Maqedonia së bashku me Turqinë, Brazilin, Bangladeshin dhe
Burundin është shteti ku është vërejtur rënia më e madhe në lirinë e të shprehurit në 10 vitet e fundit, tregon studimi i cili e mat lirinë e mediave në 172 vende, zbatuar nga Grupi “Artikulli 19” në bashkëpunim me data bazën politike dhe sociale “V-Dem”.
Vlerësimi është se liria e mediave në nivel global ndodhet në nivelin më të ulët në 10 vitet e kaluara. Sipas njohurive kyçe në raport, vetëm në vitin 2016 në botë janë vrarë 79 gazetarë, ndërsa 259 janë mbyllur. Cenzura në internet është bërë shumë më e shprehur prej vitit 2006 me ç’rast ceket se është rritur përdorimi i algoritmeve për mënjanimin e përmbajtjeve legale dhe jolegale me transparncë të vogël ndaj procesit apo marrja parasysh e të drejtave të njeriut.
“Për herë të parë kemi pikëpamje komplekse dhe të plotë të gjendjes së lirive të të shprehurit dhe informimit në botë. Për fat të keq, pikëpamjet tona tregojnë se liria e të shprehurit është në goditje si në demokracitë, ashtu edhe tek regjimet autoritare”, thotë drejtori ekzekutiv i “Artikullit 19”, Tomas Haxhos.
Në mesin e konkludimeve të sudimit ceket edhe se një pjesë e madhe e përmbajtjes online në botë tani është rregulluar sipas standardeve të një grushti të internet kompanive tek të cilat mungon transparenca dhe nuk u nënshtrohen parimit të kontrolleve tipike për sundimin tradicional. Gjithashtu, ceket edhe se qeveritë i monitorojnë komunikimet private “si asnjëherë më parë” përmes miratimit të ligjeve të cilët mundësojnë mbikëqyrje ekstenzive digjitale.
“Artikulli 19” është organizatë britanike për të drejta të njeriut me fokus në mbrojtje dhe promovim të lirisë së të shprehurit dhe lirisë së informimit.
Data 25.08.2026
Aktuale
- “Imazhi i qeverisë është shkatërruar”, Analisti: Në PS, të gjithë e dinë se nuk ecet më me Ramën! Protesta duhet të prodhojë mosbindje civile për largimin e tij
- Zjarri në Bojanë vihet nën kontroll, flakët vijojnë në malin e Kitkës
- Ishte fshehur në ushqime, gjendet kokainë dhe hashash te burgu 313
- Dija që kapërcen kufijtë kombëtarë
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind
- (VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës


