Author: Adijat

Lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Zijadin Sela sot deklaroi se ata kanë dorëzyar propozim deri te kryeministri Zoran Zaev për ministër të ri të shëndetësisë, shkruan Gazeta Lajm. “Ne veçmë kemi dorëzuar propozim për ministër deri te kryeministri Zaev. Unë pres që ai emër së shpejti të gjendet në rend dite para deputetëve në Kuvend”, deklaroi Sela, pa treguar emrin e kandidatit të ri të Aleancës.

Lexo më Shumë

Një aksidend ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dobrosht të Tetovës me pasojë vdekjen e voglushes 5 vjeçare. Ende nuk është e qartë si ka ndodhur aksidenti, por sipas informatave me të cilat posedon portali “tetova1”, 5 vjeçarja me babain ka qenë në veturë e cila është aksidentuar në rrugën malore mbi fshat. Poashtu edhe babai është mjaft i lënduar nga aksidenti. Informata më të detajuara do të ju publikojm në orët në vazhdim.

Lexo më Shumë

Biznesmeni Sead Kocan u parqit në gjykatën Shkupi 1, për gjykimin ‘Trust’ ku ai ëhstë I akuzuari I parë, Aktuale.mk. Në këtë rast janë të akuzuar edhe dy persona fizikë dhe tre juridik, në mesin e tyre drejtuesit e ndërmarjeve Transmet, Sileks dhe Vato nga Studenicani për pjesëmarrje në një tender në Elem.

Lexo më Shumë

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë sot në Shkup organizoi debat për Projek-ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani,  fajëson  qeverinë se përmes zbatimit të gjobave për raportim joetik  të mediave dëshiron të fus cenzurë, veprim i cili është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Selmani shpjegoi se qeveria praktikisht synon të zgjasë duart në përmbajtjet mediatike  dhe kështu të luajë rolin e kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës dhe të ju thotë gazetarëve se çfarë është informim etik dhe joetik. „Ju jeni në kundërshtim me pikëpamjet tuaja, nga njëra anë ju thoni që mbështetni vetë-rregullimin në…

Lexo më Shumë

Shqipëria nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë lidhur me rastin e Kumanovës, megjithatë autoritet shqiptare kërkojnë  që procesi të jetë transparent dhe në përputhje me standartet europiane, raporton Almakos. “Shpresoj se të gjitha autoritet e maqedonisë, në mënyrë të veçantë ato gjyësore do të jenë të interesuar për të demostruar standarte evropiane, përderisa anëtarësimi në NATO dhe BE është qëllim i përcaktuar i Maqedonisë”- tha presidenbti Meta. Për dallim nga rasti i Kumanovës për të cilin presidenti Meta ishte më i përmbajtur duke e quajtur çështje të brendshme të Maqedonisë, për rastin e Edmond Temelkos shfaqi…

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, sot gjatë qëndrimit në Shkup ka deklaruar se ligji për gjuhën shqipe nuk është prioritet i qeverisë maqedone dhe ai nuk është kusht për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Bashkimit evropian për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë. Megjithatë, Han theksoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që ligji të miratohet sa më shpejtë të jetë e mundur me kusht që të jetë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias. “Tani është e rëndësishme që qeveria dhe faktorët tjerë të vendit të jenë të fokusuar në ligjet dhe kushtet, të cilat janë…

Lexo më Shumë

Ndryshimet e Ligjit për tatim personal të fitimit në mënyrë negative do të reflektojnë mbi bujqit, ndërsa një pjesë e zgjidhjeve të parapara posaçërisht do të godasin prodhuesit më të vegjël dhe më të varfër, konsideron Federata kombëtare e fermerëve (FKF). Ndryshimet, reagon FKF, janë bërë shumë shpejtë, pa debat publik, transparent dhe pa u informuar dhe konsultuar palët e involvuara, duke përfshirë edhe shoqatat e bujqve. “Mund të bëheshin ndryshime bashkërisht të cilat do të jenë në interes të të gjithëve. Janë shumë të rëndësishëm bashkëpunimi, ekzistimi i dialogut dhe debatit publik të cilat për këto ndryshime ligjore mungonin”,…

Lexo më Shumë

Pragu i informimit dhe alarmimit për ndotjen e ajrit me grimcat PM10 do të ulet prej pesë në dy. Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ky si projekt tashmë po përgatitet, ndërsa sektori joqeveritar reagon se bëhet fjalë për prag të lartë të koncetrimeve dhe se duhet të ndiqen praktikat në vendet evropiane dhe ato të organizatës botërore të shëndetësisë. Sipas propozimit të Ministrisë, në vend të informimit të deritanishëm për ndotjen e ajrit me grimcat PM10 prej pesë ditëve ulet në dy ditë, por me koncentrime të matura mbi 100 mikrogramë. Pragu për alarmim me propozimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për ndërtimin e qendrës për zhvillim të hershëm të fëmijëve në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në fshatin e Kumanovës, Çerkez. Qendra do të locohet në një pjesë të shkollës. e cila do të adaptohet për atë dedikim dhe do të përfshijë 60 fëmijë të moshës parashkollore. Sipas Dimitrievskit, kjo është mundësi e mirë që të përfshihen fëmijët e moshës prej tre deri gjashtë vjeç në arsimin parashkollor, duke e pasur parasysh kapacitetin e tejkaluar të kopshteve të fëmijëve në Kumanovë. “Së…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve dërgoi kumtesë në të cilën theksohet se të gjithë duhet të punojmë në zhvillimin e vetëdijes për tolerancë te fëmijët dhe eliminimin e të gjitha llojeve të dhunës. “Rëndësi vendimtare për gjeneratat e ardhshme është të krijohet ambient për bashkëjetesë, respektim të diversiteteve me qëllim të krijimit të një shoqërie në të cilën çdo fëmijë do ta dijë se dialogu, e jo dhuna, është bazë për zgjidhjen e cilitdo problem. Jemi të vetëdijshëm se që të ketë zhvillim harmonik të personalitetit të secilit fëmijë, duhet të krijojmë…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Mera është pyetur nga gazetaret rreth, qëndrimit te tij për rastin “Lagjja e Trimave” META tha se nuk mund të përzihet ne çështjet e brendshme te Maqedonisë, por se shpresoj sedo ku proces do te vazhdoje me tej me transparence maksimale dhe  te tregohet nivel evropian ne drejtim të  kryhet rasti. META gjithashtu foli edhe për rastin e Edmond Temelkos, duke thënë se gjendja tij shëndetësore është seriozisht e rende kështu, Shqipëria interesohet për ketë rast sepse Temelko është zyrtar dhe shtetas I Shqipërisë, por qe posedon edhe nënshtetësinë e Maqedonisë. Evi Shkopi  Almakos.com

Lexo më Shumë