Propozim-ligji për amnisti do të dërgohet në procedurë të rregullt, ndërsa afati për amnistim do të zbatohet për krimet e kryera deri më 20 shtator të këtij viti. Propozim –teksti mbrëmë kaloi në mbledhjen e qeverisë. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, sot sqaroi se data është përcaktuar pas debatit publik dhe mendimeve te ekspertëve, përcjell Almakos. “Asnjë amnisti nuk parashikohet për personat të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe as për kryerësit e veprës penale “ Vrasje” sipas nenit 123. Asnjë amnisti nuk parashihet për veprat penale që lidhen me zgjedhjet dhe votimin, për krime kundër lirisë seksuale…
Author: Adijat
Për shkak të sjelljes jodemokratike të qeverisë dhe qasjes selektive të saj, VMRO-DPMNE nuk do të merr pjesë në seancën konstituive të BNJVL-së. “Maqedonia është shtet i robëruar nga ana e LSD-së. LSD ka devalvuar të drejtën dhe shtetin juridik. Institucionet veçmë nuk punojnë sipas ligjit, por me diktat të pushtetit. Organet e jurisprudencës janë nën presion, ndërsa qytetarët jetojnë nën frikën e dhunës që zbaton pushteti”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.
Paraburgim organet kompetente lëshuan dhe për Goran Angelov -Qoseto, kryetar i shoqatës “Andon Janev -Qoseto”. Ai së bashku me tridhjetë të tjerë u arrestua dje në aksionin e policisë për pjesëmarrjen e tyre në të enjten e përgjakshme. Angelov komentoi në profilin e tij të facebook se vendimi i tij duhet të jetë një masë e një lidhjeje të verbër. “Fitova paraburgim për shkak dashurisë së madhe për atdheun” shkroi Angellov. Gjatë seancës së djeshme në sallën e gjyqit dhe i dyshuari Boris Damovski dërgoi një mesazh përmes rrjeteve sociale. Ai ndryshoi figurën e tij të mbuluar duke vendosur shkronjën…
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska-Shopova për “Makfaks” ka konfirmuar se 35 “bombat” do të jenë dëshmi në rastin “Tortura”, përcjell Almakos. Mijallkov është i dyshuari i parë në rastin “Tortura”, më saktësisht për arrestimin e ashpër të Ljube Boshkovskit në vitin 2011. Rasti “Tortura” nga PSP është paraqitur për herë të parë më 28 mars të këtij viti. Më 28 mars, prokurorja ndihmëse e Katica Janevës, Fatime Fetai, njoftoi se përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore. “Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si…
Komisioni parlamentar për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit sot në ora 15 do të mblidhet për të vendosur mbi kërkesat e gjykatës për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të akuzuar nga prokuroria për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, lidhur me dhunën në Parlament më 27 prill të këtij viti. Disa deputetë janë në mesin e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike po i ndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të…
Seanca gjyqësore në të cilën duhet të thuhen fjalët përfundimtare të prokurorisë për rastin e vrasjes së 4-vjeçarit Almir Aliu nga Kumaniova sipas të gjitha gjasave nuk do të mbahet më 29 nëntor kur është caktuar, por do të shtyhet përsëri. Shtyrja e fjalëve përfundimtare të prokurorisë vjen pasi gjatë javës së ardhshme duhet të vazhdohet mbledhja e Prokurorisë së Lartë dhe prokurorisë Republikane, që u ndërpre të premten. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha për Televizionin Shenja se prokuroria republikane tregoi interes për shkak të shtypjes mediatike pas konferencës që mbajti familja Aliu para disa ditëve. Dy javë…
Hojt Brajan Ji do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, raportoi “Al Xhazira Balkans”. Informacionin e ka konfirmuar edhe Stejt Departamenti për korrespodentin e “Al Xhezirës” në Uashington. Hojt Ji do të zëvendësoj Xhes Bejlin, i cili u emërua në vitin 2014, transmeton Gazeta Lajm. Ji është diplomat karriere dhe për momentin mban postin e zëvendës asistentit të sekretarit për Evropë dhe çyshtje evropiane në administratën e SHBA-vë në Uashington. Ai ëhstë përgjegjës për raportet e SHBA-ve me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Është pranuar aktakuza e Prokurorisë speciale publike për lëndën “Tanku”. Në këtë rast janë përfshirë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alinea 5 e Kodit Penal për vepra të kryera nga shkurti i vitit 2012 deri më tetor 2012. përcjell Almakos. “Ne rastin konkret ekziston dyshim i fuqishëm që dy personat, me qëllim që t’ia plotësojnë dëshirën kryeministrit të atëhershëm (Nikolla Gruevski- shënim i redaksisë) për blerë një lloj të veçantë të automjetit (Mercedes – shënim i redaksisë), e dyshuara e parë e ka nxitur të dyshuarin e…
Pasi u përmend se sot deputetit të BESËS, Afrim Gashi i është marrë telefoni, pas nja seri arrestimesh që ndodhën në vend, ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se telefonin tim as e kërkuar dikush, as ia kam dhënë, as ia kam marrë dikujt e as që e kam mendjen të bëj këmbime të tilla. “Telefonin tim as e kërkuar dikush, as ia kam dhënë, as ia kam marrë dikujt e as që e kam mendjen të bëj këmbime të tilla. Ata që shpifin, që janë të keqinformuar ose janë tendenciozë, u bëj thirrje ta demantojnë…
Komuna e Gostivarit përmes një komunikate ka qartësuar situatën rreth emërimit të drejtorëve të shkollave. Nga atje thonë se gjitha veprimet e punësimit janë ndërmarrë në pajtim me profesionalizmin dhe jo si në kohën e shkuar që njerëzve ju shikohej përkatësia partiake. “Vendimet tek ne nuk merren vetëm nga kryetari i komunës, Arben Taravari, por nga të gjithë njerëzit kompetentë të autorizuar nga ligji, së bashku me kryetarin. Iku koha e diktatorëve! Në këtë kontekst sqarojmë opinionin e shqetësuar të BDI-së se të gjitha veprimet e punësimit janë ndërmarrë në pajtim me profesionalizmin dhe jo si në kohën e shkuar…
https://www.youtube.com/watch?v=kdEmdbbG14g Pamje ekskluzive nga dërgimi i të arrestuarve për ngjarjet e 27 prillit në burgun e Shutkës. Ndryshe mbrëmë, raporton SHENJA, Gjykata penale ka shqiptuar masën e paraburgimit për pesë persona ndërsa dy personave iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak. Në aksionin e djeshëm u ndaluan 36 persona në mesin e tyre edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët më vonë u liruan.
Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka komentuar arrestimet e fundit të funskionarëve të regjimit të kaluar në Maqedoni. “Deputete te VMRO jane arrestuar per sulm ndaj Parlamentit. Kjo nenkupton se ata kane sulmuar edhe Komisionin per ceshtje te mandatit dhe imuniteteve. Rrjedhimisht, seanca e ketij Komisioni per te vendosur mbi mandatin e sulmuesve te Parlamentit behet e pakuptimte, jorelevante dhe jolegjitime”, thekson Ermira Mehmeti, njofton agjencia e lajmeve INA.

