https://www.youtube.com/watch?v=kdEmdbbG14g Pamje ekskluzive nga dërgimi i të arrestuarve për ngjarjet e 27 prillit në burgun e Shutkës. Ndryshe mbrëmë, raporton SHENJA, Gjykata penale ka shqiptuar masën e paraburgimit për pesë persona ndërsa dy personave iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak. Në aksionin e djeshëm u ndaluan 36 persona në mesin e tyre edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët më vonë u liruan.
Author: Adijat
Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka komentuar arrestimet e fundit të funskionarëve të regjimit të kaluar në Maqedoni. “Deputete te VMRO jane arrestuar per sulm ndaj Parlamentit. Kjo nenkupton se ata kane sulmuar edhe Komisionin per ceshtje te mandatit dhe imuniteteve. Rrjedhimisht, seanca e ketij Komisioni per te vendosur mbi mandatin e sulmuesve te Parlamentit behet e pakuptimte, jorelevante dhe jolegjitime”, thekson Ermira Mehmeti, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e të arrestuarve të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, ndërsa lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti. Nga Gjykata për MIA-n deklaruan se vendimet për të gjithë të arrestuarit po përgatiten dhe se pritet që të publikohen gjatë ditës. Mbrëmë u caktua masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për pesë persona në mesin e të cilëve është edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe këngëtari operistik…
Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej shtatë aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe katër shoferë janë ndalur në mënyrë të papërshtatshme. Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 12 persona: 10 persona para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin dhe dy shoferë…
Qeveria në seancën e sotme e diskutoi Informacion mbi themelimin e Gjimnazit kombëtar të specializuar matematikor në Shkup. Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të përgatisë një analizë dhe të paraqesë një propozim me aktivitete për ngritjen e Gjimnazit kombëtar të speciaizuar matematikor
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, mbrëmë në kabinetin e tij mbajti takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Temë e bisedimeve, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, ishin ngjarjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme për dalje nga gjendja aktuale e tensionuar në vend që shkakton shqetësim te qytetarët. “Qëllimi i takimit ishte të stimulohet pajtim dhe normalizim i proceseve politike në Republikën e Maqedonisë. Të pranishmit në takim u dakorduan bisedat të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, qëndron në kumtesë. Takimi u mbajt pas arrestimit të djeshëm të 36 personave për dhunën në Kuvend më…
Maqedonia sërish po lëvizë në drejtim të duhur dhe duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe mbështetjen nga miqtë euro-atlantik. SHBA-ja jep mbështetje parimore për aktivitetet reformuese të Qeverisë së Maqedonisë të orientuara drejt hapjes së sërishme të perspektivave për integrimin sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE. Kjo është theksuar në takimet e shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në Uashington me Ves Miçel, ndihmës-sekretar shtetëror për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Hojt Brajan Ji, zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror për Evropën dhe Euroazinë në departamentin e Shtetit dhe Molli Montgomeri, këshilltare speciale për Evropën dhe…
Komisioni për çështje të rregullores së imunitetit dhe mandatit pritetqë sot të debatojë për kërkesën e Gjykatës Penale për marrjen e imunitetit për gjashtë deputetë, të cilët Prokuroria i ngarkon për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, ndërsa lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill. Kërkesat nga gjykata dje kanë mbërritur në Kuvend, por pritej që kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të kthehet nga udhëtimi në Suedi. Sipas rregullores së Kuvendit, Xhaferi duhet t’i përcjellë kërkesat deri te kryetari i Komisionit për çështje të rregullores së mandatit dhe imunitetit Pavle Bogoevski, i cili duhet të caktojë…
Seanca konstitutive e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale-BNJVL sot do të mbahet në Shkup. Sipas Statutit të BNJVL-së Kuvendi i përgjithshëm konvokohet në afat prej tre muajsh pas zgjedhjeve lokale. Kuvendi i përgjithshëm është trupi më i lartë i Bashkësisë dhe zgjedhë anëtarë të Këshillit drejtues, i cili do të mbajë seancë të shkurtër në të cilën do të zgjedhë kryetar të Këshillit drejtues, i cili njëherësh është edhe kryetar i BNJVL-së. Kuvendin e përgjithshëm të BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë, ndërsa çdo delegat ka të drejtën e një vote. Kryetarët e komunave sipas…
Avancimi i marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Turqisë për konkurrencë më të madhe, është në fokus të simpoziumit të sotëm “Horizonte të reja në bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Turqisë” që e organizon Fondacioni për hulumtime ekonomike – Stambolli me mbështetje të Odës ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO). Është paraparë pjesëmarrja e rreth 30 kompanive nga Turqia të cilat do të kenë takime të drejtpërdrejta me përfaqësues nga sektori afarist i Maqedonisë. “Ambienti ekonomik i Maqedonisë është në dinamikë të vazhdueshme: Integrimi i rajonit drejt BE-së, krijimi i një hapësire të vetme rajonale ekonomike, revitalizimi i Korridorit 10 në…
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë sot në mesditë solemnisht do të hap librari të ASHAM-it dhe njëherit do të promovohet internet faqja e Akademisë. Në ngjarje do të prezantohet botimi elektronik “Lindja, krijimi dhe zhvillimi i ASHAM në/nëpër dokumente” me fjalim të akademikut Georgi Stardelov, i cili është redaktor i botimit elektronik. Është paralajmëruar fjalim i kryetarit të ASHAM-it, Taki Fiti.
Shoqata Federalistët e rinj evropianë – Maqedoni (XHEF Maqedoni), sot në Shkup organizon debat të titulluar “A e ndjekim Pribenë: Çfarë prokurorie i nevojitet Maqedonisë në rrugën drejt BE-së?” Në debat, si folës paralajmërohen: Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, Lidija Raiçeviq, prokurore publike në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Elena Andreevska, profesoreshë në EJL, Gordan Kallajxhiev, profesor i të drejtës penale në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup dhe anëtar i Këshillit për reforma në sistemin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Zharko Haxhi Zafirov, avokat në shoqatën e avokatëve “Bona Fride” dhe anëtar…