Author: Adijat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Xhes Bejli , nga Kuvendi I Maqedonisë tha sot se  si SHBA-të ashtu edhe BE-ja e kanë shprehur qëndrimin e tyre sa u takon atyre që organizuan ngjarjet e 27 prillit, duke thënë se ata organizatorët e protestave që e shëndrruan të enjten e 27 prillit  në një ditë të përgjakshme, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. ” Ne sigurisht i ndjekim me vëmendje  këto zhvillime të rëndësishme që po ndodhin në vend, si mik dhe mbështetës i Maqedonisë. Ne thamë se procesi  duhet të jetë transparent nga organet…

Lexo më Shumë

Një pjesë e mediave maqedonase kanë shkruar se fëmijët e ish-ministrit të brendshëm, Mitko Çavkov bëjnë jetë luksi, duke poseduar makina sheikësh. Sipas portalit Dokaz, vajza e Çavkovit posedon një makinë Porshe Panamera, vlera e së cilës shkon mbi 120 mijë euro. Kjo makinë luksoze nuk dihet se si është përfituar dhe nuk jepen detaje nga ky portal. Por një info të shkurtër për të ka dhënë një aktivist i shoqërisë civile, i cili ka nxjerrë foton e makinës dhe vlerën e saj. Po ashtu edhe djali i Çavkov u nënvizua nga portalet se posedon makina luksoze, mes të cilave…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike (LD) kërkon që diskutimi për imunitetin për deputetët kundër të cilëve zhvillohet procedurë për terrorizëm, në Komisionin për çështje të rregullores dhe të imunitetit dhe seanca plenare në Kuvendin e RM-së të jetë publik dhe me transmetim të drejtpërdrejtë. “Qytetarët ishin dëshmitarë kur ndodhën ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, tentimi për grusht shtet dhe vënien në rrezik me dhunë të institucioneve demokratike dhe është logjike që të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet lidhur me këtë të jenë transparente dhe para syve të opinionit”, kërkojnë nga LD. Ata shtojnë se deputetët të cilët ishin të përfshirë në skenarin e destabilizimit…

Lexo më Shumë

“Decentralizimi sërish në fokus” është tema e forumit dyditor që do të mbahet sot në Strugë, ndërsa në të cilin do të marrin pjesë kryetarët e të gjitha 80-të komunave nga Maqedonia. Forumin do ta hapë ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhjel Fazliu, shefi i delegacionit të Unionit Evropian Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesja aktuale e UNDP-së, Luiza Vinton. Nesër, në ditën e dytë të forumit është paralajmëruar pjesëmarrje e kryeministrit Zoran Zaev, i cili do të jetë i pranishëm në sesionin Dialog me kryeministrin.

Lexo më Shumë

Këshilli i investuesve të huaj dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë organizojnë forum biznesi dhe takime bilaterale mes investuesve të huaj dhe kompanive vendore të cilat kanë potencial për t’u bërë furnizues të tyre. Siç kumtoi Oda, ky aktivitet i ndërlidhjes afariste është në pajtim me Programin e Këshillit të investuesve të huaj. Mbështetja për këtë lloj bashkëpunimi është edhe një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim të një ekonomie më inkluzive dhe më integruese. Për mundësitë dhe benefitet nga bashkëpunimi i kompanive të huaja me ato vendore, në forumin e biznesit do të flasin zëvendëskryeministri Koço…

Lexo më Shumë

Promovim i botimit “Punime të përzgjedhura” nga akademiku Alajdin Abazi, “Elektromagnetika, materialet elektroteknike, energjia dhe mjedisi” (libri i parë) dhe “Arsimi sipëror dhe Universiteti i Evropës Juglindore” (libri i dytë) do të mbahet sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Në promovim do të mbajnë fjalime kryetari i ASHAM-it, akademik Taki Fiti dhe zëvendëskryetari i ASHAM-it, akademik Luan Starova. Promovues do të jetë akademiku Leonid Gërçev, sekretar shkencor i ASHAM-it. Pas promovimit do të shfaqet film kushtuar akademikut Alajdin Abazi.

Lexo më Shumë

Në Info Qendrën e BE-së sot do të mbahet ngjarje përfundimtare për projektin “Përgatitja e dizajnit të hollësishëm dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e aksit të ri hekurudhor Kërçovë – Republika e Shqipërisë, si pjesë e Korridorit 8 dhe dokumentacionit të tenderit për mbikëqyrje të punëve ndërtimore”. Me projektin, BE-ja do të sigurojë 7,7 milionë euro për përpunimin e dokumentacionit të hollësishëm projektues dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore në gjatësi prej 63 kilometrave. Linja do të fillojë para Stacionit hekurudhor në Kërçovë dhe do të shtrihet nëpër komunat Kërçovë, Debarcë dhe Strugë deri…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mancevski dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Çarls Garet, sot, në hapësirat e Ministrisë do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi. Siç kumtoi MSHIA, Memorandumi për bashkëpunim është pjesë e projektit për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në reformat e administratës publike në disa fusha siç janë: planifikimi strategjik dhe sjellja e politikave publike, menaxhimi me resurset njerëzore, përmirësimi i rregullores dhe të dhënave të hapura.

Lexo më Shumë

Takim joformal i drejtorëve të drejtorive të doganave nga Ballkani Perëndimor sot dhe nesër do të mbahet në Shkup. Qëllimi i takimit është përgatitja e qasjes së përbashkët të shërbimeve doganore nga rajoni me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, në kontekst të Procesit të Berlinit dhe Samitit të Triestes që u mbajt në qershor të këtij viti, ku morën pjesë gjashtë kryeministrat nga Ballkani Perëndimor dhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Gjatë Samitit u përgatit edhe plani disavjeçar i aksionit, qëllimi i të cilit është përballja me problemet e Ballkanit Perëndimor, përmes pranimit të idesë…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi e dorëzoi  në Komisionin për çështje të mandatit dhe imunitetit të deputetëve kërkesën që të hiqet imuniteti i 6 deputetëve të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme me 27 prill në Kuvend. Sipas kryeparlamentarit  kërkesa e Gjykatës Themelore Shkupi 1  është analizuar dhe se hapat në vazhdim janë bërë  në bazë të nenit 53, në të cilin thuhet se kryetari i parlamentit menjëherë kërkesën e kalon në komisionin përgjegjës, në rast se kërkesa është përpiluar në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore. Kryetari i komisionit Pavle Bogoevski më herët gjatë ditës së sotme tha se ky…

Lexo më Shumë

Qeveria dje ka miratuar strategjinë për reforma në sektorin e drejtësisë, me të cilin synon të forcojë pavarësinë e gjyqësorit si dhe të përmirësojë cilësinë, përgjegjshmërinë, transparencën dhe efikasitetin e tij. Radica Todorovska, nga Ministria e drejtësisë për Almakos thotë se strategjia e miratuar kërkon të rikthehet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët, sundimin e plotë i ligjit dhe të krijojë meritokracinë në sektorin e drejtësisë. “Jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë në ndryshimet ligjore që synojnë reformimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik”, thotë Todorovska dhe…

Lexo më Shumë