Të dënuarit në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri, të cilët gjenden në burgun e Idrizovës, edhe katër muaj do përmbushin dy vjetët e paraburgimit të parapara me ligj, raporton SHENJA. Fejzi Aziri gjendet në burgun e Shtipit dhe ka të njëjtën kohë të kaluar në paraburgim sikurse Hakiu dhe Agimi. Sami Luta, i cili iu bashkohet grupit pas më shumë se një viti, gjendjet në paraburgim në Shutkë dhe sipas avokatit të tij, ai tashmë ka bërë dyfishin e paraburgimit respektivisht katër vjet. Afrim Ismailoviqi, vëllai i Agim Ismailoviqit nga Hasanbegu dhe Alil Demiri nga Haraçina gjenden në arrati…
Author: Adijat
Seanca e sotme gjyqësore në gjykatën në Selanik në të cilën duhej të paraqiten ish-shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski, është anuluar për më 17 maj të vitit 2018 për shkak të asaj që njëri nga të akuzuarit nga grupi i emigrantëve, në të cilët janë edhe dy refugjatët nga Maqedonia, nuk është ftuar në mënyrë të duhur nga ana e gjykatës, konfirmoi për MIA-n avokati Petar Vasilev. Vasilev konfirmon edhe se Grujevski dhe Boshkovski kanë dorëzuar kërkesë për azil politik në Greqi. Për Grujevskin dhe Boshkovskin, autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur…
Dymbëdhjetë për qind e e mjekëve në Klinikën Obergöltzsch në Rodewisch të Gjermanisë janë të huaj. Njëri nga ta është edhe shqiptari nga Maqedonia, Besmir Elmazi (nga fshati Krani i Prespës), i cili tash e një vit është duke jetuar në qytetin gjerman. Kur i erdhi oferta nga Obergöltzsch, Besmir Elmazi e kërkoi vendin në rrjetin „Google Maps“: „Asnjëherë më parë nuk kam qenë në Gjermani, dhe për Vogtlandin kisha dëgjuar për herë të parë“, deklaron mjeku 31-vjeçar me një gjuhë të përsosur gjermane. Ai është shtetas i Maqedonisë, i takon pakicës shqiptare dhe ka studiuar medicinën në kryeqytetin shqiptar,…
Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski ka konfirmuar për Televizionin SHENJA se vendimi për paraburgimet në rastin “Monstra” do të merret në 15:00. Ai ka thënë se do të didet vendimi pro ose kundër paraburgimit që nënkupton se tashmë Gjykata Supreme ka marrë përsipër për të vendosur për këtë temë. Rijujtojmë se gjatë kësaj jave tre gjykata, Themelorja, e ajo e Apelit dhe Supremja luanin lojë fjalësh se kush e ka kompetencën për të vendosur për këtë çështje. Në fund është vendosur që Supremja të marrë këtë vendim.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë filloi seancën e sotme me sesionin e 24-të, në të cilin u mor vendimi për të dërguar pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në operacionin paqeruajtës Mbështetje vendimtare ” në Afganistan. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi njoftoi menjëherë një pauzë, pas së cilës do të fillonte seanca e 25-të për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve nga koalicioni VMRO-DPMNE për shkak të paraburgimit për ngjarje të dhunshme më 27 prill në parlament. Xhaferi vuri në dukje në fillim se 67 ligjvënës janë të pranishëm dhe se mund të vendoset në…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat, 8 dhjetorit i vitit 2017 (e premte) “Shën Klimenti i Ohrit” është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njëkohësisht ia uroi festën qytetarëve të RM-së të cilët e festojnë “Shën Klimentin e Ohrit”
Në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi nga viti i ardhshëm çmimet e shërbimeve në roaming do të barazohen me ato vendore. Agjencitë për komunikime elektronike të katër vendeve kanë dorëzuar projekt-marrëveshje deri te ministritë resore për çmimet në roaming në këto vende të harmonizohen me çmimet në BE. Rregullatorët, siç shkruan gazeta malazeze “Pobjeda” i kanë njoftuar ministritë resore se Bullgaria tanimë ka nënshkruar marrëveshje me Maqedoninë për barazim të çmimeve në roaming me qarkullimin vendor dhe ka paralajmëruar se këtë do ta kërkojë edhe me anëtaret e tjera të marrëveshjes nga viti 2014. Rregullatorët nga…
Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot e filloi në ora 11:00 seancën për Propozim-buxhetin për vitin 2018. Kjo seancë filloi të hënën, ndërsa të martën u paralajmërua vazhdimi i saj por pas informacioneve për arrestimet për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, u anulua. Nuk u mbajt as vazhdimi i cili ishte paralajmëruar për dje. Debati i përgjithshëm për propozimin sipas Rregullores zgjat 10 ditë pune. Për propozimin janë parashtruar 279 amendamente.
Si rezultat i shirave një pjesë e Teferiçit në Strugë ëzhtë rrezikuar të përbytet.Banorët që kontaktuan Strugalajm.com kërkojnë që të ndërhyet në mënyrë që mos vi deri te më keqja. Ata thanë se uji ka përmbytur hapësira të gjëra ndërsa tani rrezikon shtëpitë.
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në katër vitet e ardhshëm do të punojë me këta udhëheqës sektorësh. Siç mësohet Teuta Arifi i ka ndërruar gati gjysmat e udhëheqësve edhe atë udhëheqësin e Urbanizmit. Ja lista: – Drejtoria e parkingjeve: Fejsal Behadini – Drejtoria e NPK-së: Xhelal Ceka – Inpektorati komunal: Hadi Fetishi – Drejtoria e urbanizmit: Minire Ademi – Drejtoria e zhvillimit lokal ekonomik: Ilija Dimitrievski – Sektori juridik: Teuta Xhaferi – Sektori për veprimtari komunale: Arsim Nuredini – Sektori për buxhet dhe financa: Ermira Fida – Sektori i arsimit: Ahmed Qazimi
Si pasojë e rreshjeve të vërshueshme të shiut, sidomos gjatë natës së mbrëshme në rajoin e Pollogut, uji nga burimi, mbërrin i turbullt në rezervuarin nga i cili furnizohet një pjesë e fshatit Debresh. Shkaku i kësaj, furnizimi me ujë për momentin është ndërprerë në këtë fshat, ndërsa ekipet mobile të NP “Komunalec”, me mbështjetje edhe të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, punojnë intensivisht në drejtim të tejkalimit sa më të shpejtë të problemit. “Për shkak të natyrës së problemit, nuk mund të vlerësojmë me saktësi se sa kohë do të nevojitet për…
Telefoni i ish-Kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski është në ekspertizë thonë burime të mirë informuara të hetimit për Televizionin Telma Ekspertiza pritet të zbulojë përmbajtjen e informacionit nga komunikimet që kanë ndodhur në kohën para dhe gjatë dhunës në Kuvend. Përveç Veljanoskit dhe deputetit Vesel Memedi iu mor telefoni, por sipas burimeve nuk u zbulua asgjë që mund të jepte dëshmi të reja. Ndërkohë, dy të tjerë që nuk ishin në dispozicion të policisë dhe prokurorisë u kapën, u sollën para gjyqtarit në procedurë paragjyqësore dhe morën 30 ditë paraburgim. Këta janë vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, të cilët ishin…

