Author: Adijat

Si pasojë e rreshjeve të vërshueshme të shiut, sidomos gjatë natës së mbrëshme në rajoin e Pollogut, uji nga burimi, mbërrin i turbullt në rezervuarin nga i cili furnizohet një pjesë e fshatit Debresh. Shkaku i kësaj, furnizimi me ujë për momentin është ndërprerë në këtë fshat, ndërsa ekipet mobile të NP “Komunalec”, me mbështjetje edhe të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, punojnë intensivisht në drejtim të tejkalimit sa më të shpejtë të problemit. “Për shkak të natyrës së problemit, nuk mund të vlerësojmë me saktësi se sa kohë do të nevojitet për…

Lexo më Shumë

Telefoni i ish-Kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski është në ekspertizë thonë burime të mirë informuara të hetimit për Televizionin Telma Ekspertiza pritet të zbulojë përmbajtjen e informacionit nga komunikimet që kanë ndodhur në kohën para dhe gjatë dhunës në Kuvend. Përveç Veljanoskit dhe deputetit Vesel Memedi iu mor telefoni, por sipas burimeve nuk u zbulua asgjë që mund të jepte dëshmi të reja. Ndërkohë, dy të tjerë që nuk ishin në dispozicion të policisë dhe prokurorisë u kapën, u sollën para gjyqtarit në procedurë paragjyqësore dhe morën 30 ditë paraburgim. Këta janë vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, të cilët ishin…

Lexo më Shumë

Maqedonia së bashku me Turqinë, Brazilin, Bangladeshin dhe Burundin është shteti ku është vërejtur rënia më e madhe në lirinë e të shprehurit në 10 vitet e fundit, tregon studimi i cili e mat lirinë e mediave në 172 vende, zbatuar nga Grupi “Artikulli 19” në bashkëpunim me data bazën politike dhe sociale “V-Dem”. Vlerësimi është se liria e mediave në nivel global ndodhet në nivelin më të ulët në 10 vitet e kaluara. Sipas njohurive kyçe në raport, vetëm në vitin 2016 në botë janë vrarë 79 gazetarë, ndërsa 259 janë mbyllur. Cenzura në internet është bërë shumë më…

Lexo më Shumë

Milan Zarubica, i cili dy herë ishte dënuar për organizimin e prodhimit të drogës sintetike, përsëri për shkak të veprimit të njëjtë është arrestuar në Maqedoni, shkruan e përditshmja serbe “Blic” Ky doktor dhe disa bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar në Tetovë (Reçicë të Vogël), ku u zbulua edhe laboratori për prodhimin e drogës sintetike  dhe rreth 300 kilogramë tableta të gatshme dhe lëndë të parë për prodhim. Aksioni u krye nga një ekip i përbashkët i prokurorëve të krimit të organizuar nga Serbia dhe Maqedonia, në bashkëpunim me policitë e të dy vendeve. Në të njëjtën kohë një aksion i…

Lexo më Shumë

Kuvendi votoi individualisht për çdonjërin nga 6 deputetët Krste Mukovskit, Ljubco Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevskit, Lubco Dimovskit dhe Zhaklina Peshevska, shkruan Almakos. Me 67 vota “ pro” asnjë “kundër” dhe asnjë “ të përmbajtur” Kuvendi i hapi rrugën paraburgimit të 6 deputetëve të lartë përmendur, të akuzuar për përfshirje në ngjarjet e të enjtes së përgjakshme të 27 prillit. Vendimi u soll në prani të përfaqësuesve të SHBA-ve dhe BE-së në sallën e Kuvendit, të cilët edhe patën theksuar se janë duke ndjekur me vëmendje këto zhvillime të rëndësishme në Maqedoni, si miq dhe mbështetës së vendit. Megjithatë në…

Lexo më Shumë

Pika e vendosur në rend dite u votua me 67 vota “Pro” asnjë “ Kundër” apo të “përmbajtur”. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë filloi seanca për miratimin e paraburgimit të 6 deputetëve që ngarkohen me akuza se janë përfshire në ngjarjet e 27 prillit, thënë ndryshe heqja e imunitetit të tyre, shkruan Almakos. Në Sallë mungojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët përmes një komunikatë informuan se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë. Almakos.com

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në kuadër të vizitës në SHBA realizoi takime me këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit të SHBA-së Herbert Rejmond, kongresistin Brendan Bojll dhe me ish-sekretaren shtetërore të SHBA-së, Medlin Ollbrajt. Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi se në takimin e përbashkët të ministrave të punëve të jashtme nga Rajoni me këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit të SHBA-së, MekMaster, është biseduar për bashkëpunimin rajonal, sfidat e sigurisë dhe ardhmërinë euro-atlantike të Ballkanit. “Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do ta përforcojë stabilitetin e gjithë rajonit, ndërsa ai është interes i përbashkët edhe…

Lexo më Shumë

Në seancën që zgjati vetëm 25 minuta, Komisionit për çështje disiplinore dhe mandatore-imunitare  i dha “ Aminin” kërkesës së Gjykatës Themelore Shkupi 1, për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve të cilët ngarkohen me akuzën për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, raporton Almakos. Me 5 vota “ pro” dhe asnjë “ kundër” apo “ të përmbajtur”,  individualisht për secilin nga  6 deputetët  Krste Mukovskit, Ljubco Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevskit, Lubco Dimovskit dhe Zhaklina Peshevska, komisioni në seancën e sotme e kaloi pikën  e ditës. Kryetari i këtij komisioni Pavle Bogoevski, i propozoi Kuvendit që…

Lexo më Shumë

Një  muaj  nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend, Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk i kanë gjetur personat që kanë shtënë me kallashnikov gjatë festimit të fitores së BDI-së në Çair dhe Saraj,shkruan Almakos. Nga policia për Almakos njoftojnë se shërbimet policore në Shkup  kanë marrë në pyetje katër persona, por se ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorët e vërtetë. Ata thonë se nga prokurori përgjegjës kanë kërkuar  video inçizimet nga kamerat, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të cilët kanë shtënë me kallashnikov. Kjo lloj arme është e ndaluar ta posedojnë…

Lexo më Shumë

“Më lejoni që në fillim të kësaj letre të përcjell URIME 28 NËNTORI DITA MË SHTREJTË E KOMBIT SHQIPTAR te të gjithë shqipëtarët ane mbanë botës! Për nder të Festës Kombëtare, 105 Vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Republikes së Shqipërisë organizoi një pritje madhështore te Park Hotel & Spa në Shkup në të cilën ishin ftuar përfaqësues të institucioneve shtetërore në vend si që janë, presidenca, parlamenti dhe qeveria, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare në Shkup, përfaqësues nga shoqëria civile, biznesi mediat shqiptare dhe maqedonase, drejtues të shoqatave dhe përfaqësues të shquar të arsimit shqip, artit kulturës…

Lexo më Shumë

Komisioni me 5 vota pro, asnjë ” Kundër ” dhe asnjë të ” permbajtur”, miratoi kërkesën për paraburgim të Krste Mukovskit, Ljubco Arnaudov, Johan Tarcullovski, Sasho Vasilevskit, Lubco Dimovskit, Zhaklina Peshevska, transmeton Almakos. Komisoni votoi individualisht per secilin nga 6 deputetet Kryetari i Komisionit , Pavle Bogoevski, i propozoi Kuvendit te R.M të miratojë kërkesën për paraburgim. Mbledhja filloi dhe përfundoi pa pjesmarrjen  e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Tani komisioni kërkesën do ta dorëzojë tek kryeparlamentari Xhaferi, i cili më pas të njejtën do ta propozojë për rendi dite Kuvend ku edhe deputetët do të debatojnë dhe do të votojnë për …

Lexo më Shumë

Aleksandar Kiracovski kërkoi fjalën I pari fjalën për të propozuar që në komision të vihet në rend dite vetëm një pikë për të  6 deputetët, miratim I paraburgimit të tyre, pasi që kërkesa e gjykatës mund t’Ipërfshijë që të dyja në një pikë të vetme. Aleksandar Kiracovski “ Dua të propozoj në vend të dy pikave të rendit të ketë  një pikë, sepse kërkesa e gjykatës Themelore Shkup një  kërkesë për miratim të paraburgimit të 6 deputetëve. Lus këtë propozim ta vendosni në Votim. Propozimi  u vu në votim. Bogoevski konstatoi se propozimi u miratua me 5 vota “pro” me…

Lexo më Shumë