Është ndaluar ndërtimi i Rrotës panoramike. Qyteti i Shkupit nuk ka
nevojë për të dhe kemi fat që nuk është paguar, kështu së paku do të kursejmë para të qytetarëve.
Këtë sot e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Për objektet e tjera në shtratin e lumit Vardar, siç e njoftova tashmë opinionin, disa nga procedurat po zhvillohen brenda në administratën e qytetit dhe kërkojmë mendim dhe bashkëpunim nga organe të tjera kompetente. Për ne prioritet është siguria e Shkupit”, tha Shilegov.
Shilegov theksoi se marrëveshja me ndërmarrjen ndërtimore “Beton” SHA Shkup është stornuar, ndërkaq për pozicionet, të cilat, siç tha, janë kryer deri më tani, si dhe për gjithçka në “Shkupi 2014”, “Beton” është paguar me kohë.
“Faza e mëtejshme e marrëveshjes parasheh vendosje të rrotës, që tani për tani është stornuar”, tha Shilegov.
Kryetari i Shkupit informoi se në rrjedhë është procedura juridike për anijet dhe paralajmëroi se në disa ditët në vijim organet kompetente inspektuese të Qytetit do t’i vizitojnë pronarët e objekteve nënmënyrë që të shihet harmonizimi i tyre me vendimet qeveritare, më pas do të ndërmerren hapat e mëtutjeshëm.
I pyetur nëse do të ketë dislokim të përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014”, Shilegov tha se ekipe të përbëra nga disa institucione kompetente po konfirmojnë protokollin për, siç tha,ato ngjarje.
Data 29.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Për 10 muaj Antikorrupsioni ka formuar mbi 800 lëndë për korrupsion
- Kina shprehet e gatshme të forcojë konsultimet me BE , lidhur me shqetësimet ekonomiko- tregëtare
- ‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!
- (VIDEO) Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë
- (VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret
- NATO feston 103-vjetorin e Republikës së Turqisë
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë


