Në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi nga viti i
ardhshëm çmimet e shërbimeve në roaming do të barazohen me ato vendore. Agjencitë për komunikime elektronike të katër vendeve kanë dorëzuar projekt-marrëveshje deri te ministritë resore për çmimet në roaming në këto vende të harmonizohen me çmimet në BE.
Rregullatorët, siç shkruan gazeta malazeze “Pobjeda” i kanë njoftuar ministritë resore se Bullgaria tanimë ka nënshkruar marrëveshje me Maqedoninë për barazim të çmimeve në roaming me qarkullimin vendor dhe ka paralajmëruar se këtë do ta kërkojë edhe me anëtaret e tjera të
marrëveshjes nga viti 2014.
Rregullatorët nga katër shtetet në takim në fund të nëntorit në Beograd kanë dakorduar që tekstin e harmonizuar të projekt-marrëveshjes ta dorëzojnë deri te ministritë resore, që të nënshkruhet marrëveshje e re.
Agjencia për komunikime elektronike e Malit të Zi më 24 nëntor ka dorëzuar deri te Ministria e Ekonomisë projekt-marrëveshje në të cilën thuhet se ministritë resore të katër vendeve nënshkruese janë dakord që çmimet në roaming që të sillen në nivel të çmimeve vendore, siç është bërë në BE.
Projekt-marrëveshja është e hapur për të gjithë vendet e interesuara, ndërsa sipas informatave të “Pobjeda”-s, deri tani janë realizuar biseda joformale me përfaqësues të rregullatorëve edhe nga
Shqipëria, Kroacia dhe Turqia për bashkëngjitje të mundshme ndaj marrëveshjes. Nga fundi i qershorit të këtij viti në roaming në Mal të Zi, BeH, Serbi dhe Maqedoni janë ulur për 19 centë për thirrje nisëse dhe për pesë centë për thirrje ardhëse.
Çmimi maksimal i SMS mesazhit është gjashtë centë, ndërsa shërbimi për bartje të të dhënave dhe MMS është 20 centë. Kjo është bërë në bazë të marrëveshjes për ulje të çmimeve të shërbimeve në roaming në katër vendet nga viti 2014.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Lidhja Shqiptare: Kauza Kombëtare nuk është provincializëm, por Afrim Gashi është vasal që mohon edhe identitetin e vetë
- (VIDEO) Për 10 muaj Antikorrupsioni ka formuar mbi 800 lëndë për korrupsion
- Kina shprehet e gatshme të forcojë konsultimet me BE , lidhur me shqetësimet ekonomiko- tregëtare
- ‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!
- (VIDEO) Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë
- (VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret
- NATO feston 103-vjetorin e Republikës së Turqisë
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje


