI, të cilët kanë thënë se askund ata nuk kanë thënë se PDSH do…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë miratoi informatën për formimin e një njësie kombëtare për parandalimin e trafikimit me migrantë dhe tregti me njerëz. Qeveria tha se do të firmoset memorandum për bashkëpunim mes MPB dhe Prokurorisë Publike në fushën e parandalimit të trafikimit me migrantë dhe qenie njerëzore. Trafikimi me migrantë viteve të fundit ishte një nga bizneset më profitabile ilegale në Maqedoni dhe rajon. Ruta ballkanike tashmë është mbyllur më shumë se një vit dhe me këtë është ulur qarkullimi i migrantëve. Por MPB në disa raste vazhdon të kap raste të trafikimit të migrantëve, të cilët hyjnë përmes kalimeve ilegale.

Lexo më Shumë

Reshjet e shiut pritet të na shoqërojë edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa të hënën në pjesët veriperëndimore të vendit priten edhe reshje dëbore dhe mot më i ftohtë. Siç njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik gjatë javës që vjen temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në -4 gradë celsius në mëngjes ndërkohë gjatë ditës do të lëvizin prej 5 deri në 13 gradë. Gjithashtu, temperaturat në fjalë do të shoqërohen edhe me erë të fortë nga veriu, posaçërisht në orët e paradites. Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta të shiut, posaçërisht në vendet më të larta temperaturat do…

Lexo më Shumë

Në pikën malore “Strazhë” edhe gjatë ditës së sotme si rezultat i mjegullës ka dukshmëri të zvogëluar prej 20 deri në 30 metra, me çka edhe rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti

Lexo më Shumë

Qeveria e LSDM, në 6 muaj, e fundosi shtetin për një shumë të pabesueshme prej 611 milionë euro. Për shkak të mos punës siç duhet nga kjo qeveri jo-qytetare dhe të paaftë shuma me të cilën do ta rëndojë shteti do të rritet në mbi 1.465.000.000 euro, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. “Qeveria e LSDM dhe Zaev do të arrijnë një nivel historik të borxhit të qytetarëve dhe shtetit. Me këtë marrëdhënie të shkatërimit, LSDM po i trajton  paratë e shtetit sikur të ishte një fuçi pa fund. LSDM po i gënjen qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Premtuan se nuk do të…

Lexo më Shumë

Mundësitë për aktivizim të marrëdhënieve mes ministrive për punë të jashtme, bashkëpunim i ndërsjellë gjatë ndonjë katastrofe, përkrahje në ushtrime dhe përgatitje të ushtarëve nga ana e Armatës së Maqedonisë, bashkëpunimi në sferën e telekomunikimeve, investimet dhe energjetika janë çështjet që do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së parë të qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë që do të mbahet me 23 Nëntor në Strumicë. Organizimi i mbledhjes midis dy qeverive u vendos gjatë kohës së vizitës zyrtare të kryeministrit bullgar Bojko Borisov në Shkup në fillim të korrikut të këtij viti, kur edhe u firmos marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe…

Lexo më Shumë

Shqiptarët i prijnë listës së të dënuarve me burg të përjetshëm. Nga gjithsej 39 të burgosur, të cilëve u është shqiptuar dënimi maksimal me burg të përjetshëm, 20 prej tyre janë shqiptarë, pa përfshirë në këtë numër 7 të dënuarit në rastin “ Lagjja e trimave”, mëson Almakos nga burime jozyrtare. Në periudhën kohore 2006-2008 numri i të dënuarve me burg të përjetshëm ishte rreth 12, që do të thotë se gjatë këtyrë 9 viteve ky numër është rritur me 27 të burgosur. Pasi kontaktuam me Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve, zyrtarisht prej tyre kërkuam edhe informacion për përkatësinë etnike…

Lexo më Shumë