Author: Adijat

Instituti i Shëndetit Publik është i gatshëm dhe ka Plan veprues për reagim në gjendje urgjente dhe katastrofale të krizave. Ka edhe procedurë operative standarde si të veprojë shëndetësia në kushte të përmbytjeje, tha sot prof. dr. Mihail Koçubovski, udhëheqës në Sektorin për ekologji shëndetësore në Institutin e Shëndetit Publik, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse autoritetet shëndetësore janë të gatshme për përmbytje të mundshme. “Nëse ndodhin përmbytje, do të mund të ndotet toka në varësi të asaj çfarë është përmbytur. Nëse është përmbytur vetëm zona bujqësore kjo do të jetë transitore apo kalimtare dhe varet nga periudha.…

Lexo më Shumë

Është ndaluar ndërtimi i Rrotës panoramike. Qyteti i Shkupit nuk ka nevojë për të dhe kemi fat që nuk është paguar, kështu së paku do të kursejmë para të qytetarëve. Këtë sot e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Për objektet e tjera në shtratin e lumit Vardar, siç e njoftova tashmë opinionin, disa nga procedurat po zhvillohen brenda në administratën e qytetit dhe kërkojmë mendim dhe bashkëpunim nga organe të tjera kompetente. Për ne prioritet është siguria e Shkupit”, tha Shilegov. Shilegov theksoi se marrëveshja me ndërmarrjen ndërtimore “Beton” SHA Shkup është stornuar, ndërkaq për pozicionet, të…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë dhe një serb, të dy me prapavijë kriminale, janë dy personat të cilët të hënën e kaluar, më 27 nëntor, tentuan ta plaçkisin këmbimoren në Kisella Vodë, me ç’rast u vranë nga pronari i saj, kumtoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë (PPRM). Prokuroria Publike Themelore – Shkup natën e njëjtë gjatë ekspertizës e përcaktoi identitetin e njërit plaçkitës. Ai ka qenë shtetas i Maqedonisë dhe i dënuar i cili nga shfrytëzimi i fundjavës së lirë në mars të këtij viti nuk është kthyer në burg. “Ai kësaj vere ka qenë autor i pesëmbëdhjetë plaçkitjeve…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Lile Stefanova në seancën publike në gjykatën e apelit, ku vendosej se a mund të përdoren ‘bombat’ si dëshmi në lëndën ‘Titanik’, tha se I akuzuari I parë Nikolla Gruevski e ka ditur se po përgjohet pasiqë gjatë gjithë kohës ka përdorur shkurtesa dhe I ka paralajmëruar bashkëbiseduesit. Në seancën e sotme nuk u paraqit Gruevski. Në gjykatë me gjashtë avokatë erdhën Jankullovska dhe Janakievski. Në Gjykatën e Apelit ishte paraparë seancë publike ku do të diskutohej nëse materialet e përgjimit do të mund të përdoren si dëshmi në procedurë penale për lëndën ”Titanik”. “Titanik” është lëndë e…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit, neser do të dëgjojë gjashtë deputetët të cilëve u është hequr imuniteti i deputetit, vërtetojnë  një pjesë e avokatëve nga të akuzuarit. Gjykatësit do të vendosin se a do të mbesin në kërkesën për masën paraburgim për deputetët, si e kërkoi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korupsionit. Para gjykatësit për procedurat paraprake, në ora 12 të martën duhet të paraqiten deputetët: Krsto Mukoski, Johan Tarçullovski, Luben Arnaudov, Zhaklina Peshevska, Sasho Vasilevski dhe Lupço Dimovski, për dyshim se kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit të këtij vit

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor pas zgjedhjeve lokale janë gostitur me bonuse në vlerë prej katër pagave mujore. Për punën e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në dhjetorë të vitit të kaluar kanë ndarë bonuse në vlerë prej pesë pagave mujore. Këtë informatë e zbuloi ambasadori amerikan, Xhes Bejli, i cili mbajti ligjëratë për luftën kundër korrupsionit në fakultetin për siguri në Shkup. “Votat në komision kanë qenë unanime, pa marrë parasysh të partisë apo përkatësisë etnike. Edhe të punësuarit në Komision kanë marrë bonuse më të vogla. Votimi është mbajtur pas dyerve të mbyllura, larg…

Lexo më Shumë

Në stacionin policor Gostivar dje është denoncuar se një person i panjohur ka tentuar ta dhunojë studenten nga Turqia me inicialet E.G., ndërkaq pasi që nuk e ka arritur qëllimin, e ka plaçkitur. Siç informoi sot Minsitria e Punëve të Brendshme, dje, M.SH. (24) ka paraqitur se derisa E.G. ka lëvizur nëpër rrugën “Vëllezërit Ginovski” është hasur nga një person i panjohur i cili dhunshëm e ka tërhequr prapa ndërtesës dhe pasi që nuk ka arritur ta dhunojë, ia ka marrë çantën në të cilën ka pasur telefonin celular dhe rreth 600 denarë, pas çka personi është larguar nga vendi…

Lexo më Shumë

Qeveria e Re është e përcaktuar ndaj zgjidhjeve të qëndrueshme në sistemin arsimor, në të cilin deri më tani shumë është eksperimentuar, ndërsa dëm më të madh do të pësojnë fëmijët, nxënësit, studentët… Obligimi ynë numër një është që t’ju mundësojmë fëmijëve njohuri individuale. Kështu bëhet mekanik i mirë, por edhe shkencëtar i mirë, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën “Arsim cilësor për rritje, rezultate dhe ardhmëri më të mirë”, në organizim të UNICEF-it dhe MASH-it. “Nxënësit tanë mësojmë shumë lëndë, por kanë njohuri të dobëta”, tha Zaev. Theksoi se Qeveria përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka filluar…

Lexo më Shumë

Maqedonisë i nevojitet instrument financiar i përforcuar, fond garantues përkatës për parafinancimin e bujqve. Në këtë drejtim, si opsion merren parasysh edhe mjetet e Fondit kompensues japonez i cili me vite ishte i bllokuar, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. Nikollovski pas takimit me drejtorin e Agjencisë Pagesore, Nikollçe Babovski, deklaroi se në mënyrë intensive është duke biseduar edhe me bankat komerciale. “Tashmë është realizuar bashkëpunim lidhur me Fondin kompensues japonez. Në një llogari të veçantë të Ministrisë ka mbi pesë milionë euro të cilat janë ngrirë, ndërsa të cilat vitin e ardhshëm do të…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër paraqiti raportim kundër dy minorenëve nga Ohri të moshës 13 dhe 14 vjeçare për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Të denoncuarit më datën 9 të muajit të kaluar në oborrin e shkollës fillore “Grigor Përlicev” në Ohër, janë parë se si hedhin një lëng duke shkaktuar një shpërthim të fortë. Gjithashtu, 13-vjeçari natën midis 11 dhe 12 dhjetorit në Ohër, ka hedhur dy shishe plastike në një oborr ku ka shkaktuar shpërthime të njëpasnjëshme, informojnë nga Ministra e Punëve të brendshme në Buletinin e sotëm.

Lexo më Shumë

Me bllokim të rrugës Gradsko – Prilep, punëtorët e kombinatit “Feni industri” që falimentoi, protestojnë për shkak të dy rrogave të papaguara. Kryetari i Sindikatës, Gjore Palitov tha se rrogat u janë premtuar menjëherë pas hapjes së procedurës së falimentimit, por deri më sot nuk i kanë marrë paratë. Palitov informoi se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave. “Kërkojmë të fillojmë të punojmë, pa dallim se kush do të jetë investuesi. Edhe normalisht, të na jepen dy rrogat e mbetura”, theksoi ai. Në protestë janë edhe transportuesit të cilët transportonin minerale për kombinatin e Kavadarit. Ata informuan…

Lexo më Shumë

Estonia e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe pret Maqedonia t’i fillojë negociatat për anëtarësim, deklaroi shefi i diplomacisë estoneze Sven Mikser gjatë takimit të sotëm në Talin me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani. “Jemi të kënaqur që Qeveria e Maqedonisë vendos të vazhdojë me reformat të cilat ndërkohë kishin ngecur”, tha ministri Mikser. Ai konfirmoi se Estonia i mbështet angazhimet e Maqedonisë t’i bashkohet NATO-s “në çdo mënyrë” dhe është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në këtë plan nëse është e domosdoshme. “I përshëndesim planet e Maqedonisë të cilat tashmë janë implementuar për mbështetjen e integrimit euroatlantik…

Lexo më Shumë