Estonia e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe pret Maqedonia
t’i fillojë negociatat për anëtarësim, deklaroi shefi i diplomacisë estoneze Sven Mikser gjatë takimit të sotëm në Talin me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.
“Jemi të kënaqur që Qeveria e Maqedonisë vendos të vazhdojë me reformat të cilat ndërkohë kishin ngecur”, tha ministri Mikser.
Ai konfirmoi se Estonia i mbështet angazhimet e Maqedonisë t’i bashkohet NATO-s “në çdo mënyrë” dhe është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në këtë plan nëse është e domosdoshme.
“I përshëndesim planet e Maqedonisë të cilat tashmë janë implementuar për mbështetjen e integrimit euroatlantik të vendit”, deklaroi Mikser.
Duke u përqendruar në marrëdhëniet bilaterale, ministri Mikser e theksoi mundësinë për bashkëpunim në sferën e sektorit të TI-së.
“Ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunim në sferën digjitale dhe Estonia mund ta ofrojë përvojën e vet përmes projekteve të ndryshme”, theksoi ministri estonez i Punëve të Jashtme.
Zëvendëskryeministri Osmani në takim theksoi se Republika e Maqedonisë e shikon me optimizëm kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian nga Republika e Estonisë deri në fund të vitit, periudhë në të cilin, shteti ynë është i përkushtuar në reformat dhe realizimin e të gjitha pengesave të cilat ia vështirësojnë afrimin BE-së.
“Qëllimi ynë është që, përderisa zgjat kryesimi i Estonisë, të marrim sinjalet e para nga BE-ja për vizibilitetin e perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Osmani, kumtoi SÇE.
Ai nënvizoi se është mire që Republika e Maqedonisë në rrugëtimin e vet drejt BE-së ka miq dhe mbështetës dhe edhe Republika e Estonisë është në mesin e këtyre aleatëve. Në këtë drejtim,
Osmani kërkoi ndihmë të drejtpërdrejt nga Estonia për Sekretariatin për Çështje Evropiane, për formimin, përgatitjen dhe trajnimin e ekipit negociues për fillimin eventual të negociatave që të jenë të pritur me ekip të përgatitur për negociata. Në mënyrë plotësuese, Osmani kërkoi edhe mbështetje në përvojë dhe njohuri për formimin dhe përgatitjen e strukturës negociuese në gjithë administratën, duke e pasur parasysh përvojën e Estonisë, si dhe ngjashmërinë e administratës evropiane në të dy
vendet.
Data 29.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Për 10 muaj Antikorrupsioni ka formuar mbi 800 lëndë për korrupsion
- Kina shprehet e gatshme të forcojë konsultimet me BE , lidhur me shqetësimet ekonomiko- tregëtare
- ‘Psoriaza’ prek mijëra qytetarë në Maqedoni: Sëmundja që dëmton jo vetëm lëkurën, por edhe shëndetin mendor!
- (VIDEO) Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë
- (VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret
- NATO feston 103-vjetorin e Republikës së Turqisë
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë


