Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari do të marrë pjesë në Samitin vjetor evropian që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel. Në këtë Samit, siç njoftojnë nga komuna e Gostivarit, Taravari do të mbajë fjalim në temën “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – Sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës”. Samiti organizohet në bashkëpunim me Konrad-Adenauer Stiftung, UNDP-në dhe United States European Comman (EUCOM) me mbështetje të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC), Komisioni Evropian dhe Rockefeller Brothers Fund. Ndryshe, samiti mbahet në vigjilje të miratimit të strategjisë së re të Komisionit Evropian për zgjerim në rajon, i paraparë të…
Author: Adijat
Gjashtë deputetët duhet të sillen menjëherë në gjykatë, që në momentin kur publiku mësoi se kryeparlamentari Talat Xhaferi ka nënshkruar vendimin për heqjen e imunitetit të tyre. Kështu , vlerëson avokati Jovan Joanidis i cili thotë se koha e humbur për korrespondencën ndërinstitucionale, mund të përdoret nga të pandehurit për të ndikuar në procedurë, madje edhe për t’u arratisur. Lënda ka një kualifikim serioz ligjor, kërcënim terrorist, i cili parashikon një dënim të paktën prej 10 vjetësh. Sikur, qoftë edhe vetëm njëri prej tyre të arratiset në këtë periudhë që i është marrë edhe imuniteti, gjyqtari dhe prokurori publik që veprojnë,…
https://www.youtube.com/watch?v=US9658sAE9c Gëzim i pafund, emocione të pa përshkruara dhe lotët e gëzimit, edhe sot ishin të pranishme në fytyrat e secilit familjar të të akuzuarve në rastin “Monstra”, raporton TV SHENJA. Ata e kishin të vështirë të flisnin pasi ende ishin në huti nga fakti që familja tani është bashkuar dhe nuk po arrinin të çmalleshin mes vete dhe ta kompensonin kohën e humbur që e kanë kaluar ndarasi. Po ashtu kishte edhe shumë familjarë, të afërm dhe dashamirë që vazhdimisht po vinin për t’u përshëndetur me tashmë të liruarit në burg shtëpiak. Haki Haziri, njëri prej të akuzuarëve…
Buxheti për bujqësinë për vitin e ardhshëm arrin 10,1 miliardë denarë dhe me të do të sigurohet pagesë në kohë dhe e tërësishme e subvencioneve, ndërsa janë planifikuar edhe më shumë mjete për rritjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski në konferencën për media në Qeveri theksoi se propozimbuxheti është krijuar në bazë të parimit të nikoqirit të mirë dhe shpenzimit racional dhe se me të do të sigurohet servisim në kohë i nevojave të vazhdueshme të sektorit, para se gjithash bujqve dhe agro biznesmenëve. “Me propozim buxhetin për sektorin e bujqësisë do të sigurojnë pagesë…
Ndërtimet e reja prej para katër vjetëve në Teatrin popullor të Maqedonisë dhe Muzeun arkeologjik i shfaqin problemet e njëjta së bashku me objektet e ndërtuara para 50 ose 60 vjetëve, vlerësoi sot ministri i Kulturës Robert Allagjozovski. Në konferencën për shtyp të konvokuar me rastin e problemeve që u paraqitën në institucionet pas motit me reshje, ministri Allagjozovski theksoi se u janë dhënë orientime drejtorëve që si më shpejt ta sanojnë situatën. Theksoi se kryerësit, organet mbikëqyrëse dhe shërbimet profesioniste do të duhet të marrin përgjegjësi.
58 vjeçari nga Ormani ka shtypur me veturë dy këmbësorë në rrugën Magjistralja e Adriatikut në Shkup. Njëri këmbësor, në moshë 23 vjeçare, ka ndërruar jetë në spital. Sipas informatave të MPB-së, dje në ora 18:40 në Shkup në rrugën Magjistralja e Adriatikut, vozitësi N.J.A.M. (58) nga fshati Orman me veturë ‘Land Cruiser’ me targa të Tetovës ka shtypur këmbësorët A.N. (23) nga Gostivari dhe Z.A.(68) nga fshati Debresh i Gostivarit. Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”, ku në ora 19:20 është konstatuar vdekja e A.N., ndërsa te Z.A. janë konstatuar lëndime trupore. Ekip policor…
Mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në qafat malore Strazhë dhe Pletvar. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, ndërsa reshje të shiut me intensitet të dobët ka në pjesën perëndimor të vendit. Siç informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë në akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla. Ata apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Informojnë se ekipet kujdestare të Rrugëve të Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme
Është normalizuar komunikacioni në aksin rrugor Udovë-Vallandovë. Siç informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë komunikacioni u ndërpre për shkak daljes nga shtrati të lumit Kalovska.
Është shpallur Thirrja publike për përzgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017, mirënjohje që për tetin vit me radhë e ndan presidenti i Republikës së Maqedonisë,. Gjorge Ivanov. Thirrja publike e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017, është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultate të rëndësishme. Kusht për konkurrim për personat e interesuar është që të kenë marrë çmim ose mirënjohje për punën shkencoro-hulumtuese, rezultatet nga puna shkencoro-hulumtuese të jenë publikuar dhe zbatim…
VMRO-DMNE thotë se gjyqësori nën presion politik i liroi mbrëmë personat e akuzuar për terrorizëm. Si kusht që të mbrohen ne liri për vrasjen e tmerrshme të pes djemve në Liqenin e Smillkovcit, duhet që dy herë në javë të paraqiten tek gjykatësi kompetent, percjell Almakos.com Sipas kësaj partie, e njëjta gjykatë dje riorganizoi masat e paraburgimit në shtëpi për aktorin Vlado Jovanovski dhe drejtorin Boris Damovski dhe vendosi t’i dërgonte në burgun hetimor në Shuto Orizari. Zoran Zaev dhe autoritetet e prokurorisë nën komandën e tij jo vetëm që shpikën, ndërtuan dhe përpunuan akuzat për terrorizëm, por më shumë…
Mbrëmë më shumë rreshje shiu janë regjistruar në Ohër, 22 litra në metër katror, transmeton Express. Ekipet kompetente janë në teren për të sanuar situatën. Priten që rreshjet e shiut të vazhdojnë edhe sot deri në 25 litra në metër katror.
Autobusët në linjat provuese deri në Vodno të Mesme prej sot do të qarkullojnë me orar të ri të shpeshtuar dhe do të nisen në çdo gjysmë ore, paralajmëroi Qyteti i Shkupit. Linja e re qarkulluese 25 A dhe 25B, siç informoi Qyteti i Shkupit, është për shkak të interesit të rritur të qytetarëve. Krahas këtyre dy linjave të autobusëve, qytetarët mund ta shfrytëzojnë edhe linjën ekzistuese, sidomos linjën me numër 25 deri në Vodno të Mesme. Nga Qyteti i Shkupit, theksojnë se vozitja në tre linjat e autobusëve në fillim do të jetë falas.

