Zëvendësministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Jani
Makraduli në sesionin plenar të pasdites të Konferencës së 23-të të Palëve të UNFCCC (COP 23), informoi për përparimin e Maqedonisë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Parisit për klimën.
Makraduli, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka thënë se Maqedonia para dhjetë viteve e ka ratifikuar Marrëveshjen e Parisit dhe se me përkushtim bashkëngjitet në përpjekjet globale për ballafaqim me ndryshimet klimatike dhe për mundësimin të rritjes dhe zhvillimit të karbonit të ulët.
“Jemi të angazhuar për #AksionKlimatik# Por, duhet të gjejmë mekanizëm për mbështetje financiare shtesë me qëllim që t’i zbatojmë aktivitetet të cilat janë planifikuar në dokumentet tona strategjike për ndryshimet klimatike. Si një vend i vogël i vendosur në Ballkan, me të ardhura të mesme, nuk kemi qasje në më shumë burime. Kjo duhet të merret parasysh, veçanërisht nga Fondi i Gjelbër i Klimës”, tha Makraduli.
Pa zbatim, theksoi Makraduli, ratifikimi do të mbetet vetëm votim i thjeshtë. Theksoi se kryeqyteti i Maqedonisë është njëri ndër qytetet më të ndotura dhe se ekziston lidhshmëri e fuqishme mes ndotjes së ajrit dehe ndryshimeve klimatike.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni
- The Washington Post: Protestat kundër Ramë përshkallëzohen! Opozita ndez flakadanë në Kuvend
- Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re
- Ndryshimi i pushtetit në Serbi, deputeti Visar Memeti zbuloi prioritetet e koalicionit shqiptar


